Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Dushi shpk dhe Bogova 2000 shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Koka 1 në përroin Zalli i Licones, komuna Krastë, rrethi Bulqizë. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike që prodhohet nga koncesionari përmes një kontrate afatgjatë.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore. Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij, por ai duhet të marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues dhe për një vlerë jo më të lartë se 50% e investimit.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.Totali i investimeve është 392’862’289 ALL, nga të cilat 125’000’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare. Koncesionari duhet të riinvestojë 60% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve duke nisur nga viti i 25 – të i hyrjes në fuqi të kësaj kontrate.Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari mund të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet dhe mund të lidhë çdo marrëveshje financuese me palë të treta vetëm për aq sa këto veprime shërbejnë për ndërtimin e hidrocentraleve. Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive. Procesi i dorëzimit do të nisë 6 muaj para përfundimit të periudhës koncesionare.
Edonil Konstruksion - 70% të aksioneveDUSHI - 30% të aksioneveNë Aktin e Themelimit, Edonil Konstruksion dhe Dushi zotërojnë 50% të kapitalit secila.
Më 08.06.2015 është vendosur marrëveshje pengu midis kolateralmarrësit Banka Kombëtare Tregtare dhe kolateraldhënësit Snoë Energy shpk ku vendos peng në favor të Bankës Kombëtare Tregtare 100 % të kuotave të shoqërisë Snoë Energy shpk. Kjo do të shërbejë si garanci për kredinë që Snoë Energy shpk ka marrë nga Banka Kombëtare Tregtare nr. 1175 rep, nr. 423 kol, dt. 08.06.2015.Më 12.02.2014, është depozituar shkresa nr. 136 e Degës së Doganës Bllatë ku kërkon bllokimin e çdo veprimtarie tregtare në lidhje me Snoë Energy shpk – së, por më 11.03.2014 dogana ka kërkuar zhbllokimin e veprimtarisë tregtare pasi Snoë Energy shpk ka shlyer çdo detyrim doganor.Më 10.12.2013 është nënshkruar një marrëveshje pengu nr.3104 Rep., Nr.1424 Kol midis Bankës Kombëtare Tregtare dhe shoqërisë Snoë Energy shpk;Më 10.12.2013, Snoë Energy shpk është vendosur si dorëzanëse për kredinë e Stravaj Energy.Më 26.09.2012 është nënshkruar marrëveshja siguruese nr. 2089 Rep, Nr.923 Kol për vendosjen e barrës siguruese mbi 100 % të kuotave të shoqërisë Snoë Energy shpk në favor të barrëmarrësit Banka Kombëtare Tregtare.Më 21.05.2012, Edonil Konstruksion ka blerë 20 % të aksioneve nga ortaku DUSHI shpk. Në këtë mënyrë, kapitali i Edonil Konstruksion është rritur nga 50 % në 70 % të aksioneve, ndërsa kapitali i DUSHI shpk është pakësuar nga 50 % në 30 % të aksioneve.