Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Euron shpk, Kadria shpk dhe Teuta Konstruksion shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Orgjost i Ri, Bele 1, Bele 2, Topojan 1 dhe Topojan 2 në komunën Zapod, rrethi Kukës. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues. Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Autoriteti Kontraktues dhe koncesionari mund të vendosin një vit përpara përfundimit të kontratës që ta zgjasin afatin e kontratës kur vlerësohet se koncesionari i ka përmbushur të gjithë detyrimet e tij.Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë blerjen e energjisë elektrike të prodhuar nga koncesionari për 15 vitet e para të prodhimit (nëse koncesionari e kërkon një gjë të tillë). Çmimi i blerjes vendoset nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE).Hidrocentralet duhet të vihen në punë brenda 23 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve Orgjost i Ri, Bele 1, Bele 2, Topojan 1 dhe Topojan 2.Totali i investimeve është 3’565’744’707 ALL, nga të cilat 1’743’905’840 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Tarifa koncesionare është 5% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Kjo tarifë nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së koncesionit.Koncesionari duhet të riinvestojë çdo 15 vjet 75% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve.Më 14.11.2014 është përpiluar një amendim i kësaj kontrate, sipas të cilit Autoriteti Kontraktues (Ministria e Energjisë dhe Industrisë) miratonte ndarjen e shoqërisë koncesionare Euron Energy Group shpk në tri shoqëri pritëse: Alb – Energy shpk (zotëron 47.16% të aksioneve të Euron Energy Group shpk), Euron Energy shpk (zotëron 36.58% të aksioneve të Euron Energy Group shpk) dhe Energal shpk (zotëron 16.26% të aksioneve të Euron Energy Group shpk).Energal shpk do të jetë koncesionar për hidrocentralin Orgjost i Ri.Euron Energy shpk do të jetë koncesionar për hidrocentralet Bele 1 dhe Topojan 2.Alb – Energy shpk do të jetë koncesionar për hidrocentralet Bele 2 dhe Topojan 1.Në kontratën fillestare, hidrocentralet duhet të viheshin në punë brenda 23 muajve, ndërsa me këtë amendim ato mund të rivihen në punë brenda 56 muajve.
Kadria shpk - 13% të aksioneveAlb - Building - zotëron 30% të aksioneveEuron shpk - 57% të aksioneve.Në aktin e themelimit të shoqërisë, aksionet ishin ndarë: Euron shpk (71% të aksioneve), Kadria shpk (17% të aksioneve) dhe Teuta Konstruksion shpk (12% të aksioneve).
Më 24.04.2014 është vendosur ndarja e shoqërisë duke krijuar 2 shoqëri të reja: Alb – Energy shpk, Euron Energy shpk dhe Energal shpk.Më 05.04.2011 është larguar Teuta Konstruksion shpk dhe është rritur kapitali për Alb Building nga 20 % të aksioneve në 30 % të aksioneve.Më 23.04.2010 është shtuar ortaku Alb - Building (zotëron 20 % të aksioneve), është pakësuar pjesa e aksioneve që zotëron Kadria shpk nga 17 % në 13 % të aksioneve, është pakësuar pjesa e aksioneve që zotëron Euron shpk nga 71 % në 57 % të aksioneve, është pakësuar pjesa e aksioneve që zotëron Teuta Konstruksion shpk nga 12 % në 10 % të aksioneve.