Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë Ayen – Alb sha, e cila është themeluar si bashkim i Ayen Energji AS dhe Fusha shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit Kalivaç mbi lumin Vjosë, në qarkun e Gjirokastrës. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues). Autoriteti Kontraktues dhe koncesionari janë në dijeni të faktit që hidrocentrali i Kalivaçit është dhënë me koncesion edhe më parë, por ajo kontratë është e zgjidhur. Për këtë arsye, në shesh ndodhen edhe disa asete ekzistuese që Autoriteti Kontraktues do t’ia japë koncesionarit për të ndërtuar hidrocentralin. Në lidhje me këto asete, Autoriteti Kontraktues merr përsipër detyrimet sa më poshtë:1. Autoriteti Kontraktues do t’ia transferojë koncesionarit asetet ekzistuese të pajisura me titull të plotë pronësie dhe përdorimi.2. Autoriteti Kontraktues do t’i japë koncesionarit informacion dhe dokumentacion të plotë në lidhje me procedurat e mëparshme të shpronësimeve.3. Autoriteti Kontraktues do t’ia transferojë koncesionarit asetet ekzistuese të lira nga çdo barrë, peng, hipotekë apo kufizime të tjera të ngjashme.4. Nëse koncesionari gjykon se nëse asetet ekzistuese nuk janë më të përshtatshme për të ndërtuar hidrocentralin, ai ka të drejtë të mos i pranojë.5. Koncesionari nuk është përgjegjës në lidhje me pretendimet që palë të treta mund të kenë mbi asetet ekzistuese në fjalë.Koncesionari duhet të kryejë pagesën përkatëse të aseteve ekzistuese duke i paguar ato me këste nga momenti i fillimit të prodhimit të energjisë elektrike.Shoqërisë koncesionare nuk i lejohet të kryejë asnjë lloj tjetër aktiviteti përveç ndërtimit të hidrocentraleve, pra vetëm ato aktivitete që është nënshkruar kjo kontratë. Për të plotësuar këtë objektiv të kontratës, koncesionari duhet të kryejë veprimet si më poshtë:• Të projektojë, financojë, ndërtojë, testojë, të ketë në pronësi, të operojë dhe të mirëmbajë hidrocentralin.• Të ketë të drejtën e kalimit dhe gëzim të qetë të sheshit.• Të përdorë burimet ujore të lumit Vjosë duke respektuar kushtet mjedisore dhe rrjedhën ekologjike.• Të përdorë tokën pa pagesë, asetet publike, materialet e nevojshme të ndërtimit të ndodhura nën shesh dhe mbi shesh.• Palët do të lidhin dhe rinovojnë pa ndërprerje marrëveshje uzufrukti dhe përdorimi me kohëzgjatje jo më tepër se periudha e koncesionit.• Të shesë një pjesë apo të gjithë energjinë e prodhuar në hidrocentrale.• Të lidhet dhe të ketë akses në Rrjetin Kombëtar të Energjisë.• Koncesionari duhet të ketë të drejtë të hipotekojë, të vendosë barrë apo të transferojë të drejtat e tij në këtë kontratë si dhe interesat e tij mbi projektin për të vendosur garanci në favor të palëve financuese.• Kur periudha e koncesionit përfundon, koncesionari duhet t’i kthejë Autoritetit Kontraktues përdorimin e sheshit dhe të drejtën për kalim, t’i transferojë pronësinë e hidrocentralit dhe të objekteve ekzistuese.• Koncesionari duhet të ketë të drejtën ekskluzive ndaj çdo atributi mjedisor që mund të ketë nga projekti.Autoriteti Kontraktues do t’i japë koncesionarit të drejtën e sheshit, të drejtën e kalimit dhe do t’i garantojë gëzim të qetë të sheshit. Nëse koncesionari ka nevojë për shfrytëzimin edhe të truallit që është pronë private, ai mund t’i kërkojë ndihmë Autoritetit Kontraktues në lidhje me procedurat e shpronësimit. Koncesionari do të mbulojë të gjithë kostot dhe kompensimet në lidhje me procedurat e shpronësimeve. Nëse sheshi që dëshiron të shfrytëzojë koncesionari është pronë e një autoriteti tjetër publike, atëherë Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë koncesionarin në lidhjen e një marrëveshjeje përdorimi të sheshit me institucionin përkatës publik.Koncesionari e pranon sheshin në gjendjen siç është. Autoriteti Kontraktues do ta mbrojë koncesionarin në lidhje me çdo pretendim të ndonjë pale të tretë në lidhje me sheshin. Sheshi, pronat private që do të shpronësohen për të ndërtuar hidrocentralin dhe objektet e reja që do të ndërtohen nga hidrocentrali janë pronë shtetërore ose janë nën pronësinë e Autoritetit Kontraktues. Prandaj, koncesionari nuk do të paguajë asnjë taksë apo tatim në lidhje me pasuritë e paluajtshme si trualli, ndërtesat, tunelet, rrjedhën e lumit dhe pellgun ujëmbledhës, tokat bujqësore, pyjet, kullotat dhe livadhet, rrugët dhe infrastrukturën e brendshme.Autoriteti Kontraktues do t’i japë koncesionari uzufruktin ose të drejta përkatëse të nevojshme për të realizuar projektin si e drejta e ndërtimit, qeratë afatgjata, të drejtat e kalimit. Të gjitha materialet e nevojshme që ndodhen në sheshi do të konsiderohen të përfshira tek të drejtat koncesionare dhe do të përdoren nga koncesionari.Autoriteti