Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Roen Company shpk, Shansi Invest shpk, Archimed International shpk, Sigers shpk dhe Sina 98 shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Gomsiqe 1, 2, 3, 4 në rrjedhën e lumit Gomsiqe, rrethi Pukë. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror.Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike që prodhohet nga koncesionari. Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që koncesionari të nisë punën e tij. Nëse kërkohet nga koncesionari, Autoriteti Kontraktues do të miratojë shpronësimin e pasurive të paluajtshme private për ndërtimin e hidrocentralit. Kostot e shpronësimit do të mbulohen nga koncesionari. Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta.Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 26 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.Totali i investimeve është 2’149’411’466 ALL, nga të cilat 533’250’900 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Tarifa koncesionare është 4% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare. Koncesionari duhet të riinvestojë 60% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve duke nisur nga viti i 25 – të i hyrjes në fuqi të kontratës.Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari mund të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet dhe mund të lidhë çdo marrëveshje financuese me palë të treta vetëm për aq sa këto veprime shërbejnë për ndërtimin e hidrocentraleve. Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.Më 16.11.2018 është nënshkruar marrëveshja për zgjidhjen me konsensus të kontratës së koncesionit. Kjo marrëveshje është nënshkruar midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe HEC Gomsiqe. Sipas saj palët kanë rënë dakord të zgjidhin me konsensus dhe vullnet të lirë kontratën. Sipas kësaj kontrate, është pranuar se vonesat për zbatimin e kontratës janë shkaktuar për shkak të problemeve që i janë krijuar koncensionarit për të marrë lejet përkatëse nga autoritetet shtetërore. Po ashtu, palët tërheqin çdo padi, pretendim dhe kërkesa financiare ndaj njëra – tjetrës dhe Autoriteti Kontraktues do të rihapë një tender tjetër për ndërtimin e këtij koncesioni, qoftë plotësisht apo pjesërisht. Koncesionari i dorëzon Autoritetit Kontraktues çdo dokument në lidhje me projektin dhe çdo të drejtë të fituar prej tij. Gjithashtu, shoqëria HEC Gomsiqe vendos të likuidohet.
Roen Company shpk - 51% të aksioneveSigers shpk - 39% të aksioneveArchimed International shpk - 10% të aksioneve
Më 27.01.2010 janë larguar ortakët Shansi Invest dhe Sina 98 dhe janë rritur aksionet e Sigers nga 9 % në 39 % të kapitalit.Në Aktin e Themelimit të shoqërisë, ortakët ishin: Roen Company shpk (51 % të aksioneve), Sina 98 shpk (20 % të aksioneve), Shansi Invest shpk (10 % të askioneve), Archimed International shpk (10 % të askioneve) dhe Sigers shpk (9 % të askioneve).