Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Spahiu Gjanç shpk, Fatjon shpk, SGA sha dhe Armemil shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Lapaj në komunën Bushtricë, rrethi Kukës. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues). Shoqërisë koncesionare nuk i lejohet të kryejë asnjë lloj tjetër aktiviteti përveç ndërtimit të hidrocentraleve, pra vetëm ato aktivitete që është nënshkruar kjo kontratë. Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë koncesionarin në lidhje me ecurinë e kontratës.Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Një vit përpara përfundimit të kontratës, palët mund të bien dakord për ta zgjatur atë.Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga KESH sha për 15 vitet e para të prodhimit të energjisë.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.Totali i investimeve është 1’453’500’000 ALL, nga të cilat 544’496’400 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.Tarifa koncesionare është 2.5% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues.Koncesionari duhet të riinvestojë 45.5% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij.Me mbarimin e marrëveshjes koncesionare, asetet e koncesionit duke përfshirë çdo ndërtesë apo impiant të ndërtuar do t’i transferohen Autoritetit Kontraktues pa shpërblim apo detyrim shtesë.
Fatjon - 0.01% të kuotaveInisiativa Hidroelektrike shqiptare - 99.98% të kuotaveFusha - 0.01% të kuotave
Në Aktin e Themelimit, ortakët e shoqërisë janë Fatjon shpk (64% të kuotave), Spahiu Gjanç shpk (1% të kuotave), Ani shpk (1% të kuotave), Keanxho (2 % të kuotave), Fusha shpk (8% të kuotave), Avel shpk (2% të kuotave), IRZ shpk (1% të kuotave), Construction Managment Alliance - Albania (20% të kuotave) dhe 2A Poëer shpk (1% të kuotave).
Më 04.02.2010 janë larguar ortakët Spahiu Gjançi, 2A Power, Construction Managment Alliance – Albania, Keanxho, IRZ, Ani shpk, Avel. është shtuar ortaku Inisiativa Hidroelektrike Shqiptare me vlerë 84% të kuotave. është zvogëluar kapitali i ortakut Fatjon nga 64% në 8% të kuotave.