Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentralit Kacni

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë Kisi shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Kacni në komunën Selishtë, rrethi Dibër. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues. Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).


Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga Kesh sha për 15 vitet e para të prodhimit.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 24 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Totali i investimeve është 133’121’000 ALL, nga të cilat 55’000’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 40% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues çdo aset dhe impiant të ndërtuar.

Kompania
Kisi-Bio-Energji
Përshkrimi i kompanisë
Objekti i veprimtarisë: ndërtimi i hidrocentralit sipas kontratës së konçesionit. Shoqëria është themeluar më 04.08.2008. Kapitali i saj është 202'600'000 ALL.
Aksionerët

Free Co - 100% të aksioneve.
Në Aktin e Themelimit aksionere e vetme e shoqërisë është KISI shpk.

Persona dhe entite të lidhura
Julian Çela - administratori aktual (22.01.2020 - 31.03.2021)
Ardita Rama - administratore aktuale (22.01.2020 - 31.03.2021)
Daniela Leçka - administrator (17.12.2019 - 22.01.2020)
Imer Memetaj - administrator (20.05.2015 - 17.12.2019)
Gert Moçka - administrator (06.09.2013 - 20.05.2015)
Rrahim Lala - administrator (09.03.2012 - 06.09.2013)
Ylle Lala - administrator (04.08.2008 - 09.03.2012)

Vendndodhja