Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërive AVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower sha.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi, mirëmbajtja e hidrocentralit në luginën e lumit Devoll.. Në fund të periudhës koncesionare, objektet do të transferohen tek Autoriteti Kontraktues.
Kontrata është e formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në fund të kontratës së koncesionit tek Autoritetit Kontraktues).Bashkë – koncesionarët do të jenë individualisht dhe bashkërisht përgjegjës përpara Autoritetit Kontraktues për përmbushjen e detyrimeve sipas kësaj kontrate. Për të plotësuar këtë objektiv të kontratës, koncesionari duhet të kryejë veprimet si më poshtë:• Të projektojë, financojë, ndërtojë, testojë, të ketë në pronësi, të operojë dhe të mirëmbajë hidrocentralin.• Të ketë gëzim të qetë të sheshit ku do të zhvillojë punimet.• Të ketë akses dhe të përdorë ujin e Luginës së Lumit të Devollit duke përfshirë lumin dhe degët e tij.• Shesë dhe furnizojë prodhimin neto të energjisë elektrike brenda dhe jashtë vendit dhe të mbledhë të ardhurat nga shitjet.• Të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi për prodhimin, transmetimin dhe shitjen e energjisë.• Koncesionari duhet të plotësojë kërkesat e Autoritetit Kontraktues. Autoriteti Kontraktues duhet të kompensojë koncesionarin për çdo rënie të ardhurash ose rritje kostosh për shkak të përmbushjes së këtyre kërkesave ose për shkak të ndonjë kufizimi ligjor të cilat e ndalojnë koncesionarin për të shitur prodhim neto të energjisë elektrike brenda dhe jashtë vendit.• T’i kthejë Autoritetit Kontraktues përdorimin e sheshit dhe të drejtën për kalim dhe t’i transferojë Autoritetit Kontraktues pronësinë e hidrocentraleve me mbarimin e afatit.Koncesionari merr në përdorim sheshin në gjendjen siç është. Autoriteti Kontraktues nuk do të kryejë asnjë shpenzim dhe nuk duhet të jetë përgjegjës për ndonjë pretendim që mund të ketë koncesionari në lidhje me gjendjen e sheshit. Por, Autoriteti Kontraktues do të jetë përgjegjës për koston e pastrimit nga ndonjë ndotje mjedisore të mëparshme dhe do të zhdëmtojë koncesionarin kundrejt pretendimeve të palëve të treta në lidhje me dëme nga kjo ndotje mjedisore e mëparshme.Autoriteti Kontraktues do të garantojë aksesin e koncesionarit në Sistemin e Transmetimit të Energjisë Elektrike.Autoriteti Kontraktues dhe as ndonjë entitet tjetër shtetëror nuk do të japin të drejtë për të shfrytëzuar, devijuar ose lëshuar burimet e ujit në rrjedhën e sipërme të sheshit të cilat mund të dëmtojnë veprimtarinë e koncesionarit.Autoriteti Kontraktues do të dëmshpërblejë koncesionarin nëse do të ketë një taksë të re ose do të rriten taksat ekzistuese në një vlerë prej 20% më të lartë se mesatarja e kësaj taksë brenda Bashkimit Europian. Autoriteti Kontraktues do të dëmshpërblejë koncesionarin nëse si rrjedhojë e rritjes së taksave, kostot vjetore të projektit do të rriten me të paktën 1’500’000 euro. Gjithashtu, Autoriteti Kontraktues do të dëmshpërblejë koncesionarin nëse taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa për studimet urbanistike do të tejkalojnë 0.1% të kostos së investimit.Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë që stafi i koncesionarit është i përshtatshëm dhe i kualifikuar për të përmbushur detyrimet e kontratës. Gjithashtu, stafi duhet të jetë i pajisur me viza, leje punësimi dhe leje të tjera të ngjashme.Autoriteti Kontraktues do të asistojë koncesionarin në pajisjen e tij me lejet e nevojshme për aksesim në infrastrukturë si rrugë, ura, shërbime publike, elektricitet, mjetet e komunikimit etj.Koncesionari do të jetë përgjegjës për ndërtimin e linjave të transmetimit me shpenzimet e tij.Koncesionari do të ketë të drejtën për të përdorur, ndryshuar, hequr dhe rindërtuar digën ekzistuese të hidrocentralit të Banjës. Autoriteti Kontraktues do të