Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentraleve Fterrë dhe Fterrë 1

Kontratë koncesioni e formës BOT (ndërtim, operim, transferim) për ndërtimin e hidrocentraleve Fterrë dhe Fterrë 1. Koncesionari do të shfrytëzojë burimet nëntokësore të Fterrës, Izvorit dhe Gjezhdanicës, rrethi Sarandë.
Kontrata është lidhur midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Hydro Valbona shpk, Anonime Kakavijë sha dhe Tirana International Development shpk.
Në fund të periudhës koncesionare, shoqëria do t'ia rikthejë objektin Autoritetit Kontraktues. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.


Vetëm pasi koncesionari të ketë paraqitur pranë Autoritetit Kontraktues policat e sigurimit dhe garancitë, ai mund të gëzojë të drejtën e uzufruktit mbi sheshin dhe Autoriteti Kontraktues mund ta regjistrojë atë si uzufruktar. Por, nëse për veprimtarinë e koncesionarit nevojitet shpronësimi i truallit që është pronë private, koncesionari do të paraqesë të gjitha dokumentet e nevojshme të shpronësimit dhe Autoritetit Kontraktues mund ta miratojë ose jo truallin e shpronësuar.
Nëse e kërkon koncesionari, Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë blerjen e energjisë elektrike të prodhuar nga koncesionari për një periudhë të paktën 15 vjeçare.
Vlera totale e investimit është 650'565'750 ALL, nga të cilat 129'496'500 ALL janë investime në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 5% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t'ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Kjo tarifë nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së koncesionit.
Koncesionari do të riinvestojë 60% të vlerës së investimit për makineri dhe pajisje duke filluar nga viti i 25 - të.
Koncesionari mund të nënkontraktojë shërbimet e tij tek të tretët vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues, por ky miratim nuk do të jetë i nevojshëm nëse nënkontraktohet një subjekt ndërkombëtare me reputacion të mirë dhe nëse marrëveshja është nën vlerën prej 500'000 eurosh.

Kompania
Hydroborsh shpk
Përshkrimi i kompanisë
Bashkimi i shoqërive Hydro Valbona shpk, Anonime Kakavijë sha dhe Tirana International Development shpk. Kjo shoqëri është krijuar për të zbatuar kontratën konçesionare. Shoqëria është krijuar më 28.09.2009. Forma e saj ligjore është shpk. Kapitali i saj themeltar është 174'260'000 ALL. Zyra e saj qendrore është me adresë Vlore, Lukovë, Borsh, Godina e HEC Fterra I Borsh.
Aksionerët

AGNA - 95% të aksioneve.
Tirana International Development shpk - 5% të aksioneve.

Persona dhe entite të lidhura
Vangjel Ngjelo - administratori aktual (08.03.2017 - 08.03.2022)
Vangjel Ngjelo - administrator (16.02.2012 - )
Aleksander Naci - administrator (06.04.2011 - 16.02.2012)
Fatmir Hoxha - administrator (01.06.2010 - 06.04.2011)
Më 28.02.2014, është larguar ortaku Seman Sunpower, ndërsa janë rritur aksionet e Agna-s nga 55% në 95% të kapitalit.

Vendndodhja