Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata e koncesionit është nënshkruar midis Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Feriz Mazreku, shoqërisë Adriatic AS, shoqërisë Velipoja Investment Projects sha dhe shoqërisë Ndërtuesi shpk.Objekti i kontratës është: ndërtimi, shfrytëzimi dhe transferimi i një porti jahtesh në Shëngjin. Koncesionari do të ofrojë shërbime portuale dhe turistike për mjetet lundruese të lidhura ngushtësisht me portin.
Kontrata është e formës BOT.Kohëzgjatja e kontratës është 35 vjet, por palët mund të bien dakord që ta zgjasin kontratën edhe pasi ka përfunduar ky afat.Autoriteti Kontraktues i jep të drejtën koncesionarit që të hyjë, të marrë në dorëzim dhe të përdorë sipërfaqen e portit duke përfshirë kalatën perëndimore të Portit të Shëngjinit prej 31’578 m2 dhe një sipërfaqe tokësore prej 12’381 m2. Nëse koncesionari dëshiron të përdorë sipërfaqen portuale për qëllime të tjera shtesë, që nuk janë parashikuar në këtë kontratë, duhet të marrë miratimin me shkrim të Autoritetit Kontraktues. Autoriteti Kontraktues nuk e garanton gjendjen e sipërfaqes së portit (hapësirën mbi tokë, nëntokësore dhe nëndetare). Koncesionari e pranon sipërfaqen ashtu siç është.Koncesionari do të krijojë brenda 30 ditëve shoqërinë koncesionare së cilës do t’i transferojë të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tij. Koncesionari dhe shoqëria koncesionare do të jenë debitorë solidarë në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata.Ortakët e shoqërisë nuk do të mund të transferojnë paketën kontrolluese të aksioneve të shoqërisë koncesionare pa miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë koncesionarin gjatë procedurave për pajisje me leje, autorizime dhe licenca.Tarifa koncesionare do të jetë sa më poshtë:• Nga viti i parë i zbatimit të kontratës deri në vitin e 13 – të, tarifa do të jetë 2.2% të xhiros vjetore pas tatim fitimit dhe duke përjashtuar TVSH – në.• Pas vitit të 13 – të, tarifa vjetore do të rritet me 0.5% në vit derisa të arrijë vlerën maksimale prej 2.5% të xhiros vjetore pas tatim fitimit dhe duke përjashtuar TVSH – në.Koncesionari do të krijojë të ardhura duke zbatuar tarifa shërbimi. Tarifat do të rishikohen duke marrë parasysh edhe normën e inflacionit. Nëse koncesionari do të ndryshojë tarifën e shërbimit, ai duhet të njoftojë 2 muaj përpara Autoritetin Kontraktues, i cili mund të miratojë tarifën e re ose jo.Vlera totale e investimit është 730’338’000 ALL pa TVSH.Koncesionari do të riinvestojë 5% të fitimit vjetor pas vitit të pestë të operimit deri në fund të periudhës koncesionare. Fushat ku do të riinvestohet janë siguria detare, teknologjia e administrimit portual, infrastruktura e shërbimeve turistike dhe ngritja e kapaciteteve vendore në shërbime.Koncesionari do të shpenzojë jo më pak se 1% të shumës vjetore të grumbulluar nga tarifat e shërbimit për mirëmbajtjen e portit dhe të aseteve të tij.Koncesionari duhet të sigurojë kontratën përmes një sigurimi kontrate të parevokueshme dhe të pagueshme me kërkesën e parë në formën e një sigurimi të pakushtëzuar. Ky sigurim do të lëshohet nga një shoqëri sigurimesh. Vlera e sigurimit do të jetë 10% e vlerës së investimit. Kjo bëhet për të garantuar përmbushjen e detyrimeve nga koncesionari.Koncesionari mund të nënkontraktojë shërbime vetëm pasi ka marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues dhe për vlera që janë të paktën 30% të vlerës totale të kontratës.Koncesionari duhet të kryejë sigurimin e operacioneve të punës përmes policave të sigurimit që duhet t’ia paraqesë Autoritetit Kontraktues.Koncesionari duhet të zbatojë legjislacionin mjedisor në lidhje me ndotjen e ajrit, tokës, emetimin e zhurmave etj, Kodin e Punës, sigurimin teknik, disiplinën teknike, mbrojtjen në punë, higjienën, sigurimin nga zjarri.Koncesionari do të mbulojë vetë të gjitha kostot në lidhje me riparimet dhe zëvendësimet e pajisjeve. Gjithashtu, ai duhet të përballojë vetë të gjitha kostot në lidhje me dëmshpërblime për dëme që mund t’i ketë shkaktuar palëve të treta.Koncesionari do të nisje punën brenda 90 ditëve nga pajisja me leje, autorizime dhe licenca.Koncesionari do të sigurojë programimin e hyrjes, ankorimit dhe lundrimit të jahteve; mbajtjen e kanalit të hyrjes në parametrat e duhura; thellësinë e duhur të hauzeve dhe të kryejë operacione mirëmbajtjeje dhe kapitale përgjatë platformës së akostimit.Procesi i dorëzimit të portit do të nisë 6 muajt e fundit të periudhës koncesionare. Koncesionari do t’i transferojë Autoritetit Kontraktues sa më poshtë:• Transferimin e portit që duhet të jetë i mirëmbajtur, i pastër dhe funksional• Transferimin e programeve kompjuterike që duhet të jenë të vlefshme të paktën edhe 3 muaj pas përfundimit të periudhës koncesionare.• Pajisjet elektrike• Lëndët e para• Të drejtat e pronësisë intelektuale• Librat, dokumentet dhe evidencat të kompjuterizuara ose jo, raportet, të dhënat, skicat, dosjet.• Garancitë e pajisjeve elektromekanike dhe kompjuterike, materialet• Të drejtat kontraktore duke përfshirë qeratë dhe policat e sigurimit• Punimet në proces etj.
Arian Alia - 41% të kuotaveLumni Kalaj - 10% të kuotaveAdriatiko sud - 49% të kuotave
Më 23.07.2002, ortaku Muhamet Balla i shet 21% të kuotave të tij ortakut Arian Alia dhe 10% të kuotave ortakut tjetër Lumni Kalaj. Kështu Muhamet Balla largohet nga shoqëria. Kapitali i Arian Aliat bëhet 41% të kuotave, ndërsa kapitali i Lumni Kalajt arrin në 10% të kuotave.