Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Databaze për projektin 'Partneritetet Publike Private në Shqipëri' përmban të dhëna për mbi 200 projekte PPP, të cilat kanë përfunduar ose janë në ndërtim e sipër si pjesë e kontratave të nënshkruara me qeverinë shqiptare në fusha të ndryshme, duke filluar nga energjia, shëndetësia, turizmi dhe transportit.
Kërkimi mund të bëhet në dy mënyra :
Dikush mund të zgjedhë direkt një koncesion nga menuja. Për të zgjedhur një koncesion klikoni direkt në disa prej projekteve të shënuara në hartën e Shqipërisë, në fund të Faqjes Kryesore.
Shfaqja e rezultateve: Duke kërkuar në këtë mënyrë ju mbërrini drejtpërsëdrejti te linku i projektit të zgjedhur, ku mund të aksesosh të dhënat kyçe mbi projektin përkatës, (dokumentacionin e përdorur si bazë për të marrë të dhënat); ti mundesh gjithashtu të vijosh me një kërkim të ri të përparuar në një nga kategoritë e caktuara. Kjo bëhet duke klikuar linqet në kategoritë e ndryshme: Koncesionet, Nënkategoritë, Autoritetet Kontraktuese dhe Burimi i Financimit .
Duke klikuar butonin Kërkim i Avancuar nga menuja qendrore ju do të shkoni te nemuja për kërkim të avancuar në databazë.
Kjo menu ju lejon ju të kërkoni me katër kritere kyçe të cilat mundësojnë katalogimin e të dhënave sipas:
Kategoria 1: Burimet natyrore lejon përdoruesit e databazës të kërkojnë të dhëna të grupuara sipas kategorisë së burimeve natyrore.
Kategoria 2: Shërbimet lejon përdoruesit e databazës të kërkojnë të dhëna të grupuara sipas kategorisë së shërbimeve.
Nënkategoritë: Dielli, Eoliku, HEC, Hidrokarburet, Transportuesit, Minierat, Logjistika dhe Transportet, Mjedisi, Sektori Financiar, Shëndetësia, Trashëgimia Kulturore, Të Tjera
Kategoria 3: Autoritetet Kontraktore lejojnë përdoruesit e databazës të kërkojnë të dhëna të grupuara sipas autoriteteve të ndryshme kontraktuese që kanë nënshkruar kontratat PPP.
Kategoria 4: Burimet i Financimit lejon përdoruesit e databazës të kërkojnë të dhëna të grupuara sipas mënyrës që paguhet për koncesionin, klientët, buxheti i shtetit apo nëpërmjet një formule të përzier, që përfshin para nga klientët dhe parave nga shteti.
Shfaq rezultatet: Rezultatet e kërkimit të përparuar shfaqen në një faqe të grupit të rezultateve. Faqja e grupit të rezultateve ofron tre lloje rezultatesh kërkimi, të ndara në tre pjesë.
Në pjesën e sipërme, ka një prezantim vizual të rezultateve. Parametrat e përzgjedhur zbulojnë informacion mbi përqindjen/pjesën e të dhënave të kërkuara në vlerën e përgjithshme të projektit; bën krahasim e PPP-së më të shtrenjtë me më të lirën; dhe autoriteti kontraktues me numrin më të madh dhe më të vogël të koncesioneve.
Në pjesën e poshtme, të dhënat jepen në tabela. Këtu mund të kërkohet që rezultatet të shfaqen në kategori: Koncesione, Nënkategori, Autoritetet Kontraktuese dhe Burimi i Financimit.
1. Nëse, në kriteret e kërkimit, zgjidhni vetëm Burimet Natyrore (në Kategori), rezultatet e tabelës së shfaqur do të ishin si më poshtë:
2. Nëse, në kriteret e kërkimit të Nënkategorive, zgjidhni vetëm HEC, rezultatet e tabelës do të shfaqen si më poshtë:
tabela Koncesione: tregon të gjitha PPP-të që janë në nënkategorinë e HEC dhe tregon vlerën e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Nënkategoritë: tregon të gjitha koncesionet në nënkategorinë e HEC, numrin e koncesioneve dhe vlerën e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Autoritetet Kontraktuese: tregon të gjitha llojet e autoriteteve kontraktuese në nënkategorinë HEC, numrin e koncesioneve për autoritetin kontraktues dhe vlerën e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Burimi i Financimit: tregon numrin e koncesioneve në nënkategorinë HEC bazuar në burimin e tyre të financimit, numrin e koncesioneve dhe vlerën e tyre në Euro dhe në Lek;
3. Nëse, në kriteret e kërkimit, zgjidhet autoriteti kontraktues ‘Ministria e Mjedisit’, rezultatet e tabelës së shfaqur do të ishin si më poshtë:
tabela Koncesione: tregon të gjitha PPP-të të cilat janë nënshkruar nga Ministria e Mjedisit dhe tregon vlerën e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Nënkategoritë: tregon të gjitha nënkategoritë për autoritetin kontraktues Ministria e Mjedisit, numrin e koncesioneve për secilën nënkategori dhe vlerën e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Autoritetet Kontraktore: tregon numrin e koncesioneve për autoritetin kontraktues Ministria e Mjedisit dhe vlera e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Burimi i Financimit: tregon të gjitha llojet e burimit të financimit në autoritetin kontraktues Ministria e Mjedisit, numri i koncesioneve për burim financimi dhe vlera e tyre në Euro dhe në Lek;
4. Nëse në kriteret e kërkimit zgjedh klientët në Burimet e Financimit dhe Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë në Autoritetet Kontraktotr, rezultatet e tabelës së paraqitur do të ishin si më poshtë:
tabela Koncesione: tregon të gjitha PPP-të të cilat janë nënshkruar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë dhe paguhen nga klientët, dhe tregon vlerën e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Nënkategoritë: tregon të gjitha nënkategoritë për autoritetin kontraktues Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë dhe paguhen nga klientët, numrin e koncesioneve për secilën nënkategori dhe vlerën e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Autoritetet Kontraktore: tregon numrin e koncesioneve për autoritetin kontraktues Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë të cilat paguhen nga klientët, dhe vlera e tyre në Euro dhe në Lek;
tabela Burimi i Financimit: tregon numrin e koncesioneve të nënshkruar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë dhe të cilat paguhen nga klientët, si dhe vlera e tyre në Euro dhe në Lek;
Databaza ofron dy mënyra për shkarkimin e të dhënave: Dokumentet për PPP-të dhe Rezultatet e Shfaqura në Tabela .
Dokumentacioni për koncesionet mund të shkarkohet nga faqja e secilës strukturë të përzgjedhur, dhe shpesh, përmban kontratat apo llojet e tjera të dokumenteve të lidhura me koncesionin si dhe kompaninë koncesionare. Dokumentet janë në formatin pdf.
Rezultatet e shfaqura në tabela shkarkohen në formatin excel, dhe shkarkimi është i disponueshëm në çdo tabelë të shfaqur, në faqen e prezantimit të grupit të rezultateve.