Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentraleve në rrjedhën e përroit Sheja e Hotolishtit

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Vortek shpk, By Best Duty Free shpk dhe AK shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Liqenet, Maja e Madhe, Zanore, Dragostunjë, Frari, Hotolisht dhe Ura në përroin e Shejës së Hotolishtit, rrethi Librazhd. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Nëse kërkohet nga koncesionari, Autoriteti Kontraktues do të miratojë shpronësimin e pronës së paluajtshme private të nevojshme për ndërtimin e hidrocentralit. Të gjitha kostot e shpronësimit do të mbulohen nga koncesionari.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga koncesionari për 15 vitet e para të prodhimit.
Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që koncesionari të nisë punën e tij.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta.
Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij, por vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues dhe jo për më tepër se 50% të vlerës së investimit.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.
Totali i investimeve është 424’080’723 ALL, nga të cilat 202’330’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 5% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 60% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve duke nisur nga viti i 25 – të i hyrjes në fuqi të kontratës.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari nuk mund të vendosë barrë, peng ose hipotekë mbi aktivet që zotërohen nga Autoriteti Kontraktues  pa miratimin e këtij të fundit. E njëjta gjë vlen edhe për aktivet që do të ndërtohen në të ardhmen.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.

Kompania
HEC-i Dragostunje
Përshkrimi i kompanisë
Bashkim i përkohshëm i shoqërive shoqërive Vortek shpk, By Best Duty Free shpk dhe AK shpk. Shoqëria është krijuar më 28.10.2009, me një kapital themeltar prej 1'000'000 ALL. Shoqëria është krijuar posaçërisht për të zbatuar kontratën konçesionare. Zyra e saj qendrore është në adresën: Rruga e Elbasanit, Vila nr. 71, Tiranë. Shoqëria është krijuar për të zbatuar projektin e konçesionit.
Aksionerët

Vortek - 20% të aksioneve
Energy Development Group - 80% të aksioneve
Në Aktin e Themelimit, Vortek shpk dhe By Best Duty Free shpk zotërojnë 50% të aksioneve secila.

Persona dhe entite të lidhura
Imer Memetaj - administratori aktual (04.10.2016 - 04.10.2021)
Marenglen Meqemeja - administrator (04.12.2013 - 04.10.2016)
Redi Frashëri - administrator (22.05.2012 - 04.12.2013)
Sokol Meqemeja - administrator (13.04.2012 - 22.05.2012)
Redi Frashëri - administrator (28.10.2009 - 13.04.2012)


Më 18.10.2011 janë larguar ortakët AK shpk dhe By Best Duty Free shpk. është shtuar ortaku Energy Development Group duke zotëruar 80% të aksioneve. është pakësuar numri i aksioneve të Vortek shpk nga 45% në 20%.

Vendndodhja