Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i hidrocentralit Tervol

Kontratë koncesioni e formës BOT (ndërtim, operim, transferim) për ndërtimin e hidrocentralit Tervol, në komunën Pishaj, rrethi i Gramshit me qëllim prodhimin e energjisë elektrike dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të zonës. Kontrata është lidhur midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Ble-klo-ar. Autoritet Kontraktues garanton blerjen e energjisë së prodhuar nga ky hidrocentral për 15 vitet e para të prodhimit. Në fund të periudhës koncesionare, shoqëria do t'ia rikthejë objektin Autoritetit Kontraktues. Koncesionari nuk ka të drejtë të japë kontratën e koncesionit me nënkoncesion. Tarifa koncesionare është 3% e energjisë së prodhuar që duhet t'i paguhet Autoritetit Kontraktues. Koncesionari do të riinvestojë çdo 15 vjet për 50% të vlerës së investuar në makineri dhe pajisje. Koncesionari mund të nënkontraktojë pjesë të shërbimeve tek palët e treta.

Kompania
HEC-i Tervolit
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar për të zbatuar konçesionin për ndërtimin e hidrocentralit në Tervol. Ajo është themeluar më 12.12.2007 dhe forma e saj ligjore është shpk. Kapitali I saj themeltar është 390'929'905 leke.
Aksionerët

Bashkim Spahiu - 4.5% të aksioneve
Olset Haxhiu - 8.37% të aksioneve
Refat Mustafaraj - 14.5% të aksioneve
SKRAQI - 34.2% të aksioneve
BLE-KLO-AR - 38.43% të aksioneve

Persona dhe entite të lidhura
Julian Skraqi - administratori aktual (04.03.2019 - 04.03.2024)
Zabit Skraqi  - administrator (01.01.2014 - 04.03.2019)
Feti Mehmeti - administratori (                - 01.01.2014)

Më 22.09.2010, Ble-Klor-ar shpk ka shitur 4.5% të kuotave të tij tek Bashkim Spahiu. Pra, tashmë Ble-klo-ar zotëron 38.43 % të kuotave, Skraqi shpk zotëron 34.2 % të kuotave, Refat Mustafaraj zotëron 14.5 % dhe Olset Haxhiu zotëron 8.37 %.

Më 17.11.2008, aksionerët e shoqërisë ishin: Ble-Klo-ar shpk zotëron 42.93 %, Skraqi shpk zotëron 34.2 %, Refat Mustafaraj zotëron 14.5 %, Olset Haxhiu zotëron 8.37 %.
Më 30.04.2008, janë larguar ortakët Eqerem Mehmeti, Feti Mehmeti, Zabit Skraqi, Halim Mehmeti, Artan Skraqi, Julian Skraqi. është shtuar ortaku Ble-klo-ar zotëron 47.7 % të aksioneve dhe Skraqi shpk zotëron 38 % të aksioneve.
Më 27.11.2015, shoqëria ka marrë kredi kolaterale nga Raiffeisen Banka Sh.A sipas marrëveshjes kolaterale nr. 3027 reo nr 1260 kol dt. 27.11.2015.

Vendndodhja