marrë përsipër të gjitha rreziqet nga dëmtimi, shkatërrimi ose ndonjë mosfunksionimin tjetër të hidrocentralit të Banjës do të dëmshpërblejë tërësisht koncesionarin për pretendime ose kosto të ngritura nga palët e treta. Autoriteti Kontraktues do të marrë përsipër të gjitha rreziqet dhe kostot në lidhje me dëmtime, shkatërrime që shkaktohen nga përmbytje të rënda.Koncesionari do të marrë përsipër të gjitha rreziqet që rezultojnë nga dëmtimi, shkatërrimi ose mosfunksionim tjetër i hidrocentralit të Banjës nga përfundimi paraprak i tij deri në fund të afatit të kontratës. Pronësia e digës ekzistuese të Banjës do të transferohet tek koncesionari pas përfundimit paraprak të hidrocentralit. Koncesionari do të ndërtojë me shpenzimet e tij një pajisje mbrojtëse bllokuese lidhur me shkarkimin e poshtëm të digës ekzistuese të Banjës dhe një pajisje tjetër bllokuese lidhur pjesërisht me tunelin ekzistues të prurjeve të digës ekzistuese të Banjës. Nëse kontrata zgjidhet për ndonjë arsye, Autoriteti Kontraktues do të rimbursojë koncesionarin në lidhje me të gjitha kostot për ndërtimin e pajisjeve mbrojtëse bllokuese, përveçse në rastin kur kontrata zgjidhet për faj të koncesionarit.Autoriteti Kontraktues do t’i vërë në dispozicion koncesionarit pa pagesë sheshet, uzufruktin dhe të drejtat e ngjashme reale të pronësisë. Afati i këtyre të drejtave nuk do të jetë më i shkurtër se afati i kontratës dhe do të zgjaten automatikisht nëse vendoset që të zgjatet edhe afati i kontratës. Këto të drejta reale do të jenë të lira nga çdo barrë dhe mbi to mund të vendoset hipotekë ose barrë si garanci për huadhënësit potencialë.Nëse koncesionarit i nevojitet edhe truall shtesë për të realizuar kontratën, atëherë ai mund t’i kërkojë Autoritetit Kontraktues për të nisur procedurat e shpronësimit. Autoriteti Kontraktues do të nisë procedurat e shpronësimit të truallit që është pronë private, por të gjithë kostot e procedurave të shpronësimit do t’i mbajë koncesionari. Autoriteti Kontraktues do të jetë përgjegjës për shpërnguljen e çdo të shpronësuari dhe zhvendosjen e pronës. Nëse Autoriteti Kontraktues nuk mund të nisë procedurat e shpronësimit, atëherë koncesionari ka të drejtë të zgjidhë kontratën dhe të dëmshpërblehet për të gjitha kostot e investimeve që ka kryer deri në atë moment.Nëse brenda 18 muajsh nga marrja e lejeve të zhvillimit koncesionari do të ketë një rritje kostosh me më tepër se 30% në krahasim me atë që pritej nga projekti, atëherë ai do të njoftojë Autoritetin Kontraktues në lidhje me këto kosto. Të dy palët duhet të marrin vendime ose të ndryshojnë projektin për ta vendosur koncesionarin në një gjendje sikur këto kostot të shtuara të mos kishin ndodhur kurrë. Nëse palët nuk bien dakord në një marrëveshje, atëherë koncesionari ka të drejtë të zgjidhë kontratën.Tarifa koncesionare është 2% mbi të ardhurat neto nga shitja e energjisë. Tarifa e përdorimit të ujit është e përfshirë në tarifën e koncesionit. Çdo rritje e mëvonshme e tarifës së përdorimit të ujit, nuk do të rrisë në të njëjtin përpjesëtim edhe tarifën koncesionare.Aksionerët kryesorë do të kenë të drejtën të transferojnë lirisht aksionet ose kuotat e tyre tek aksionerë të tjerë nëse një transfertë e tillë nuk shkakton transferim të kontrollit. Çdo transfertë, duke përfshirë edhe transferimin e kontrollit, duhet të miratohet më parë nga Autoriteti Kontraktues. Autoriteti Kontraktues duhet të vlerësojë përvojën, gjendjen financiare, stabilitetin dhe reputacionin e aksionerëve që blejnë aksione ose kuota të shoqërisë koncesionare.Shoqëria koncesionare nuk do të angazhohet në asnjë veprimtari tjetër pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Autoriteti Kontraktues do të asistojë koncesionarin që të marrë dhe ripërtërijë nga ente shtetërore (në varësi të Autoritetit Kontraktues ose jo) të gjitha autorizimet, lejet dhe licencat që i nevojiten për të