Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata konçesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Klenis shpk, Iliriada shok dhe Shqiponja M shpk. Objekti i kontratës është financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Darsi 1, 2, 3 dhe 4 në rrethin e Matit.
Në fund të periudhës konçesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues. Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së konçesionit tek Autoritetit Kontraktues). Shoqërisë konçesionare nuk i lejohet të kryejë asnjë lloj tjetër aktiviteti përveç ndërtimit të hidrocentraleve, pra vetëm ato aktivitete që është nënshkruar kjo kontratë. Për të plotësuar këtë objektiv të kontratës, konçesionari duhet të kryejë veprimet si më poshtë:• Të projektojë, financojë, ndërtojë, testojë, të ketë në pronësi, të operojë dhe të mirëmbajë hidrocentralin.• Të ketë gëzim të qetë të sheshit ku do të zhvillojë punimet.• Kur periudha e konçesionit përfundon, konçesionari duhet t’i kthejë Autoritetit Kontraktues përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentraleve dhe të objekteve të shtuara.• Konçesionari duhet të ketë të drejtën ekskluzive ndaj çdo atributi mjedisor që mund të ketë nga projekti.Konçesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Konçesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së konçesionit, konçesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.Konçesionari merr në përdorim sheshin në gjendjen siç është. Autoriteti Kontraktues nuk do të kryejë asnjë shpenzim dhe nuk duhet të jetë përgjegjës për ndonjë pretendim që mund të ketë konçesionari në lidhje me gjendjen e sheshit. Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë konçesionarin çdo 3 muaj për të verifikuar ecurinë e punimeve dhe të projektit.Kohëzgjatja e konçesionit është 35 vjet.Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike përmes një kontrate afatgjatë nëse kjo gjë kërkohet nga konçesionari.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që konçesionari të sigurojë të gjitha lejet, liçensat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e konçesionarit me autoritetet shtetërore.Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë konçesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e projektit.Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë konçesionarin për të lidhur marrëveshje ose kontrata me institucione publike.Autoriteti Kontraktues është përgjegjës për detyrimet ligjore dhe kontraktore dhe do të dëmshpërblejë konçesionarin për të gjitha dëmet që mund t’i shkaktojë në rast mospërmbushje të detyrimeve të tij.Konçesionari duhet të krijojë një shoqëri konçesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Konçesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e konçesionit.Konçesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës, sigurinë teknike, disiplinën teknike, higjienën, sigurimin nga zjarri dhe duhet të mbulojë të gjtiha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Konçesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Konçesionari nuk duhet të ndërhyjë në burimet ujore që furnizojnë ujësjellësin e zonës dhe të sigurojë ujin e nevojshëm për vaditje për nevojat e bujqësisë.Konçesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 20 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. sipas grafikut të punimeve. Konçesionari do të nisë punimet brenda 30 ditësh nga marrja e lejes së ndërtimit. Aplikimi për pajisjen me leje do të kryhet brenda 30 ditëve nga miratimi i projektit përfundimtar nga Autoriteti Kontraktues.Totali i investimeve është 1’230’440’516 ALL, nga të cilat 570’874’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Konçesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngrutësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10 % të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse konçesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi konçesionarin.Tarifa konçesionare është 3 % e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën konçesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës konçesionare.Konçesionari duhet të riinvestojë 60 % të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.Konçesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Konçesionari nuk mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij për një vlerë më të lartë se 50 % të vlerës së investimit pa marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.Konçesionari ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet që do të krijohen dhe mund të lidhë çdolloj marrëveshjeje financimi për sa kohë pengu, hipoteka dhe marrëveshja e financimit të shërbejnë që të përmbushet qëllimi i kësaj kontrate.Në fund të periudhës, Konçesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive. Procesi i dorëzimit do të nisë 6 muaj përpara përfundimin të periudhës së konçesionit.
Selim Molla - zotëron 7% të kuotave të Henz EnergyIliriada - zotëron 85% të kuotave të Henz EnergyKlenis shpk - zotëron 8% të kuotave
Më 30.01.2018 janë larguar ortakët Hidrowind Albania sh.p.k dhe Shqiponja – M. Hidrowind Albania sh.p.k i ka shitur 55% të kuotave të saj ortakut Iliriada shpk dhe Shqiponja – M i ka shitur 8% të kuotave të saj ortakut Iliriada shpk. Ortaku Klenis shpk i ka shitur 24% të kuotave të tij ortakut Iliriada shpk. është rritur kapitali i ortakut Iliriada shpk nga 5% në 92% të kuotave. është pakësuar kapitali i Klenis shpk nga 32% në 8% të kuotave.Më 13.05.2013 është shtuar ortaku Hidroëind Albania sh.p.k i cili zotëron 55% të kuotave. është zvogëluar kapitali i ortakut Shqiponja – M nga 43 % në 8 % të kuotave dhe për Klenis shpk nga 52% në 32% të kuotave.Në Aktin e Themelimit, ortakë të shoqërisë janë Klenis shpk (me 52% të kapitalit), Shqiponja - M shpk (me 43% të kapitalit) dhe Iliriada shpk (me 5% të kapitalit).