Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive Anglican Energy Limited, Montagues LLP dhe Alba Ndërtim shpk.Krahas hidrocentralit Suha 1, është dhënë koncesioni për ndërtimin e hidrocentralit Sula 2 në të njëjtin lum. Regjimi i punës së 2 hidrocentraleve varët në mënyrë reciproke nga njëri – tjetri. Koncesionari duhet të bashkëpunojë me koncesionarin e hidrocentralit Suha 2.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentraleve Suha 1 në përroin e Suhës, rrethi Gjirokastër. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues). Shoqërisë koncesionare nuk i lejohet të kryejë asnjë lloj tjetër aktiviteti përveç ndërtimit të hidrocentraleve, pra vetëm ato aktivitete që është nënshkruar kjo kontratë. Për të plotësuar këtë objektiv të kontratës, koncesionari duhet të kryejë veprimet si më poshtë:• Të projektojë, financojë, ndërtojë, testojë, të ketë në pronësi, të operojë dhe të mirëmbajë hidrocentralin.• Të ketë gëzim të qetë të sheshit ku do të zhvillojë punimet.• Kur periudha e koncesionit përfundon, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit Kontraktues përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentraleve dhe të objekteve të shtuara.• Koncesionari duhet të ketë të drejtën ekskluzive ndaj çdo atributi mjedisor që mund të ketë nga projekti.• Autoriteti Kontraktues do të mbështesë çdo aplikim të koncesionarit tek autoritetit përkatëse në lidhje me Mekanizmat e Zhvillimit të Pastërtisë (Clean Development Mechanism) dhe veçanërisht me marrjen e miratimit nga Ministria e Mjedisit.Koncesionari do të marrë në dorëzim sheshin dhe objektin ekzistues dhe mund ta shtojë ose ta zgjerojë atë. Koncesionari ka të drejtën e gëzimit të qetë të sheshit që do të thotë të mos ketë asnjë ndërhyrje të parregullt nga Autoriteti Kontraktues apo nga ndonjë autoritet tjetër shtetëror. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit përdorimin e sheshit, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese të shtuara.Koncesionari merr në përdorim sheshin në gjendjen siç është. Autoriteti Kontraktues nuk do të kryejë asnjë shpenzim dhe nuk duhet të jetë përgjegjës për ndonjë pretendim që mund të ketë koncesionari në lidhje me gjendjen e sheshit. Nëse për dhënien e sheshit do të konsiderohet e nevojshme edhe shpronësimi i truallit që është pronë private, atëherë koncesionari do t’i paraqesë këtë kërkesë dhe të gjitha dokumentet përkatëse Autoritetit Kontraktues në lidhje me procedurën e shpronësimit. Autoriteti Kontraktues mund të miratojë propozimin për shpronësime dhe të ndjekë procedurat e shpronësimit por të gjitha kostot e shpronësimit do të mbulohen nga koncesionari.Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë koncesionarin çdo 3 muaj për të verifikuar ecurinë e punimeve dhe të projektit. Autoriteti Kontraktues merr përsipër kostot e monitorimit.Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Një vit përpara përfundimit të afatit të kontratës, palët mund të bien dakord që të zgjasin afatin e kontratës me vullnet të përbashkët.Nëse kërkohet nga koncesionari, Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga subjekti i furnizimit të energjisë elektrike përmes një kontrate afatgjatë nëse kjo gjë kërkohet nga koncesionari.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e projektit.Koncesionari duhet të krijojë një shoqëri koncesionare për të nisur punimet brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari dhe shoqëria e re e krijuar do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet në kontratën e koncesionit.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës, sigurinë teknike, disiplinën teknike, higjienën, sigurimin nga zjarri dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Koncesionari nuk duhet të ndërhyjë në burimet ujore që furnizojnë ujësjellësin e zonës dhe të sigurojë ujin e nevojshëm për vaditje për nevojat e bujqësisë.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 44 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari do të nisë punimet brenda 30 ditësh nga marrja e lejes së ndërtimit. Aplikimi për pajisjen me leje do të kryhet brenda 30 ditëve nga miratimi i projektit përfundimtar nga Autoriteti Kontraktues.Totali i investimeve është 3’181’563’000 ALL, nga të cilat 729’000’000 ALL do të investohen në makineri dhe pajisje.Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.Tarifa koncesionare është 2% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë periudhës koncesionare. Në llogaritjen e tarifës koncesionare është marrë parasysh që tarifa e përdorimit të ujit është 0% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike. Tarifa do të jepet nga koncesionari dhe do të merret në dorëzim nga KESH ose OST në emër të Autoritetit Kontraktues.Koncesionari duhet të riinvestojë 60% të vlerës së makinerive dhe pajisjeve duke filluar nga viti i 25 – të nga hyrja në fuqi e kësaj kontrate.Koncesionari nuk mund të ndryshojë përqindjen e pjesëmarrjes në aksionet e saj ose transferimin e tyre tek persona të tretë pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Koncesionari mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij por vetëm pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues dhe jo për më tepër se 65% të vlerës së investimit.Koncesionari ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet që do të krijohen dhe mund të lidhë çdolloj marrëveshjeje financimi për sa kohë pengu, hipoteka dhe marrëveshja e financimit të shërbejnë që të përmbushet qëllimi i kësaj kontrate.Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive. Procesi i dorëzimit do të nisë 6 muaj përpara përfundimin të periudhës së koncesionit.
Anglican Energy Limited - 100% të kuotave.Në Aktin e Themelimit ortakë të shoqërisë janë Montagues LLP (40% të kuotave), Anglican Energy Limited (35% të kuotave) dhe Alba Ndërtim shpk (25% të kuotave).
Më 09.02.2015 është larguar ortaku Montagues duke i shitur të gjithë kuotat e tij Anglican Energy Limited. është rritur kapitali i Anglican Energy Limited nga 65% në 100% të kuotave.Më 28.07.2012 është larguar ortaku Alba Ndërtim duke i shitur 25% të kuotave ortakut Anglican Energy Limited. është rritur kapitali i Anglican Energy Limited nga 40% në 65% të kuotave.