Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentraleve Dobjot i Madh, Arrëz, Miras, Menkulas, Bracen dhe Kuc

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Arela shpk, Konstruksion shpk dhe 2T shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Dobjot i Madh, Arrëz, Miras, Menkulas, Bracen dhe Kuç në rrjedhën e lumit Devoll, rrethi Devoll. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues. Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).


Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin dhe sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës.
Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij, por jo për më tepër se 50% të vlerës së investimit dhe pa marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari merr përsipër të ndërtojë hidrocentralet brenda 42 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.
Totali i investimeve është 124’254’000 ALL, nga të cilat 90’400’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Kjo tarifë nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së koncesionit.
Koncesionari duhet të riinvestojë 60% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve duke nisur nga viti i 25 – të i hyrjes në fuqi të kësaj kontrate.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.

Kompania
D6 shpk
Përshkrimi i kompanisë
Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Arela shpk, Konstruksion 93 dhe 2T shpk. Shoqëria është krijuar më 17.08.2010, me një kapital themeltar prej 100'000 ALL. Zyra e saj qendrore është në adresën: Rruga Reshit Petrela, Pallati pranë Arshivës së Shtetit, Seksioni 2, Kati 2, Tiranë. Shoqëria është krijuar për të zbatuar kontratën e konçesionit për ndërtimin e hidrocentraleve Dobjot i Madh, Arrëz, Miras, Menkulas, Bracen dhe Kuç.
Aksionerët

Arela shpk - 25% të aksioneve
2T - 30% të aksioneve
Konstruksion 93 - 45% të aksioneve

Persona dhe entite të lidhura
Krenar Kadria - administratori aktual (07.08.2012 - 07.08.2017)
Valentina Tili - administratore (17.08.2010 - 07.08.2012)


Më 25.03.2014 ështeë vendosur sekuestro mbi kapitalin e shoqërisë, e urdhëruar nga Përmbaruesi Gjyqësor Ermir Godaj. Kjo masë është hequr më 13.01.2016.

Vendndodhja