Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentralit Klos

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Malido shpk, I – AS shpk dhe Mirdita Konstruksion shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Klos në rrjedhën e lumit të Fanit, në komunën Fan, rrethi Mirditë. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike që prodhohet nga koncesionari përmes një kontrate afatgjatë.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij, por ai duhet të marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues dhe për një vlerë jo më të lartë se 50% e investimit.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Totali i investimeve është 96’422’100 ALL, nga të cilat 56’413’199 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 75% të vlerës së makinerive dhe çdo 15 vjet.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Koncesionari mund të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet dhe mund të lidhë çdo marrëveshje financuese me palë të treta vetëm për aq sa këto veprime shërbejnë për ndërtimin e hidrocentraleve.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive. Procesi i dorëzimit do të nisë 6 muaj para përfundimit të periudhës koncesionare.

Kompania
Malido - Energji
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 18.02.2009, me një kapital themeltar prej 100'000 ALL. Shoqëria është krijuar posaçërisht për të zbatuar kontratën konçesionare. Zyra e saj qendrore është në adresën: Hidrocentrali Klos, pranë Qendrës së Komunës, Klos, Lezhë.
Aksionerët

Koja - 53% e aksioneve
Malido - 47% e aksioneve


Në Aktin e Themelimit, ortakët janë: Malido shpk (70% të kapitalit), I-AS shpk (15% të kapitalit), Mirdita Konstruksion (15% të kapitalit)

Persona dhe entite të lidhura
Gëzim Leka - administratori aktual (15.04.2019 - 15.04.2024)
Fuat Hajdari - administratori aktual (26.11.2014 - 15.04.2024)
Ndue Ndoj - administrator (28.10.2013 - 26.11.2014)
Gjovalin Prenga - administrator (18.02.2009 - 28.10.2013)


Më 19.08.2019, zyra përmbarimore EPSA ka urdhëruar bllokimin e kuotave të shoqërisë.
Më 25.01.2019, I-AS ëshë larguar si ortak duke shitur 20 % të kuotave të saj tek shoqëria Malido duke rritur përqindjen e aksioneve të veta nga 27 % në 47 %.
Më 25.10.2016, zyra përmbarimore EPSA ka urdhëruar bllokimin e kuotave të shoqërisë. Më 22.09.2017 zyra përmbarimore Besa ka urdhëruar gjithashtu bllokimin e kuotave të shoqërisë. Por më 21.02.2018 zyra përmbarimore Besa ka kërkuar heqjen e sekuestros. Më 11.10.2018, zyra përmbarimore EPSA ka kërkuar gjithashtu zhbllokimin e kuotave.
Më 02.11.2015, zyra permbarimore ALBIUS ka urdhëruar sekuestron e 27 % të aksioneve të shoqërisë, por më 30.03.2016 është hequr kjo sekuestro.
Më 11.06.2015, ortakët Malido dhe Mirdita Konstruksion ka vendosur të shesë një pjesë të kuotave të tyre tek Koja. Kështu, Mirdita Konstruksion ka shiturn 16 % të kuotave të saj duke u larguar nga shoqëria, ndërsa është zvogëluar përqindja e aksioneve të Malidos nga 47 % në 27 %. është larguar oratku A-90 shpk
Më 04.11.2014, studio përmbarimore E.P.S.A ka urdhëruar vënien e sekuestros mbi kuotat e shoqërisë, por më 15.12.2014 e ka shfuqizuar këtë sekuestro.
Më 15.01.2014 është rritur përqindja e aksioneve të Kojas nga 15 % në 17 % dhe është zvogëluar përqindja e aksioneve të Malidos nga 49 % në 47 %.
Më 08.04.2011 është rritur përqindja e aksioneve të Kojas nga 11 % në 15 % dhe është zvogëluar përqindja e aksioneve të A-90 nga 20 % në 16 %.
Më 24.12.2010 është rritur përqindja e aksioneve të Kojas nga 10 % në 11 % dhe është zvogëluar përqindja e aksioneve të Malidos nga 50 % në 49 %.
Më 17.09.2010 është shtuar ortaku Koja duke zotëruar 10 % të aksioneve dhe është është zvogëluar përqindja e aksioneve të Malidos nga 60 % në 50 %.
Më 28.03.2009 kanë ndryshuar të dhënat e ortakëve: është rritur përqindja e aksioneve të I - AS nga 15 % në 20 %; është zvogëluar përqindja e aksioneve të Malidos nga 70 % në 60 %; është rritur përqindja e aksioneve të A 90 nga 15 % në 20 %.

Vendndodhja