Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentraleve Faqekuq 1 dhe Faqekuq 2

Kontratë koncesioni e formës BOT (ndërtim, operim, transferim) për ndërtimin e hidrocentraleve Faqekuq 1 dhe Faqekuq 2 në përroin Faqekuq, rrethi Skrapar. Gjithashtu koncesionari ka si objektiv prodhimin, furnizimin, transmetimin, shpërndarjen, eksportimin dhe shitjen e energjisë elektrike.
Kontrata është lidhur midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Busa shpk dhe IRZ shpk.
Në fund të periudhës koncesionare, shoqëria do t'ia rikthejë objektin Autoritetit Kontraktues. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.


Nëse e kërkon koncesionari, Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë blerjen e energjisë elektrike të prodhuar nga koncesionari për një periudhë të paktën 4 vjeçare përmes një kontrate të posaçme. Gjithashtu, nëse e kërkon koncesionari kjo kontratë e posaçme mund të rinovohet deri në 4 herë.
Vlera totale e investimit është 587'975'273 ALL, nga të cilat 192'000'000 ALL janë investime në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t'ia paguajë Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari do të riinvestojë 60% të vlerës së investimit për makineri dhe pajisje duke filluar nga viti i 25 - të.
Koncesionari mund të nënkontraktojë shërbimet e tij tek të tretët vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues dhe jo për më tepër se 50% të vlerës së investimit.

Kompania
HP OSTROVICA ENERGY shpk
Përshkrimi i kompanisë
Bashkimi i shoqërive Busa shpk dhe IRZ shpk. Kjo shoqëri është krijuar për të zbatuar kontratën konçesionare. Shoqëria është krijuar më 29.06.2009. Forma e saj ligjore është shpk. Kapitali i saj themeltar është 100'000 ALL. Zyra e saj qendrore është me adresë Qendër Skrapar, Turbohovë,
njësia administrative Leshnjë, godina nr 2 e Hidrocentralit
Faqekuq 1 dhe 2.
Aksionerët

Konstantinos Mavrogiannakis - 35% e aksioneve
Bujar Çeta - 23% e aksioneve
Giorgios Tzinieris - 20% e aksioneve
Sali Çeta - 22% e aksioneve

Persona dhe entite të lidhura
Sali Çeta - administratori aktual (29.06.2009 - 25.01.2021)


Më 25.01.2016, Emanuel Mavrogiannakis ia ka dhuruar 35% të aksioneve të tij Konstantinos Mavrogiannakis - it.
Më 12.06.2015, HP OSTROVICA ENERGY shpk është bërë dorëzanës në emër të shoqërisë HP UJANIKU ENERGY shpk. Shoqëria ka vendosur në barrë siguruese 80 % të aksioneve të saj në dobi të BKT, ka vendosur në barrë siguruese marrëveshjen e shitjes së energjisë elektrike në masën 80 % në dobi të BKT - së dhe gjithashtu një marrëveshje pengu me BKT - në.
Më 26.09.2011, është larguar ortaku BUSA shpk. është shtuar ortaku Bujar Çeta (23% të aksioneve) dhe është rritur përqindja e aksioneve të Sali Çetës nga 15 % në 22% të kapitalit.
Më 15.07.2009 është larguar ortaku IRZ shpk, Busa shpk zotëron 30% të kapitalit nga 70% që zotëronte fillimisht. Janë shtuar ortakët: Emanuel Mavrogiannakis (35% të aksioneve), Sali Çeta (15% të aksioneve), Giorgios Tzinieris (20% të aksioneve).

Vendndodhja