Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i 5 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Shkumbin

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive LNK shpk dhe Euroteorema Group.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve 2A, 2B, 2C, 2D dhe 2E në rrjedhën e lumit Shkumbin, rrethi Pogradec. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues). Shoqërisë koncesionare nuk i lejohet të kryejë asnjë lloj tjetër aktiviteti përveç ndërtimit të hidrocentraleve, pra vetëm ato aktivitete që është nënshkruar kjo kontratë. Për të plotësuar këtë objektiv të kontratës, koncesionari duhet të kryejë veprimet si më poshtë:
• Të projektojë, financojë, ndërtojë, testojë, të ketë në pronësi, të operojë dhe të mirëmbajë hidrocentralin.
• Të ketë gëzim të qetë të sheshit ku do të zhvillojë punimet.
• Kur periudha e koncesionit përfundon, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit Kontraktues përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentraleve dhe të objekteve të shtuara.
• Koncesionari duhet të ketë të drejtën ekskluzive ndaj çdo atributi mjedisor që mund të ketë nga projekti.
• Autoriteti Kontraktues do të mbështesë çdo aplikim të koncesionarit në lidhje me Mekanizmat e Zhvillimit të Pastërtisë (Clean Development Mechanism) dhe veçanërisht me marrjen e miratimit nga Ministria e Mjedisit.
Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.
Koncesionari merr në përdorim sheshin në gjendjen siç është. Autoriteti Kontraktues nuk do të kryejë asnjë shpenzim dhe nuk duhet të jetë përgjegjës për ndonjë pretendim që mund të ketë koncesionari në lidhje me gjendjen e sheshit. Nëse koncesionarit i nevojitet edhe truall që është pronë private, atëherë ai do t’i paraqesë të gjitha dokumentet Autoritetit Kontraktues. Autoriteti Kontraktues duhet të nisë procedurat e shpronësimit të truallit. Nëse Autoriteti Kontraktues nuk e miraton shpronësimin, atëherë ai duhet të dëmshpërblejë për dëmet dhe humbjet koncesionarin.
Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë koncesionarin çdo 3 muaj për të verifikuar ecurinë e punimeve dhe të projektit.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike deri në 15 Më nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike përmes një kontrate afatgjatë nëse kjo gjë kërkohet nga koncesionari.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e projektit.
Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë koncesionarin për të lidhur marrëveshje ose kontrata me institucione publike.
Autoriteti Kontraktues është përgjegjës për detyrimet ligjore dhe kontraktore dhe do të dëmshpërblejë koncesionarin për të gjitha dëmet që mund t’i shkaktojë në rast mospërmbushje të detyrimeve të tij.
Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës, sigurinë teknike, disiplinën teknike, higjienën, sigurimin nga zjarri dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari nuk duhet të ndërhyjë në burimet ujore që furnizojnë ujësjellësin e zonës dhe të sigurojë ujin e nevojshëm për vaditje për nevojat e bujqësisë.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 24 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari do të nisë punimet brenda 30 ditësh nga marrja e lejes së ndërtimit.  Aplikimi për pajisjen me leje do të kryhet brenda 30 ditëve nga miratimi i projektit përfundimtar nga Autoriteti Kontraktues.
Totali i investimeve është 847’000’000 ALL, nga të cilat 395’213’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.
Tarifa koncesionare është 8% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare. Tarifa koncesionare do të merret në dorëzim nga KESH ose OST në emër të Autoriteti Kontraktues.
Koncesionari duhet të riinvestojë 60% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve duke filluar nga viti i 25 – të nga hyrja në fuqi e kësaj kontrate.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij por vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues dhe jo për më tepër se 50% të vlerës së investimit. Miratimi i Autoritetit Kontraktues nuk nevojitet për nënkontraktorë të mirënjohur në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe që janë në gjendje të mirë financiare. Koncesionari është përgjegjës përpara Autoritetit Kontraktues individualisht dhe solidarisht me nënkontraktuesit për përmbushjen e detyrimeve nga ana e nënkontraktuesit.
Koncesionari ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet që do të krijohen dhe mund të lidhë çdolloj marrëveshjeje financimi për sa kohë pengu, hipoteka dhe marrëveshja e financimit të shërbejnë që të përmbushet qëllimi i kësaj kontrate.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive. Procesi i dorëzimit do të nisë 6 muaj përpara përfundimin të periudhës së koncesionit.

Kompania
Hidropower Elektrik
Përshkrimi i kompanisë
Objekti i veprimtarisë: të zbatojë kontratën e konçesionit. Shoqëria është themeluar më 14.09.2009. Kapitali i saj është 136'732'945 ALL.
Aksionerët

Energjia Ekologjike - 34.66% të kuotave
Wondervolt 2018 - 65.34% të kuotave

Persona dhe entite të lidhura
Enkelev Kurti - administratori aktual (14.09.2009 - 18.09.2024)
Esmeralda Hakani - administrator (24.04.2013 - 27.11.2013)
Carloalberto Rossi - administrator (14.09.2009 - 24.04.2013)


Më 16.01.2019, ortaku Energjia Ekologjike shpk ka vendosur barrë siguruese mbi kuotat që zotëron tek shoqëria Hidropower Elektrik shpk në favor të Union Bank sha. Energjia Ekologjike shpk zotëron 34.66% të kuotave në shoqëri.
Më 12.09.2018 është larguar ortaku LNK. është rritur kapitali i ortakut Wondervolt 2018 shpk nga 42.7% në 65.34% të kuotave.
Më 09.07.2018 është shtuar ortaku Energjia Ekologjike duke zotëruar 34.66% të kuotave. është pakësuar kapitali për ëondervolt 2018 shpk nga 65.34% në 42.7% të kuotave dhe për LNK nga 34.66% në 22.64% të kuotave.
Më 13.06.2018 është shtuar ortaku ëondervolt 2018 shpk që zotëron 65.34% të kuotave. është pakësuar kapitali i LNK nga 100% në 34.6 % të kuotave.
Më 05.11.2014, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë ka urdhëruar vendosjen e Barrës së Sigurisë mbi titujt e pronësisë duke mos lejuar tjetërsimin e titujve të pronësisë përfshirë edhe shitblerjen e aksioneve, deri në shlyerjen e detyrimeve tatimore nga Hidropoëer Elektrik shpk.
Më 15.12.2010 është larguar ortaku Euroteorema Group duke i shitur 26 % të kuotave të tij ortakut tjetër LNK, duke shtuar kapitalin e tij nga 74% në 100% të kuotave.

Vendndodhja