Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Mak Olimpik shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Stravaj në komunën Stravaj, rrethi Librazhd. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues). E gjithë pronësia mbi asetet shtetërore do t’i mbetet Autoritetit Kontraktues.Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë koncesionarin për të verifikuar ecurinë e punimeve dhe të projektit.Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike për 15 vitet e para të prodhimit.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta. Gjithashtu, ai duhet të mbulojë vetë të gjitha shpenzimet dhe dëmet mbi palët e treta dhe mbi Autoritetin Kontraktues.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 14 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari do të nisë punimet brenda 30 ditësh nga data e miratimit të projektit të zbatimit.Totali i investimeve është 503’529’364 ALL, nga të cilat 156’250’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.Tarifa koncesionare është 5% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.Koncesionari duhet të riinvestojë 50% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Koncesionari nuk ka të drejtë të vendosë hipotekë, pengë apo ndonjë barrë tjetër mbi asetet në pronësi të Autoritetit Kontraktues. Ai nuk ka të drejtë të vendosë hipotekë, pengë apo ndonjë barrë tjetër mbi asetet që do të ndërtohen apo blihen prej tij gjatë periudhës së kontratës.Në fund të periudhës koncesionare, koncesionari do t’i transferojë Autoritetit Kontraktues hidrocentralin, impiantet, dorëzimin e dokumenteve, kalimin e të drejtave dhe detyrimeve dhe kalimin e titullit të pronësisë për asetet dhe impiantet e ndërtuara nga koncesionari.
Edonil Konstruksion - 100% të aksioneve.Në Aktin e Themelimit, shoqëria Mak Olimpik shpk zotëronte 100% të kapitalit të Stravaj Energy shpk.
Më 08.06.2015, Stravaj Energy shpk ka nënshkrur një marrëveshje pengu me Bankën Kombëtare Tregtare mbi të gjitha kuotat e shoqërisë në mënyrë që të sigurojë kredinë nr.1175 Rep., Nr.423 Kol., dt 08.06.2015.Më 10.12.2013, Stravaj Energy shpk ka marrë një kredi prej 550’000’000 ALL nga Banka Kombëtare Tregtare. Për të garantuar këtë kredi, Stravaj Energy shpk ka lënë peng kuotat e shoqërisë në dobi të Bankës Kombëtare Tregtare përmes një kontrate pengu dt. 10.12.2013.Më 26.03.2013, është shtuar ortaku Ymer Dashi, i cili ka blerë 15.73 % të kuotave të shoqërisë. Kështu, kapitali i Edonil Konstruksion shpk ëshë zvogëluar nga 100 % në 84.27 % të kuotave. Më 20.05.2013 është revokuar vendimi i shitjes së 15.73 % të kuotave tek Ymer Dashi. Pra, gjithçka është kthyer në gjendjen fillestare dhe Edonil Konstruksion shpk është ortak i vetëm i shoqërisë me 100 % të kuotave.Më 14.07.2011 është larguar ortaku Mark Olimpik shpk duke i shitur Edonil Konstruksion shpk 100 % të kuotave.