Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Resmi shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Egnatia në komunën e Hotolishtit, rrethi Librazhd.
Kontrata është e formës BOT (ndërto, opero, transfero).Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria KESH sha për 15 vitet e para të prodhimit.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.Autoriteti Kontraktues duhet të kontrollojë rregullisht ecurinë e kontratës.Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës, sigurinë teknike, disiplinën teknike, higjienën, sigurimin nga zjarri dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 16 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Totali i investimeve është 321’956’600 ALL, nga të cilat 143’750’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralin dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Koncesionari duhet të riinvestojë 50% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Dritan Dimo - 6% të kuotaveRenato Cocchi - 2% të kuotaveShkëlzen Leka - 6% të kuotaveBesnik Leka - 6% të kuotaveIsmail Leka - 3% të kuotaveFranco Cocchi - 8% të kuotaveNuri Balla - 24% të kuotaveGëzim Leka - 5% të kuotaveERGI - 20% të kuotaveEnergy Italia 7 - 20% të kuotave
Në Statusin e shoqërisë ortakët të saj ishin: Ismail Leka me 20% të kapitalit, Shkëlzen Leka e 20% të kapitalit, Besnik Leka me 10% të kapitalit, Gëzim Leka me 10% të kapitalit, Luigi Mercuri me 10% të kapitalit, Luigi Mercuri me 20% të kapitalit, Franco Cocchi me 8% të kapitalit, Renato Cocchi me 2% të kapitalit, Dritan Dimo me 6% të kapitalit dhe Arjan Kostreni me 4% të kapitalit
Më 07.10.2019 kanë ndryshuar kapitali i zotëruar nga ortakët. është rritur kapitali për ortakët:• Nuri Balla nga 20 % në 24 % të kuotave.është pakësuar kapitali për ortakët:• Shkëlzen Leka nga 7 % në 6 % të kuotave.• Gëzim Leka nga 7 % në 5 % të kuotave.• Besnik Leka nga 7 % në 6 % të kuotave.Më 05.09.2013 është autorizuar çlirimi i pjesshëm i pengut të vendosur mbi kuotat e Remi shpk – së në një masë prej 4 %.Më 10.07.2018 është shtuar ortaku Nuri Balla duke zotëruar 20 % të kuotave dhe ortaku ERGI me 20 % të kuotave. është zvogëluar kapitali i Besnik Lekës nga 10 % në 7 % të kuotave, është zvogëluar kapitali i Shkëlzen Lekës nga 10 % në 7 % të kuotave, është zvogëluar kapitali i Gëzim Lekës nga 10 % në 7 % të kuotave dhe është zvogëluar kapitali i Ismail Lekës nga 34 % në 3 % të kuotave.Më 20.07.2018 është lidhur kontrata e pengut ndërmjet shoqërisë Remi shpk dhe ortakëve të saj që kanë vendosur peng mbi kuotat e shoqërisë në masën: Ismail Leka 3 %, Shkëlzen Leka 7 %, Besnik Leka 7 %, Gëzim Leka 7% në favor të furnitorit Scotta spa në respektim të kontratës së furnizimit të nënshkruar midis palëve më 11.07.2018. Vendimi i shoqerisë Remi shpk Nr. 5 dt 18.07.2018 për miratimin e aprovimin e lënies si garanci të kuotave nga ortakët e Remi shpk në favor të Scotta spa në masën 24%.Më 27.07.2017 është është lidhur marrëveshja e kaparit duke vendosur peng 20 % të vlerës së kaparit prej 100’000 eurosh. Pengu është fshirë më 20.07.2018.Më 18.05.2017, shoqëria përmbarimore "Kodra Bailiff Service" ka vendosur masën e sekuestros konservative mbi kuotat e Remi shpk dhe Ismail Lekës duke mos lejuar tjetërsimin ose disponimin e kuotave. Kjo masë konservative është hequr më 17.10.2017.Më 19.03.2016, ortaku Arjan Kostreni i ka shitur 4 % të kuotave ortakut Ismail Leka. Kështu, ortaku Arjan Kostreni është larguar nga shoqëria dhe është rritur kapitali i Ismail Lekës nga 30 % në 34 % të kuotave.Më 02.09.2014, Ansambleja e Ortakëve vendosi që të transferojë HEC Egnatian tek Autoriteti Kontraktues.Më 05.09.2013 është larguar ortakut Luigi Mercuri duke i shitur 20 % të kuotave të tij ortakut Ismail Leka. Kështu, është rritur kapitali i Ismail Lekës nga 10 % në 30 % të kuotave.Më 27.08.2012 janë larguar ortakët Massimo Mari dhe Armando Biasiolo duke i shitur kuotat e tyre tek Energy Italia 7 që tashmë zotëron 20 % të kuotave.Më 26.06.2012 janë shtuar ortakët Massimo Mari me 10% të kuotave dhe Armando Biasiolo me 10 % të kuotave. është zvogëluar kapitali për ortakët: Shkëlzen Leka nga 20% në 10% të kuotave dhe Ismail Leka nga 20% në 10% të kuotave.Më 16.04.2011 janë shtuar ortakët Franco Cocchi me 8% të kuotave, Renato Cocchi me 2% të kuotave dhe Luigi Mercuri me 20 % të kuotave. është zvogëluar kapitali i Shkëlzen Lekës nga 40 % në 20 % të kuotave. është zvogëluar kapitali i Besnik Lekës nga 20 % në 10 % të kuotave.Më 01.04.2011 është larguar ortakja Albana Leka duke i shitur ortakut Besnik Leka 10 % të kuotave të saj. Kështu, është rritur kapitali i ortakut Besnik Leka nga 10 % në 20 % të kuotave.Më 03.06.2010 janë larguar ortakët Luigi Mercuri dhe Alma Leka. është rritur kapitali për Shkëlzen Lekën nga 10% në 40% të kuotave.Më 13.08.2008 është shtuar ortaku Luigi Mercuri duke zotëruar 20% të kuotave. është zvogëluar kapitali i Ismail Lekës nga 40% në 20 % të kuotave.Më 25.05.2007, shoqëria përbëhet nga ortakët: Ismail Leka 40%, Shkëlzen Leka 10 %, Besnik Leka 10%, Gëzim Leka 10%, Albana Leka 10%, Alma Leka 10%, Dritan Dimo 6 %, Arjan Kostreni 4%.Më 22.09.2005 është shtuar ortaku i ri Dritan Dimo me 25% të kuotave duke i blerë ato nga ortaku Ismail Leka, cili tashmë zotëron 17 % të kuotave.Më 25.05.2005 është shtuar ortaku Kujtim Kaca me 4% të kuotave.Më 28.02.2005 është shtuar një ortak i ri Artan Kukeli më 16% të kuotave. Kapitali i ortakëve të tjerë është: Ismail Leka 30% të kuotave, Shkëlzen Leka 14% të kuotave, Besnik Leka 10% të kuotave, Albana Leka 10% të kuotave.