Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentraleve Borje, Oreshkë, Cernalevë, Cernalevë 1

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Hydroalbania shpk, LRL sha, Ferati shpk dhe Euro – Alba – EA shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Borje, Oreshkë, Cernalevë dhe Cernalevë 1 në përroin e Borjes, rrethi Kukës. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, e drejta e pronësisë mbi asetet i mbeten Autoritetit Kontraktues.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike që prodhohet nga koncesionari përmes një kontrate afatgjatë.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij, por ai duhet të marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues dhe për një vlerë jo më të lartë se 50% e investimit.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Totali i investimeve është 830’097’322 ALL, nga të cilat 510’760’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 60% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve duke nisur nga viti i 25 – të i hyrjes në fuqi të kësaj kontrate.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari mund të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet dhe mund të lidhë çdo marrëveshje financuese me palë të treta vetëm për aq sa këto veprime shërbejnë për ndërtimin e hidrocentraleve.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.

Kompania
HidroAlbania Energji
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 23.09.2009, me një kapital themeltar prej 100'000 ALL. Shoqëria është krijuar posaçërisht për të zbatuar kontratën konçesionare. Zyra e saj qendrore është në adresën: Shishtavec, Cernalevë, Kukës.
Aksionerët

Hydroalbania shpk - 27% të aksioneve
G.P.G. COMPANY - 66% të aksioneve
INSTITUTI DEKLIADA - ALB - 7% të aksioneve

Persona dhe entite të lidhura
Kujtim Kolgjini - administratori aktual (23.09.2009 - 21.10.2024)


Më 08.07.2016 G.P.G. COMPANY ka nënshkruar një marrëveshje barrë siguruese me Credins Bank mbi 27 % të kuotave të saj në shoqërinë HidroAlbania Energji shpk.
Më 11.07.2016, Hydroalbania shpk i ka shitur 27 % të aksioneve shoqërisë G.P.G. COMPANY. Kështu, pesha e kapitalit të Hydroalbania shpk pakësohet nga 54 % në 27 %; ndërsa pesha e kapitalit të G.P.G. COMPANY shtohet nga 39 % në 66 %.
Më 24.03.2015 janë larguar ortakët Kappa Oil dhe janë shtuar ortakët INSTITUTI DEKLIADA - ALB (7 % të aksioneve) dhe G.P.G. COMPANY (39 % të aksioneve). është pakësuar pesha e aksioneve të Hydroalbania shpk nga 87 % në 54 %.
Më 03.03.2015 është zëvendësuar ortaku LRL shpk me ortakun Kappa Oil sha (sepse Kappa Oil sha e ka përthithur LRL shpk - në). Pesha e kapitalit të Kappa Oil është 13 %.
Më 07.04.2015, Drejtoria e Përgjitshme e Doganave, Dega Morinë, ka kërkuar zhbllokimin e veprimtarisë tregtare.
Më 30.01.2015, shoqëria ka marrë një kredi prej 615'000'000 ALL nga Credins Bank dhe ka nënshkruar një marrëveshjes siguruese me Credins Bank ku vendos barrë mbi pasuritë e luajtshme të saj si garanci për këtë kredi.
Më 16.01.2015, Dega Doganore Morinë ka kërkuar bllokimin e veprimtarisë tregtare të shoqërisë.
Më 17.10.2011 janë larguar ortakët Ferati shpk dhe Euro – Alba – EA shpk duke i shitur 9 % të askioneve të tyre tek ortaku Hydroalbania shpk. Pesha e kapitalit të Hydroalbania shpk - së është rritur nga 78 % në 87 %.

Vendndodhja