Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentraleve Prellë 1 dhe Prellë 2

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Endi – E dhe Eko A2.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Prellë 1 dhe Prellë 2 në komunën Rukaj, rrethi Mat. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë koncesionarin në çdo kohë për të verifikuar zbatimin e detyrimeve.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Një vit përpara përfundimit të kësaj kontrate, palët mund të bien dakord me vullnet të lirë për të zgjatur afatin e kontratës.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike për 15 vitet e para të prodhimit.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e projektit.
Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës, sigurinë teknike, disiplinën teknike, higjienën, sigurimin nga zjarri dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 15 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari do të nisë punimet brenda 30 ditësh nga data e miratimit të projektit të zbatimit.
Totali i investimeve është 1’512’585’536 ALL, nga të cilat 639’613’900 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 80% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Koncesionari nuk ka të drejtë të transferojë pjesërisht apo tërësisht të drejtat dhe detyrimet e marra përsipër në këtë kontratë. Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari nuk ka të drejtë të vendosë hipotekë, peng apo ndonjë barrë tjetër mbi asetet në pronësi të Autoritetit Kontraktues. Gjithashtu, ai nuk ka të drejtë të vendosë hipotekë, peng apo ndonjë barrë tjetër mbi asetet që do të ndërtohen apo blihen prej tij pa miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: dorëzimin fizik të aseteve, dorëzimin e dokumenteve, kalimin e të drejtave dhe detyrimeve në lidhje me këto asete.

Kompania
Prell Energy
Përshkrimi i kompanisë
Objekti: të zbatojë kontratën konçesionare. Shoqëria është themeluar më 08.02.2011. Kapitali i saj është 350'000'000 ALL.
Aksionerët

Endi - E - 100% të kuotave

Persona dhe entite të lidhura
Bardhyl Muceku - administratori aktual (08.02.2011 - 31.12.2024)
Fabio Scuero - administratori aktual (14.05.2015 - 31.12.2024)

Vendndodhja