Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentraleve Bishnica 1 dhe Bishnica 2

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Titan shpk dhe Osmani shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Bishnica 1 dhe Bishnica 2 në komunën Velçan, rrethi Pogradec. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet, por një vit përpara përfundimit të kësaj kontrate palët mund të bien dakord që ta zgjasin afatin e kontratës.
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, e drejta e pronësisë mbi asetet i mbeten Autoritetit Kontraktues.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike që prodhohet nga koncesionari për 15 vitet e para të prodhimit të energjisë elektrike.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.
Koncesionari duhet të shesë të gjithë prodhimin e energjisë elektrike brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të paktën për 15 vitet e para të prodhimit.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta.
Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij, por ai duhet të marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 15 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Totali i investimeve është 250’000’000 ALL, nga të cilat 59’999’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 40% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari mund të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet dhe mund të lidhë çdo marrëveshje financuese me palë të treta vetëm për aq sa këto veprime shërbejnë për ndërtimin e hidrocentraleve.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.

Kompania
HEC Bishnica 1, 2
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 26.11.2008, me një kapital themeltar prej 171'000'000 ALL. Shoqëria është krijuar posaçërisht për të zbatuar kontratën konçesionare. Zyra e saj qendrore është në adresën:Blv. Bajram Curri, ETC (European Trade Center) Zyra Nr.5/2, Kati 4-te, Tiranë.
Aksionerët

Linda Mustafaraj - 25% të askioneve
Mina Mustafaraj - 25% të askioneve
TITAN shpk - 45% të askioneve
Osmani shpk - 5% të askioneve

Persona dhe entite të lidhura
Refat Mustafaraj - administratori aktual (26.11.2008 - 26.11.2023)


Më 26.09.2011, ortaku Titan shpk ka shitur 25 % të aksioneve të tij Linda Mustafaraj. Tashmë kapitali i Titan shpk nga 70 % u bë 45 % të aksioneve; ndërsa Linda Mustafaraj zotëron 25 % të aksioneve.
Më 26.09.2011, ortaku Titan shpk ka shitur 25 % të aksioneve të tij Mina Mustafaraj. Tashmë kapitali i Titan shpk nga 95 % u bë 70 % të aksioneve; ndërsa Mina Mustafaraj zotëron 25 % të aksioneve.

Vendndodhja