zhvilluar veprimtarinë e tij.Koncesionari do të ndërtojë hidrocentralin e Banjës jo më vonë se 36 muaj pas datës së fillimit të punimeve. Nëse koncesionari i ndërton hidrocentralet (pa përfshirë hidrocentralin e Banjës) përpara afatit, atëherë ai do të përfitojë rimbursimin e dëmeve që mund të ketë shkaktuar duke u bazuar në ditët e punës.Për dëmet në lidhje me infrastrukturën që do të jetë nën ujë ose që do të bëhet e papërdorshme, Koncesionari do t’i paguajë Autoritetit Kontraktues si kompensim shumat si më poshtë:• Shumën prej 10’500 eurosh për rrugët dhe urat e mbuluara me ujë.• Një vlerë të caktuar për çdo infrastrukturë shtesë që mund të mbulohet nga uji. Në këtë rast palët duhet të bien dakord edhe për shumën, edhe për veprën infrastrukturore.Koncesionari do të jetë përgjegjës dhe do të mbulojë me shpenzimet e tij ndërtimin e të gjitha rrugëve të hyrjes nga rrjeti ekzistues shqiptar i rrugëve ose të infrastrukturës zëvendësuese në kufijtë e shesheve dhe të gjitha rrugëve tek sheshet. Ndërsa, Autoriteti Kontraktues do të jetë përgjegjës dhe do të mbulojë me shpenzimet e tij ndërtimin e infrastrukturës zëvendësuese.Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të monitorojë dhe të kontrollojë ecurinë e ndërtimit dhe të plotësimit të detyrimeve të kontratës nga koncesionari. Autoriteti Kontraktues do të njoftojë paraprakisht për monitorimin dhe ky monitorim nuk duhet të bëhet pengesë për vazhdimin normal të punëve për ndërtimin e hidrocentralit. Nga ana tjetër, vetë koncesionari do t’i raportojë Autoritetit Kontraktues çdo 6 muaj në lidhje me përparimin e punimeve, shmangiet nga projekti, defektet, aksidentet në punë etj. Autoriteti Kontraktues do të përballojë vetë shpenzimet e monitorimit dhe kontrollit.Koncesionari duhet t’i sigurojë Autoritetit Kontraktues çdo skicë dhe dokument në lidhje me këtë kontratë.Koncesionari duhet të parandalojë dhe të kontrollojë çdo ndotje mjedisore. Ai duhet të marrë masat e nevojshme të sigurisë në shesh për punonjësit, materialeve dhe makinerive. Koncesionari nuk duhet të shkaktojë dëmtime në tubacione, linja kabllore ose kanale ekzistuese te sheshet që janë në pronësi të Autoritetit Kontraktues.Koncesionari do të nënshkruajë një Garanci Kontrate. Vlera fillestare e garancisë do të jetë 50 milionë euro. Koncesionari do të ripërtërijë çdo vit këtë garanci kontrate. Autoriteti Kontraktues do të çlirojë plotësisht Garancinë e Kontratës në datën e përfundimit faktit të punimeve.Koncesionari duhet të mirëmbajë hidrocentralet duke krijuar edhe një sistem të mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit.Koncesionari do të blejë polica sigurimi në lidhje me ushtrimin e detyrimeve të tij dhe shfrytëzimin e hidrocentraleve.Në 6 muajt e fundit të kontratës do të nisë procedura e dorëzimit të objekteve të koncesionit nga koncesionari tek Autoriteti Kontraktues. Koncesionari do të transferojë sa më poshtë:• Hidrocentralin dhe objektet ekzistuese, të cilat duhet të jenë në gjendje të mirë dhe funksionale.• Të drejtat koncesionare.• Lëndët e para, pjesët e konsumueshme, pjesët e këmbimit.• Prona personale e trupëzuar.• Të drejtat e pronësisë intelektuale.• Të gjithë ndërtimet dhe pjesët e lidhura pazgjidhshmërisht me to.• Librat dhe dokumentet të kompjuterizuara ose jo, raportet, të dhënat, dosjet dhe informacionet, vizatimet, rezultatet e testeve, dokumentet.• Të gjitha garancitë e pajisjeve, materialeve dhe punimeve.• Të drejtat kontraktore si qeratë dhe policat e sigurimit.