Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Busa shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Strelca 1, Strelca 2 dhe Strelca 3 në fshatin Strelcë, komuna Lozhan, rrethi Korçë. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues). Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë koncesionarin çdo kohë gjatë periudhës së koncesionit.Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike për 15 vitet e para të prodhimit.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Koncesionari e pranon sheshin ku do të operojë ashtu siç është. Autoriteti Kontraktues nuk do të kryejë ndonjë shpenzim mbi të dhe nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë pretendim ndaj koncesionarit në lidhje me gjendjen e sheshit.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.Totali i investimeve është 1’084’000’000 ALL, nga të cilat 449’000’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.Koncesionari duhet të riinvestojë 40% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij por vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Koncesionari nuk ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet në pronësi të Autoritetit Kontraktues dhe pa miratimin paraprak të këtij të fundit.Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive. Më 26.05.2010 është kryer disa shtesa dhe ndryshime në marrëveshjen e koncesionit. Tashmë, shoqëria koncesionare do të ndërtojë vetëm hidrocentralet Strelca 1 dhe Strelca 3, më një fuqi totale prej 4100 kë dhe prodhim të energjisë elektrike rreth 14’700’000 lek.Tashmë totali i investimeve është 601’751’000 ALL dhe do të investohen në makineri dhe pajisje një shumë prej 133’723’000 ALL.Tashmë, koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje.
Azzurra Uno - 100% të aksioneve.Në Aktin e Themelimit, Busa shpk zotëronte 100% të aksioneve.