Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontratë koncesioni e formës BOT (ndërtim, operim, transferim) për ndërtimin e hidrocentralit Lubonjë, në lumin e Lubonjës, rrethi Korçë.Kontrata është lidhur midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Alb Agron shpk dhe Xhengo shpk.Në fund të periudhës koncesionare, shoqëria do t'ia rikthejë objektin Autoritetit Kontraktues. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.Vlera totale e investimit është 39'000'000 ALL, nga të cilat 10'000'000 ALL janë investime në makineri dhe pajisje.Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t'ia paguajë Autoritetit Kontraktues.Koncesionari do të riinvestojë 60% të vlerës së investimit për makineri dhe pajisje duke filluar nga viti i 25 - të.Koncesionari mund të nënkontraktojë shërbimet e tij tek të tretët vetëm me miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues dhe për jo më tepër se 50% të vlerës së investimit.
Ilir Bala - 66.67% të kuotave.Taulant Kurti - 33.33% të kuotave.