• Punimet në proces.Koncesionari nuk do të shesë, barrësojë, delegojë ose transferojë në asnjë lloj mënyre të drejtat dhe detyrimet e tij pa marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues. Megjithatë, koncesionari do të ketë të drejtë të hipotekojë, të vendosë barrë apo të transferojë të drejtat e tij dhe interesat me qëllim të të japë garanci në favor të palëve financuese për financimin e koncesionit.Nëse koncesionari do të përballet me kostot shtesë si rrjedhojë e ndryshimit të ligjeve, atëherë Autoriteti Kontraktues do ta dëmshpërblejë për këto kosto shtesë.Si koncesionari, ashtu edhe Autoriteti Kontraktues do ta zhdëmtojnë njëri – tjetrin kundrejt pretendimeve nga palë të treta për veprime ose mosveprime që ato mund të kenë kryer. Gjithashtu palët do të zhdëmtojnë njëra – tjetrën për mospërmbushje të detyrimeve që kanë pasur në këtë kontratë.Koncesionari mund të lidhë marrëveshje me nënkontraktorë për të kryer një pjesë të detyrimeve të tij sipas kontratës, por duhet të marrë më parë miratimin e Autoritetit Kontraktues. Miratimi paraprak i Autoritetit Kontraktues nuk do të nevojitet nëse nënkontraktorët janë të mirënjohur në nivel ndërkombëtar dhe në gjendje të shëndoshë financiare dhe nëse vlera e nënkontraktuar është më pak se 1’500’000 euro (për të gjithë nënkontraktorët së bashku apo për një të vetëm).
Statkraft Markets B.V - 100% të kuotave
Më 06.02.2019, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 79’434’000’000 ALL në 86’890’000’000 ALL.Më 16.01.2018, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 70’055’000’000 ALL në 79’434’000’000 ALL.Më 19.05.2017, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 61’970’000’000 ALL në 70’055’000’000 ALL.Më 13.09.2016, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 53’718’000’00 ALL në 61’970’000’000 ALL.Më 21.05.2016, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 45’420’000’000 ALL në 53’718’000’000 ALL.Më 08.07.2015, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 27’938’600’000 ALL në 45’420’000’000 ALL.Më 18.03.2015, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 22’319’000’000 ALL në 27’938’600’000 ALL.Më 10.12.2014, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 19’517’000’000 ALL në 22’319’000’000 ALL.Më 08.07.2014, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 15’311’000’000 ALL në 19’517’000’000 ALL.Më 14.02.2014, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 11’100’000’000 ALL në 15’311’000’000 ALL.Më 05.09.2013, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 7’597’000’000 ALL në 11’100’000’000 ALL.Më 02.07.2013, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 6’894’000’000 ALL në 7’597’600’000 ALL. Më 02.07.2013, shoqëria konçesionare ka bërë një korrigjim në vlerën e kapitalit i cili duhet të jetë 7’597’000’000 ALL dhe jo 7’597’600’000 ALL (siç kishte deklaruar më parë).Më 07.05.2013, ortaku EVN Beteiligung 40 GmbH i ka transferuar 50 % të aksioneve të tij tek ortaku Statkraft Markets B.V. Kështu, Statkraft Markets B.V zotëron 100 % të aksioneve tashmë.Më 27.02.2013, ortaku EVN AG ka shitur 50 % të aksioneve të tij tek ortaku i ri EVN Beteiligung 40 GmbH.Më 28.01.2013, ortaku Statkraft AS i ka shitur 50 % të aksioneve të tij ortakut tjetër Statkraft Markets B.V. Statkraft Markets B.V zotëron 50 % të kapitalit themeltar të shoqërisë konçesionare Devoll Hydropoëer sha.Më 20.02.2013, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka pakësuar kapitalin e saj nga 6’899’590’000 ALL në 6’894’000’000 ALL.Më 19.12.2011, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 5’923’790’000 ALL në 6’899’590’000 ALL.Më 19.12.2011, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 4’830’190’000 ALL në 5’923’790’000 ALL.Më 17.10.2011, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 3’850’190’000 ALL në 4’830’190’000 ALL.Më 04.04.2011, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 2’865’990’000 ALL në 3’850’190’000 ALL.Më 15.09.2010, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 1’083’950’000 ALL në 2’865’990’000 ALL.Më 16.12.2009, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 131’250’000 ALL në 1’083’950’000 ALL.Më 09.07.2009, shoqëria Devoll Hydropower sha ka deklaruar që ka zmadhuar kapitalin e saj nga 2’000’000 ALL në 131’250’000 ALL.