Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentralit Çarshovë

Kontratë koncesioni e formës BOT (ndërtim, operim, transferim) për ndërtimin e hidrocentralit Çarshovë.
Kontrata është lidhur midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Korsel shpk.


Në fund të periudhës koncesionare, shoqëria do t'ia rikthejë objektin Autoritetit Kontraktues. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë blerjen e energjisë elektrike nga KESH sha për 15 vitet e para të prodhimit.
Vlera totale e investimit është 83'500'000 ALL, nga të cilat 24'999'600 ALL janë investime në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 2.5% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t'ia paguajë Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari do të riinvestojë 50% të vlerës së investimit për makineri dhe pajisje. Kjo vlerë do të investohet çdo 15 vjet.
Koncesionari mund të nënkontraktojë shërbimet e tij tek të tretët vetëm.

Kompania
Korsel shpk
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 26.02.1996. Forma e saj ligjore është shpk. Kapitali i saj themeltar është 223'600'000 lekë.

Zyra e saj qendrore është me adresë Bulevardi Fan. S. Noli, përballë supermarket "Elisabet", Korçë.
Objekti i veprimtarisë së saj janë: ndërtimi i objekteve civile, rikonstruksione të godinave, shërbime dekori, shërbime funerale, import - eksport të produkteve industriale, materialeve të ndërtimit, dyerve, peshkim, prodhim dhe tregtim vere, auditim mjedisor etj.
Më 04.02.2019, Përmbarues Gjyqësor Privat Neritan Çuko ka lëshuar masë sekuestro ndaj 100 % të aksioneve të shoqërisë për shlyerjen e detyrimeve që kjo ka ndaj të tretëve, por kjo masë është hequr me kërkesë të përmbaruesit më 12.04.2019.
Më 12.02.2019, Maksim Fejzulla ka lidhur Marrëveshje Siguruese Nr.548 Rep., Nr. 534 Kol, datë 12.02.2019, lidhur midis "Raiffeisen Bank" sh.a.

Aksionerët

Maksim Fejzulla - 100% të aksioneve.

Persona dhe entite të lidhura
Maksim Fejzulla - administratori aktual (31.01.2018 - 22.05.2021)
Blerina Beqaj - administratore (08.08.2017 - 31.01.2018)
Maksim Fejzulla - administratori aktual (26.02.1996 - 08.08.2017)
Më 08.10.1997 largohet ortaku Ioanit Kumioti dhe i shet të gjithë aksionet e tij tek Maksim Fejzulla.
Më 27.03.1998, shtohet ortakët Ziso Theodhori dhe Demir Areza duke blerë 8.2 % të aksioneve secili. Maksim Fejzulla zotëron tashmë 84 % të aksioneve.
Më 26.07.2001 largohet ortakët Ziso Theodhori dhe Demir Areza. Maksim Fejzulla është ortak i vetëm.

Vendndodhja