Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Bistrica 3 shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Bistrica 3 dhe 4 mbi lumin Bistricë, fshati Kranë, komunat Mesopotam dhe Aliko, rrethi Sarandë. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).E drejta e pronësisë së tokës ku do të ndërtohen hidrocentralet, tokat ku shtrihet shtrati natyror i lumit Bistrica dhe toka në të dy anët e argjinaturave të lumit do t’i përkasë Autoritetit Kontraktues.Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.Koncesionari do të projektojë, financojë, ndërtojë, testojë, të operojë dhe të mirëmbajë hidrocentralin.Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Një vit përpara përfundimit të kontratës së koncesionit, palët mund të bien dakord për të zgjatur afatin e kontratës nëse koncesionari i ka përmbushur me korrektësi detyrimet e tij dhe nëse Autoriteti Kontraktues vlerëson me interes vazhdimin e bashkëpunimit.Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit me energji elektrike përmes kontratave të posaçme për një periudhë jo më pak se 4 vjet me të drejtë rinovimi deri në 4 herë. Kjo ndodh nëse e kërkon koncesionari.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore. Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 36 muajve nga data e hyrjes në fuqi e kontratës.Totali i investimeve është 756’400’000 ALL, nga të cilat 370’358’450 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare. Koncesionari duhet të riinvestojë 40% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij por vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Koncesionari ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet që do të krijohen dhe mund të lidhë çdolloj marrëveshjeje financimi për sa kohë pengu, hipoteka dhe marrëveshja e financimit të shërbejnë që të përmbushet qëllimi i kësaj kontrate. Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.
Bistrica 3 shpk - 100% e aksioneve.
Më 30.01.2020, Zyra Përmbarimore Tiranë ka urdhëruar bllokimin e kuotave dhe aksioneve në emër të debitorit Viktor Hykollari dhe vendosjen e sekuestros mbi kutotat në vlerën e detyrimit 70’766 ALL në shoqërinë Bistrica 3 Energy shpk.Më 29.07.2019, Përmbaruesi Gjyqësor TDR Group ka urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e shoqërisë Bistrica 3 Energy shpk. Ky urdhër është hequr më 10.12.2019 me urdhër të të njëtit përmbarues gjyqësor.Më 03.05.2017, Përmbaruesja Gjyqësore Private Enirjeta Zisi ka urdhëruar vendosjen e masës sekuestro konservative mbi aktivet që zotëron pala debitore, Bistrica 3 Energy shpk. Ky urdhër është hequr më 29.05.2017.Më 10.02.2016, Zyra Përmbarimore Tiranë ka lëshuar një urdhër për vendosjen e sekuestros konservative duke bllokuar kuotat që zotëron pala debitore Viktor Hykollari tek Bistrica 3 Energy shpk.Më 28.04.2015 është vendosur marrja e kredisë nga Banka Credins në shumën 497’000’000 ALL me afat 15 vjet. Për të marrë kredi, shoqëria Bistrica 3 Energy shpk ka vendosur si kolateral kuotat e kapitalit përmes vendosjes së marrëveshjes siguruese Nr. 4581 Rep. Nr. 1353 Kol. Dt. 15.05.2015.