Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentralit Martanesh

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Sigers shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Martanesh në komunën Martanesh, rrethi Bulqizë. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
E drejta e pronësisë mbi pronat shtetërore mbi të cilat do të ndërtohet objekti i përket Autoritetit Kontraktues.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike që prodhohet nga koncesionari për 15 vitet e para të prodhimit.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 15 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Totali i investimeve është 857’861’985 ALL, nga të cilat 433’901’600 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 5% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 73.37% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari nuk ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet në pronësi të Autoritetit Kontraktues. Koncesionari nuk mund të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet që do të ndërtohen apo blihen prej tij pa miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.

Kompania
Sigers
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 02.12.1994, me një kapital themeltar prej 15'226'576, ALL. Objekti i shoqërisë është ndërtime dhe rikonstruksione. Zyra e saj qendrore është në adresën: Hidrocentrali Klos, pranë Qendrës së Komunës, Klos, Lezhë.
Aksionerët

Muharrem Plloçi - 70% të aksioneve
Ikbale Kurti - 15% të aksioneve
Klerton Kurti - 15% të aksioneve

Persona dhe entite të lidhura
Muharrem Plloçi - adminitratori aktual (02.12.1994 - 22.06.2021)


Më 15.07.2015, shoqëria përmbarimore Besnik Bajraktari shpk ka urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi aksionet e shoqërisë, por kjo masë është hequr më 21.08.2015.
Më 23.05.2014, përmbaruesi gjyqësor Ermir Godaj ka urdhëruar masën e sekuestros konservative mbi kapitalin e shoqërisë. Ky urdhër është hequr më 28.05.2015.
Më 26.06.2013, Hidroëind Albania largohet si ortak nga shoqëria dhe i shet 55% të aksioneve të saj Muharrem Plloçit.
Më 21.10.2010, është zvogëluar përqindja e aksioneve të Muharrem Plloçit nga 70% në 15% duke ia shitur Hidroëind Albania që tashmë zotëron 55% të aksioneve.
Më 30.09.2010, është zvogëluar përqindja e aksioneve të Ikbale Kurtit nga 30% në 15%; është rritur përqindja e aksioneve të Muharrem Plloçit nga 35% në 70%; është zvogëluar përqindja e aksioneve të Klerton Kurtit nga 35% në 15%.
Më 10.02.2005, ortakët Muharrem Plloçi dhe Ikbale Kurti kanë shitur përkatëisht 15% dhe 20% të aksioneve të tyre tek Klerton Kurti, i cili bëhet ortak me 35% të aksioneve.

Vendndodhja