Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentralit Stojan

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjistikës dhe shoqërisë El Er Energy shpk.
Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Stojan, komuna Unëz, rrethi Mat. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.

Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).
Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë koncesionarin në çdo kohë për të verifikuar ecurinë e detyrimeve.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Një vit përpara përfundimit të kontratës, palët mund të bien dakord që të zgjasin këtë kontratë nëse e konsiderojnë me interes vazhdimin e kontratës.
E drejta e pronësisë mbi asetet pronë shtetërore i mbetet Autoritetit Kontraktues gjatë gjithë periudhës së koncesionit.
Autoriteti Kontraktues do të garantojë blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike për 15 vitet e para të prodhimit.
Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e projektit.
Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë koncesionarin për të lidhur marrëveshje ose kontrata me institucione publike.
Koncesionari do të themelojë një shoqëri koncesionare brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e kontratës.
Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës, sigurinë teknike, disiplinën teknike, higjienën, sigurimin nga zjarri dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari do të nisë punimet brenda 30 ditësh nga data e marrjes së miratimit të projektit.
Totali i investimeve është 124’333’623 ALL, nga të cilat 46’941’400 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.
Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.
Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari duhet të riinvestojë 45% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve çdo 15 vjet.
Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari nuk ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet që janë në pronësi të Autoritetit Kontraktues ose mbi asetet që do të ndërtohen ose blihen nga koncesionari pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.
Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues asetet, dorëzimin e dokumenteve që shoqërojnë asetet, kalimin e të drejtave dhe detyrimeve në lidhje me asetet, kalimin e titullit të pronësisë për ndërtesat apo impiantet e ndërtuara nga koncesionari. Koncesionari duhet të garantojë që këto asete janë në gjendje të mirë pune.

Kompania
El - Er Energy
Përshkrimi i kompanisë
Objekti i veprimtarisë: të zbatojë kontratën e konçesionit. Shoqëria është themeluar më 11.05.2007. Kapitali i saj është 100'000 ALL.
Aksionerët

Gjetë Stojani - 100% të kuotave

Persona dhe entite të lidhura
Gjetë Stojani - administratori aktual (11.05.2007 - )


Më 28.10.2008, subjekti ka deklaruar në QKB ndryshimin e statusit nga “Aktiv” në “Pezulluar”. Më 03.03.2011, subjekti e ka ndryshuar sërish statusin duke e aktivizuar atë. Më 28.04.2011, subjekti e ka pezulluar sërish aktivitetin.

Vendndodhja