Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontratë koncesioni e formës BOT (ndërtim, operim, transferim) për ndërtimin e hidrocentralit Dishnicë. Objekti i kontratës: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit dhe transferimi i tij nga koncesionari tek Autoritetit Kontraktues.
Për ndërtimin e hidrocentralit do të ndërtohen edhe kanalet e devijimit, bazeni i presionit, tubacioni që dërgon ujin në turbina, lidhja me sistemin, ndërtesa e centralit së bashku me makineritë dhe pajisjet e instaluara.Koncesionari mund të nënkontraktojë shërbimet e tij vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues dhe për jo më tepër se 50% të vlerës së investimit.Koncesionari duhet t'i paguajë një tarifë prej 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike Autoritetit Kontraktues. Gjithashtu, koncesionari duhet t'i paguajë Autoritetit Kontraktues çdo përfitim tjetër nga prodhimi i energjisë elektrike në raport të drejtë me% që përfaqëson tarifën koncesionare.Nga viti i 25 - të i kontratës, koncesionari do të riinvestojë 60% të vlerës së investimit për makineri dhe pajisje.
Zalo Bregu - 10% të aksioneve.Florant Avdolli - 25% të aksioneve.Klevis Bregu - 40% të aksioneveDhimiter Avdolli - 25% të aksioneve.Më 07.03.2016, është vendosur që Zalo Bregu t'i transferojë 70% të aksioneve të tij tek Klevis Bregu (20%), Florant Avdolli (25%) dhe Dhimitër Avdollit (25%).