Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontratë koncesioni e formës BOT (ndërtim, operim, transferim) për ndërtimin e hidrocentraleve Shkalle, Cërrujë, Plesha, Bejni 1, Bejni 2 dhe Klos në rrjedhën e përrenjve Bargjajt, Valit, Palëshës, Ahut, Mollës në rrethin Klos - Mat.Kontrata është lidhur midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Frigo Food shpk, NESH shpk dhe Vega shpk.Në fund të periudhës koncesionare, shoqëria do t'ia rikthejë objektin Autoritetit Kontraktues. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.Vlera totale e investimit është 1'465'039'743 ALL, nga të cilat 411'336'979 ALL janë investime në makineri dhe pajisje.Tarifa koncesionare është 3% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t'ia paguajë Autoritetit Kontraktues.Koncesionari do të riinvestojë 60% të vlerës së investimit për makineri dhe pajisje duke filluar nga viti i 25 - të.Koncesionari mund të nënkontraktojë shërbimet e tij tek të tretët vetëm me miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.
Frigo Food - 70% të aksioneve.NESH - 30% të aksioneve.