Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentralit Selishtë

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë IRZ shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Selishtë në komunën Selishtë, rrethi Dibër. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues. Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.


Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
E drejta e pronësisë mbi pronat shtetërore mbi të cilat do të ndërtohet objekti i përket Autoritetit Kontraktues. Në rast të konfliktit rreth titullit të pronësisë do të jetë Autoritetit Kontraktues që do të marrë përsipër zgjidhjen e konflikteve në mënyrë që koncesionari të shfrytëzojë i qetë dhe pa pengesa objektin.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike për një periudhë jo më pak se 4 vjet. Koncesionari ka të drejtë ta rinovojë këtë kontratë deri në 4 herë. Çmimet e shitjes do të vendosen nga Enti Rregullator i Energjisë.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e hidrocentraleve.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 14 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Totali i investimeve është 120’000’000 ALL, nga të cilat 57’000’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare.
Koncesionari duhet të riinvestojë 40% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve që rrjedhin nga kontrata.
Koncesionari ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet që do të krijohen dhe mund të lidhë çdolloj marrëveshjeje financimi për sa kohë pengu, hipoteka dhe marrëveshja e financimit të shërbejnë që të përmbushet qëllimi i kësaj kontrate.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive.

Kompania
Selishtë
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 05.07.2008, me një kapital themeltar prej 6'600'000, ALL. Shoqëria është krijuar posaçërisht për të zbatuar kontratën e konçesionit. Zyra e saj qendrore është në adresën: Salla e Makinerive, Hidrocentrali Selishtë në Përroin e Madh, Selishtë, Dibër.
Aksionerët

IRZ shpk - 49% të aksioneve
CROM Albania - 51% të aksioneve

Persona dhe entite të lidhura
Hane Doda - administratori aktual (09.03.2020 - 09.03.2025)
Ramazan Biba - administrator (05.07.2008 - 09.03.2020)


Më 17.04.2020, është shtuar kapitali i CROM Albania nga 20 % në 51 % dhe është pakësuar kapitali i IRZ shpk nga 80 % në 49 %.
Më 10.04.2013 është shtuar ortaku CROM Albania duke blerë 20 % të kuotave të shoqërisë. Tashmë, IRZ shpk zotëron 80 % të kuotave.
Më 28.05.2013, është vendosur nënshkrimi i një marrëveshjeje barre siguruese me First Investment Bank mbi 100 % të kuotave të shoqërisë.
Më 20.11.2012, ortaku Ramazan Biba i ka shitur 100 % të aksioneve të tij IRZ shpk – së.
Më 28.07.2010 është vendosur që të vendosn peng 100 % të kuotave të shoqërisë për sigurimin e një kredie nga Banka Kombëtare Tregtare.

Vendndodhja