Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Hasi Energji shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Lengarica 1 dhe Lengarica 2, komuna Petran, rrethi Përmet. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike për 15 vitet e para të prodhimit.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore. Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 36 muajve nga marrja e lejes së ndërtimit.Totali i investimeve është 1’980’904’000 ALL, nga të cilat 417’875’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Tarifa koncesionare është 2.1% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues.Koncesionari duhet të riinvestojë 42% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.Koncesionari nuk ka të drejtë të japë kontratën e koncesionit me nënkoncesion.Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues objektin e hidrocentralit dhe çdo objekt tjetër të instaluar.Tek shtesat dhe ndryshimet në kontratë të nënshkruar më 25.04.2009, kanë ndodhur ndryshimet si më poshtë:• Nga 2 hidrocentrale do të ndërtohet vetëm një i tillë.• Prodhimi i energjisë elektrike nga 21’500’000 kë/h që ishte në kontratën fillestare bëhet 36’000’000 kë/h.• Vlera e investimit ishte 1’980’904’000 ALL në kontratën fillestare dhe bëhet 1’908’714’000 ALL në shtesat e kësaj kontrate.• Sipas kontratës fillestare, objekti duhej të vihej në punë brenda 36 muajve nga marrja e lejes së ndërtimit, por me shtesat e kësaj kontrate bëhet brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e kësaj kontrate.
Hasi Energji - 50% të aksioneve.Enso Hydro Energji - 50% të aksioneve.Në Aktin e Themelimit, Hasi Energji zotëronte 100% të aksioneve.
Më 27.09.2017, është vendosur marrëveshje barre siguruese midis barrëdhënësve Enso Hydro Energji, Hasi Energji dhe barrëmarrësit Intesa SanPaolo Bank Albania.Më 11.01.2017, është vendosur masë e sekuestros konservative mbi kuotat e shoqërisë me urdhër të shoqërisë përmbarimore Kreon, por kjo masë është hequr më 14.06.2017.Më 17.04.2014, është lidhur marrëveshje pengu mbi kuotat e shoqërisë në favor të Raiffeisen Bank , GREEN FOR GROëTH FUND, SOUTHEAST EUROPE, SICAV-SIF dhe OESTERREICHISCHE ENTëICKLUNGSBANK AG.Më 23.04.2013, Enso Hydro Energji zotëron tashmë 100 % të kapitalit.Më 05.12.2012, është shtuar kapitali i shoqërisë Enso Hydro Energji nga 80 % në 99.99 %, ndërkohë që është pakësuar kapitali i shoqërisë Hasi Energji nga 20 % në 0.01 % të aksioneve.Më 05.12.2012, Enso Hydro është larguar si ortak duke shitur 80 % të aksioneve shoqërisë Enso Hydro Energji.Më 11.02.2011, është pakësuar kapitali i shoqërisë Hasi Energji nga 42 % në 20 % të aksioneve, ndërsa shoqëria Enso Hydro zotëron tashmë 80 % të aksioneve nga 58 % të aksioneve që zotëronte më përpara.Më 24.02.2010 kanë ndryshuar ortakët e shoqërisë. Hasi Energji zotëron tashmë 42 % të kapitalit nga 100 % që zotëronte në të kaluarën. Ndërkohë, është shtuar edhe ortaku Enso Hydro që zotëron 58 % të kapitalit.