Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentralit Sllabinjë

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë LNK shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Sllabinjë, komuna Proptisht, rrethi Pogradec. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.
Koncesionari do të projektojë, financojë, ndërtojë, testojë, të operojë dhe të mirëmbajë hidrocentralin.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Një vit përpara përfundimit të kësaj kontrate, palët mund të bien dakord që ta zgjasin afatin e kontratës nëse koncesionari i ka përmbushur detyrimet e tij dhe nëse Autoritetit Kontraktues vlerëson se është me interes që të vazhdojë veprimtaria në hidrocentral.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga KESH sha për 15 vitet e para të prodhimit të energjisë elektrike.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 18 muajve nga data e marrjes së lejes së ndërtimit, por jo më vonë se 24 muaj nga miratimi i kontratës.
Totali i investimeve është 1’290’117’487 ALL, nga të cilat 620’003’100 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 3.5% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari duhet të riinvestojë 70% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij por vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues objektin dhe çdo impiant që ka ndërtuar.

Kompania
LNK
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 27.07.2000 me një kapital themeltar prej 200'100'000 ALL. Zyra e saj qendrore është në adresën: Njësia Bashkiake nr. 7, Rruga Frosina Plaku, Banesa nr. 7, pranë 21 Dhjetorit, Tiranë.
Aksionerët

Enkelev Kurti - 25% e aksioneve.
Naimir Kurti - 25% e aksioneve.
Engjëllushe Kurti - 25% e aksioneve.
Taip Kurti - 25% e aksioneve.

Persona dhe entite të lidhura
Engjëllushe Kurti - administrator aktual (31.01.2020 - 31.01.2025)
Enkelev Kurti - administrator (25.05.2019 - 31.01.2020)
Taip Kurti - administrator (17.01.2008 - 25.05.2019)


Më 18.10.2019, shoqëria përmbarimore Studio Pema ka urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi kuotat e shoqërisë LNK shpk.
Më 20.06.2019, shoqëria përmbarimore De Novo ka urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi kuotat e shoqërisë LNK shpk që zotërohen nga Taip Kurti.
Më 14.12.2018, shoqëria përmbarimore De Novo shpk ka urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi kuotat e shoqërisë.
Më 19.10.2018, Përmbaruesi Gjyqësor Privat Artan Sima ka lëshuar urdhërin mbi vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e luajtshme, të llogarive, depozitave apo kreditë e shoqërisë.
Më 28.12.2017, është lidhur marrëveshje siguruese midis Raiffeisen Bank sh.a. dhe Luan Kurtit.
Më 19.09.2017, Zyra Përmbarimore Tiranë ka urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi kuotat e shoqërisë.
Më 28.03.2017, zyra përmbarimore “Elsona Kuçi” ka urdhëruar vendosjen e masës sekuestro konservative mbi kapitalin e shoqërisë.
Më 09.06.2015, zyra përmbarimore “Ilia Elezi” ka lëshuar urdhrin për vendosjen e masës së sekuestros konservatore ndaj aksioneve të shoqërisë.
Më 20.01.2015, Drejtoria Rajonale Tatimore ka vensour barrën siguruese mbi titujt e pronësisë  të shoqërisë LNK shpk.
Më 25.07.2014, shoqëria përmbarimore AB ka vendosur masën e sekuestros konservatore shoqërisë LNK shpk, por kjo masë është hequr më 22.05.2015 me kërkesë të kësaj zyre përmbarimore.
Më 16.07.2014, ortakët Taip Kurti dhe Naimir Kurti kanë shitur aksionet e tyre tek Luan Kurti që tashmë zotëron 100% të aksioneve.
Më 27.02.2008 është pakësuar kapitali i ortakut Taip Kurti nga 90% në 10% të aksioneve dhe është shtuar kapitali i ortakut Naimir Kurtit nga 10% në 90% të aksioneve.
Më 22.01.2008 është shtuar ortaku Taip Kurti duke blerë 90% të aksioneve. është pakësuar kapitali i Naimir Kurtit nga 100% në 10% të aksioneve.

Vendndodhja