Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Muso shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Qytezë, komuna Miras, rrethi Devoll.
Kontrata është e formës BOT (ndërto, opero, transfero).Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria KESH sha për 15 vitet e para të prodhimit.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës, sigurinë teknike, disiplinën teknike, higjienën, sigurimin nga zjarri dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari duhet të nisë punën brenda 30 ditëve nga data e miratimit të projektit përfundimtar.Totali i investimeve është 27’700’000 ALL, nga të cilat 6’800’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralin dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Koncesionari duhet të riinvestojë 40% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues çdo aset dhe impiant të ndërtuar.
Autovision Al - 100% të kuotaveNë Aktin e Themelimit, ortakë të shoqërisë janë Pëllumb Muso dhe Rakip Muso me 50% të kuotave secili.
Më 14.12.2017, Muso shpk është larguar si pronare e shoqërisë duke i shitur 100% të kuotave Autovision Al.Më 26.08.2014, Pëllumb Muso i ka dhuruar 100% të kuotave të tij Muso shpk – së. Pëllumb Muso është larguar si ortak i shoqërisë.Më 30.05.2012 është larguar ortaku Rakip Muso dhe ai i ka dhuruar kuotat e tij ortakut tjetër Pëllumb Musos më 31.05.2012. Tashmë, Pëllumb Muso ka rritur kapitalin e tij nga 50% në 100% të kuotave.