Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentralit Steblevë

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Stebleva shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit në komunën Steblevë, rrethi Librazhd. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria KESH sha për 15 vitet e para të prodhimit.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Autoriteti Kontraktues duhet të kontrollojë ecurinë e kontratës dhe të detyrimeve të koncesionarit.
Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.
Koncesionari duhet të plotësojë kushtet e punës, të respektojë kushtet teknike të punëtorëve, të dëmshpërblejë Autoritetit Kontraktues ose palë të tjera në lidhje me dëme që mund t’u shkaktojë atyre.
Koncesionari duhet të zbatojë legjislacionin në fuqi për të parandaluar çdo dëm ose fatkeqësi në punë.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 184 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Totali i investimeve është 159’680’320 ALL, nga të cilat 106’641’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 40% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet dhe do të aktualizohet sipas indeksit të inflacionit.
Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij por vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Në fund të periudhës koncesionare, koncesionari do t’i transferojë Autoritetit Kontraktues pa shpërblim apo detyrime shtesë asetet duke përfshirë çdo impiant dhe ndërtesë.

Kompania
Pure Energy Stebleva
Përshkrimi i kompanisë
Objekti i veprimtarisë: të zbatojë kontratën e konçesionit. Shoqëria është themeluar më 22.05.2008. Kapitali i saj është 100'000 ALL.
Aksionerët

Ali Fejza - 21% të kuotave.
Ferid Sukaj - 79% të kuotave.
Në Aktin e Themelimit, ortak i vetëm i shoqërisë ishte Ali Fejza.

Persona dhe entite të lidhura
Ferid Sukaj - administratori aktual (22.11.2016 - 22.11.2021)
Ali Fejza - administrator (22.05.2008 - 22.11.2016)


Më 08.03.2016, Ali Fejza i ka shitur 79% të kuotave të tij tek ortaku, Ferid Sukaj. Kështu, është pakësuar kapitali i Ali Fejzës nga 100% në 21% të kuotave.
Më 05.02.2016, Ferid Sukaj i transferoi të gjitha kuotat e tij tek ortaki Ali Fejza.
Më 16.07.2015, ortaku Ali Fejza i shiti të gjitha kuotat e tij tek ortaku tjetër, Ferid Sukaj. Ferid Sukaj është ortaku i vetëm i shoqërisë.

Vendndodhja