Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Rehabilitimi i hidrocentralit Labinot Mal - Elbasan

Kontratë koncesioni e formës ROT (rehabilitim, operim, transferim) për rehabilitimin e hidrocentralit Labinot Mal - Elbasan në komunën Labinot - Mal, rrethi Elbasan.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Autoriteti Kontraktues do t'i vendosë në dobi të koncesionarit të gjitha asetet fizike të lira nga çdo pretendim apo barrë.
Autoriteti Kontraktues garanton blerjen e energjisë elektrike nga koncesionari për 15 vitet e para të prodhimit të energjisë nëse koncesionari e kërkon këtë gjë.


Vlera totale e investimit është 12'500'000 ALL, nga të cilat 4'800'000 ALL janë investime në makineri dhe pajisje.
Tarifa koncesionare është 2% e energjisë së prodhuar. Vlera e riinvestimit është 40% e vlerës së investimit për makineritë dhe pajisjet. Kjo vlerë do të investohet çdo 15 vjet.
Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet të transferojë tek Autoriteti Kontraktues çdo aset apo objekt të ndërtuar dhe të rehabilituar.

Kompania
Ansara shpk
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 20.04.2002. Forma e saj ligjore është shpk. Kapitali i saj themeltar është 4'350'000 ALL. Zyra e saj qendrore është në adresën Labinot fushë, fshati Mengel, rruga Nacionale, objekti nr.5, Elbasan.


Në fillim të krijimit të saj, shoqëria është krijuar me objekt veprimtarie: import - eksport mallrash, tekstile, produkte ndërtimi, hoteleri, turizëm etj. Por, në v. 2005 ka shtuar në aktivitetet e saj edhe ndërtime civile, ndërtim vepra arti, ndërtim impiante të trajtimit të mbeturinave etj. Në v. 2010, deklaron se si objektiv ka edhe tregtimin e energjisë elektrike, ndërsa në vitin 2012 deklaron edhe si operator i prodhimit të energjisë elektrike.
Në 06.06.2013, shoqëria ka vendosur të pezullojë pa afat aktivitetin e saj, por në 10.12.2014 ajo është rikthyer në statusin Aktiv.

Aksionerët

Saimir Qosja - 100% të aksioneve.

Persona dhe entite të lidhura
Sonila Qosja - administratorja aktuale (30.12.2016 -30.12.2021)
Saimir Qosja - administrator (12.10.2016 - 30.12.2016)
Arben Koçllari - administrator (10.12.2014 - 12.10.2016)
Saimir Qosja - administrator (20.04.2002 - 10.12.2014)

Vendndodhja