Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Atlas sha.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Holta Kabash dhe Holta Poroçan në rrethin e Gramshit.E drejta e pronësisë mbi asetet pronë shtetërore i takojnë Autoritetit Kontraktues gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.Autoriteti Kontraktues mund të bëjë monitorime në objektin e koncesionit në çdo kohë për të verifikuar ecurinë e punimeve.Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Një vit përpara përfundimit të kontratës, palët mund të vendosin për zgjatjen e kontratës nëse shoqëria koncesionare i ka përmbushur detyrimet e saj dhe nëse Autoriteti Kontraktues e sheh me interes kombëtar zgjatjen e kësaj kontrate.Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike për 15 vitet e para të prodhimit.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e projektit.Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës, sigurinë teknike, disiplinën teknike, higjienën, sigurimin nga zjarri dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 24 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari do të nisë punimet brenda 30 ditësh nga data e miratimit të lejes së ndërtimit.Totali i investimeve është 500’000’000 ALL, nga të cilat 126’998’700 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.Koncesionari duhet të riinvestojë 40% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij por vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Koncesionari ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi asetet që do të krijohen dhe të lidhë çdolloj marrëveshjeje financimi me çdo palë financuese me kusht që hipoteka, pengu apo barra siguruese apo marrëveshja financuese t’i shërbejë përmbushjes së detyrimeve të koncesionarit.Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.Më 29 mars 2012 është nënshkruar një kontratë shtesë midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë koncesionare HEC Kabash – Poroçan shpk sipas së cilës shoqëria koncesionare merr përsipër ta vërë në punë hidrocentralin brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Afati i ndërtimit është 24 muaj. Në kontratën fillestare ky afat i vënies në punë ishte 24 muaj.
ERPA Invest - 100% të kuotave
Më 14.08.2019, ERPA Invest dhe Intesa SanPaolo Bank Albania kanë lidhur një marrëveshje siguruese ku ERPA Invest paraqitet si barrëdhënës, ndërsa Intesa SanPaolo Bank Albania paraqitet si barrëmarrës. Barra siguruese është vendosur mbi kapitalin themeltar të HEC - i Kabash Poroçan shpk.Më 13.02.2017, ERPA Invest ka blerë të gjitha kuotat nga Osmani shpk dhe Teknova shpk.Më 12.07.2016, ortaku ERPA Investment i ka shitur 90% të kuotave Osmani shpk – së dhe 10% të kuotave Teknova shpk – së.Më 10.09.2012, ortaku Atlas sha i ka shitur edhe 10% të kuotave të tij të mbetura ortakut tjetër ERPA Investment.Më 12.04.2012, ERPA Investment ka blerë 90% të kuotave të shoqërisë HEC - i Kabash Poroçan shpk. është pakësuar kapitali i ortakut Atlas sha nga 100% në 10% të kuotave.