Kontraktues e garanton koncesionarin që as ai dhe as ndonjë institucion tjetër publik nuk do të japë të drejta ndonjë pale të tretë për të kontrolluar, shfrytëzuar, devijuar ose shkarkuar rezervat ujore në pjesën e sipërme të sheshit (hidrocentralet në rrjedhën e sipërme). Gjithashtu, ai i garanton koncesionarit që ndërtimi dhe operimi i këtyre hidrocentraleve nuk do të zvogëlojë prurjet ditore dhe nuk do të ndikojë negativisht në funksionimin e hidrocentralit. Autoriteti Kontraktues do të mbrojë dhe do ta kompensojë koncesionarin për çdo humbje financiare që mund t’i shkaktohet nga veprimtaria e hidrocentralit tjetër dhe do të marrë masa për rregullimin e shkeljeve brenda 60 ditëve.Nëse ndryshimi i ligjeve do të ndikojë negativisht tek koncesionari duke i shkaktuar dëme, humbje ose zvogëlim të fitimit atëherë ai ka të drejtë të kompensohet nga Autoriteti Kontraktues.Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë koncesionarin çdo 3 muaj për të verifikuar ecurinë e punimeve dhe të projektit.Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet. Në fund të kontratës, palët mund të bien dakord që të zgjasin afatin e kontratës nëse e gjykojnë të arsyeshme.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë që koncesionari të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që të nisë puna dhe në të gjitha marrëdhëniet e koncesionarit me autoritetet shtetërore.Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë koncesionarin që ndërtimi i veprave të tjera hidroteknike në të njëjtën rrjedhë nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e projektit.Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë koncesionarin për të lidhur marrëveshje ose kontrata me institucione publike.Autoriteti Kontraktues duhet t’i garantojë koncesionarit lidhjen e hidrocentralit me Rrjetin Kombëtar të Energjisë për transmetimin e energjisë. Ai i garanton koncesionarit akses të plotë në Rrjetin Kombëtar të Energjisë me qëllim operimin e pandërprerë të hidrocentralit.Koncesionari duhet të ruajë ekosistemin, sasinë e ujit ekologjik në shtratin parësor të lumit/rrjedhës dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit, duhet të zbatojë Kodin e Punës, sigurinë teknike, disiplinën teknike, higjienën, sigurimin nga zjarri dhe duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe dëmet që mund të shkaktohen mbi Autoritetin Kontraktues ose palë të treta. Koncesionari duhet të parandalojë ndotjen e mjedisit dhe ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e veta.Koncesionari nuk duhet të ndërhyjë në burimet ujore që furnizojnë ujësjellësin e zonës dhe të sigurojë ujin e nevojshëm për vaditje për nevojat e bujqësisë.Nëse infrastruktura ekzistuese do të përmbytet ose dëmtohet për shkak të realizimit të hidrocentralit, koncesionari do ta rindërtojë ose zëvendësojë në të njëjtat kushte siç ishte.Koncesionari merr përsipër të vërë në punë hidrocentralet brenda 30 muajve nga data e marrjes së lejes. Afati për t’u pajisur me leje është brenda 24 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Koncesionari do të nisë punimet brenda 60 ditësh nga marrja e lejes së ndërtimit. Totali i investimeve është 16’913’853’000 ALL.Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 5% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin.Tarifa koncesionare është 2.1% e prodhimit vjetor të energjisë elektrike të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Çdo ortak i koncesionarit ka të drejtën të transferojë lirisht çdo kuotë ortakëve të tjerë ekzistues të shoqërisë koncesionare pa marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues. Për çdo transferim të kuotave ose kapitalit themeltar tek palë të treta, koncesionari duhet të marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.Koncesionari nuk mund të nënkontraktojë një pjesë të shërbimeve të tij për një vlerë më të lartë se 50% të vlerës së investimit pa marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.Koncesionari ka të drejtë të vendosë peng, hipotekë apo ndonjë barrë tjetër mbi aktivet që do të krijohen dhe mund të lidhë çdolloj marrëveshjeje financimi për sa kohë pengu, hipoteka dhe marrëveshja e financimit të shërbejnë që të përmbushet qëllimi i kësaj kontrate.Në fund të periudhës, Koncesionari duhet të transferojë pa kundërshpërblim tek Autoriteti Kontraktues: hidrocentralin dhe objektet ekzistuese të lidhura me të, ndërtesa, makineri, pajisje, pronësinë mbi ndërtesat apo impiantet e ndërtuara, të drejtat kontraktore, dorëzimin e librave, dokumenteve dhe garancive. Procesi i dorëzimit do të nisë 6 muaj përpara përfundimin të periudhës së koncesionit.
Ayen Enerji Anonim Sirketi - 92% të kuotaveFusha - 8% të kuotave