Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentralit Verbë - Selcë

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Xhemi 02 shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Verbë - Selcë në komunën Gorë. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga KESH sha për 15 vitet e para të prodhimit të energjisë.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.
Koncesionari duhet të përballojë shpenzimet që lidhen me dëmet që mund t’i shkaktojë palëve të treta, të marrë masa për sigurimin e kushteve të mira në punë, për parandalimin e dëmeve ndaj punëtorëve, të ketë sigurim teknik.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 16 muajve nga marrja e lejes së ndërtimit, por jo më vonë se 24 muaj nga miratimi i kontratës.
Totali i investimeve është 2’355’000 euro, nga të cilat 852’500 euro do të investohen në makineri dhe pajisje.
Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.
Tarifa koncesionare është 2.1% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari duhet të riinvestojë 50% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij.
Me mbarimin e marrëveshjes koncesionare, asetet e koncesionit duke përfshirë çdo ndërtesë apo impiant të ndërtuar do t’i transferohen Autoritetit Kontraktues pa shpërblim apo detyrim shtesë.

Kompania
Hydropower plant of Korça
Përshkrimi i kompanisë
Objekti i veprimtarisë: ndërtimi i hidrocentraleve sipas kontratës së konçesionit. Shoqëria është themeluar më 19.06.2008. Kapitali i saj është 10'100'000 ALL.
Aksionerët

Adre Hydropower - 48.9% të kuotave
Fidia Ambiente - 51% të kuotave
Xhemi 02 - 0.1% të kuotave


Në Aktin e Themelimit, ortakë të shoqërisë janë Xhemi 02 shpk dhe Commonwealth Green System Inc me 50% të kapitalit secila.

Persona dhe entite të lidhura
Matteo Segafredo - administratori aktual (30.06.2014 - 27.07.2021)
Roberto Donzelli - administratori aktual (30.06.2014 - 27.07.2021)
Manuel Toffanin - administratori aktual (30.06.2014 - 27.07.2021)
Silvio Brizzi - administrator (29.11.2010 - 30.06.2014)
Paul Mc Mann - administrator (19.06.2008 - 28.12.2009)
Adriatik Xhemali - administrator (16.06.2010 - 29.11.2010)
Baftjar Xhaja - administrator (19.06.2008 - 16.06.2010)


Më 15.12.2015 është zgjidhur kontrata e shitjes së kuotave midis ortakut Fidia Ambiente dhe ortakut tjetër Adre Hydropower. Kështu tashmë, Fidia Ambiente zotëron 51% të kapitalit, Adre Hydropëer spa zotëron 48.9% të kapitalit dhe Xhemi 02 zotëron 0.1% të kapitalit.
Më 31.07.2015 është lidhur marrëveshja e pengut midis ortakëve Adre Hydropower spa, Xhemi 02 shpk dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Më 03.05.2015 është larguar ortaku Fidia Ambiente duke i shitur ortakut tjetër Adre Hydropower 51% të kuotave të saj.
Më 07.04.2015 është larguar ortaku EdilEurope dhe është shtuar ortaku Adre Hydropower që zotëron 48.9% të kapitalit.
Më 15.12.2012 është larguar ortaku Rinia – 04 duke i shitur 0.15% të kuotave të saj ortakut tjetër EdilEurope. Kështu, është shtuar kapitali i EdilEurope nga 99.75% në 99.9% të kuotave.
Më 29.12.2010 është shtuar kapitali për EdilEurope nga 75% në 99.75 % të kuotave. është zvogëluar kapitali për Xhemi 02 nga 10% në 0.1% të kuotave dhe për Rinia – 04 nga 15% në 0.15% të kuotave.
Më 28.06.2010 janë shtuar ortaku Rinia – 04 me 15% të kapitalin në zotërim dhe ortaku EdilEurope me 75% të kuotave. është pakësuar kapitali i Xhemi 02 nga 100% në 10% të kuotave.
Më 28.12.2009 është larguar ortaku Commonwealth Hydro dhe është rritur kapitali i ortakut Xhemi 02 nga 50% në 100% të kuotave.

Vendndodhja