Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentraleve Kabash 1 dhe Kabash 2

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Adnain shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Kabash 1 dhe Kabash 2 në komunën Rrape, rrethi Pukë. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Në fund të periudhës koncesionare, palët mund të vendosin me vullnet të përbashkët që të zgjasin afatin e kontratës nëse koncesionari i ka plotësuar të gjitha detyrimet e tij.
Koncesionari duhet të shesë prodhimin e energjisë elektrike brenda territorit të Shqipërisë të paktën për 15 vitet e para.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga koncesionari për 15 vitet e para të prodhimit.
Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që koncesionari të nisë punën e tij. Gjithashtu, Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionari që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të cenojë mbarëvajtjen e hidrocentraleve Kabash 1 dhe Kabash 2.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues.
Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.
Totali i investimeve është 671’000’000 ALL, nga të cilat 406’000’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 45% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari nuk mund të vendosë barrë, peng ose hipotekë mbi aktivet që zotërohen nga Autoriteti Kontraktues  pa miratimin e këtij të fundit. E njëjta gjë vlen edhe për aktivet që do të ndërtohen në të ardhmen.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.

Kompania
Energji Univers shpk
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 08.09.2008, me një kapital themeltar prej 100'000 ALL. Zyra e saj qendrore është në adresën: Njësia Bashkiake Nr.5, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Kullat Binjake, Kulla Nr.2, Kati 4, Zyra A 1, Tiranë. Shoqëria është krijuar për të zbatuar projektin e konçesionit.
Aksionerët

Adnain shpk - 100% të kapitalit

Persona dhe entite të lidhura
Bledar Vorpsi - administratori aktual (15.01.2015 - 26.07.2021)
Hamzeh Aburayyan - administrator (02.10.2013 - 15.01.2015)
Milazim Kabashi - administrator (08.09.2008 - 02.10.2013)


Më 07.10.2014, shoqëria përmbarimore "Shërbimi përmbarimor ZIG" ka urdhëruar vendosjen e sekuestros konservative në pjesët/ kuotat e zotëruara nga Milazim Kabashi në shoqërinë Energji Univers shpk. Më 01.05.2012 është vendosur masë sekuestro konservative nga zyra përmbarimore Eduart Allamani për bllokimin e dokumentacionit për kalimin e titujve të pronësisë ose konçesionit në favor të personave të tretë. Më 04.05.2012, përmbaruesi Eduart Allamani ka lëshuarn urdhrin për vendosjen e masës së sekuestros konservative për bllokimin e transferimit të titujve të pronësisë ose konçesionit në favor të palëve të treta. Më 22.08.2014, përmbaruesi gjyqësor Eduart Allamani ka lëshuar sërish një urdhër tjetër të tillë. Më 17.06.2013, përmbaruesi ka urdhëruar heqjen e masës së sekuestros.

Vendndodhja