Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Korça Ndërtim Prodihim - A shpk dhe Flonja shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Zerec 1 dhe Zerec 1 në rrjedhën e pellgut ujëmbledhës të përroit të Dusharit, rrethi Korçë. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues). Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Koncesionari do të ketë të drejta pronësie mbi objektin ekzistues dhe ai mund ta zgjerojë ose ta shtojë atë.Autoriteti Kontraktues mund të garantojë blerjen e energjisë elektrike nga koncesionari. Në kontratë nuk është specifikuar asnjë kohëzgjatje e tillë.Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që koncesionari të nisë punën e tij. Gjithashtu, Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë edhe gëzim të qetë të sheshit ku do të ngrihen hidrocentralet nga çdo lloj pretendimi pronësie.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit. Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë koncesionarin për të marrë sa më shpejt të gjitha lejet dhe licencat për të nisur ndërtimin.Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij, por jo për më tepër se 50% të vlerës së investimit dhe pa marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.Koncesionari merr përsipër të ndërtojë hidrocentralet brenda 16 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.Totali i investimeve është 199’921’093 ALL, nga të cilat 68’057’580 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Tarifa koncesionare është 2.5% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Koncesionari duhet të riinvestojë 60% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve duke nisur nga viti i 25 – të i hyrjes në fuqi të kësaj kontrate.Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.
HY - Life - 50% të kuotaveKorça Ndërtim Prodhim - A - 50% të kuotaveNë Aktin e Themelimit, Aurel Naumi zotëron 100% të kuotave.