Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentraleve Lura 1, 2, 3

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Erdat shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Lura 1, Lura 2 dhe Lura 3 në komunat Lurë dhe Reç, rrethi Dibër. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
E drejta e pronësisë mbi asetet pronë shtetërore i mbetet Autoritetit Kontraktues.
Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë koncesionarin në çdo kohë në lidhje me zbatimin e detyrimeve të tij që lidhen me këtë kontratë.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike për 15 vitet e para të prodhimit.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e projektit.
Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë koncesionarin për të lidhur marrëveshje ose kontrata me institucione publike.
Autoriteti Kontraktues është përgjegjës për detyrimet ligjore dhe kontraktore dhe do të dëmshpërblejë koncesionarin për të gjitha dëmet që mund t’i shkaktojë në rast mospërmbushje të detyrimeve të tij.
Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës, sigurinë teknike, disiplinën teknike, higjienën, sigurimin nga zjarri dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 20 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari do të nisë punimet brenda 30 ditësh nga marrja e lejes së ndërtimit.  
Totali i investimeve është 1’300’177’500 ALL, nga të cilat 872’025’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 40% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij por vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari mbetet përgjegjës përpara Autoritetit Kontraktues për veprimtaritë dhe detyrimet e nënkontraktorëve.
Koncesionari nuk ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet që do të krijohen apo blihen pa miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.

Kompania
Erdat Lura
Përshkrimi i kompanisë
Objekti i veprimtarisë: të zbatojë kontratën e konçesionit. Shoqëria është themeluar më 15.09.2008. Kapitali i saj është 1'000'000 ALL.
Aksionerët

ERDAT shpk - 100% të kuotave

Persona dhe entite të lidhura
Silvio Allamandi - administratori aktual (26.08.2010 - 04.09.2020)
Guxim Byberi - administrator (15.09.2008 - 26.08.2010)


Gjithashtu, ka miratuar zgjatjen e afatit të maturimit për një kredi ekzistuese në vlerën 140’000’000 ALL deri në 03.10.2018.
Më 21.12.2017 shoqëria Erdat Lura shpk (barrëdhënës) dhe Intesa SanPaolo Bank Albania (si barrëmarrës) kanë lidhur një marrëveshje siguruese. Erdat shpk ka vendosur që të vendosë si peng në favor të Intesa SanPaolo Bank Albania të gjitha llogaritë e arkëtueshme që vijnë nga OSHEE sha nga shitjet e energjisë elektrike.
Më 23.10.2015 është lidhur kontrata e pengut midis Intesa SanPaolo Bank Albania (si kredidhënës)dhe Erdat shpk (si kredimarrës). Në bazë të kësaj Intesa SanPaolo Bank Albania i ka dhënë Erdat shpk kredi në shumën 8’612’256 euro dhe 581’710’473 ALL. Për këtë kredi, Erdat shpk ka vendosur peng të gjitha kuotat që ai zotëron tek Erdat Lura shpk.
Më 30.03.2012 është lidhur një marrëveshje siguruese midis barrëdhënësit Erdat shpk dhe barrëmarrësit Intesa SanPaolo Bank Albania. Barrëdhënësi Erdat shpk ka vensour barrë mbi të gjitha kuotat që ai zotëron tek shoqëria konçesionare Erdat Lura shpk.

Vendndodhja