Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i porti të jahteve në qytetin e Durrësit

Dhënie me konçension të formës BOT (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi të shtetit) të ndërtimit dhe shfrytëzimit të Portit të Jahteve në qytetin e Durrësit. Albania Bay Marina.

Kompania
Albania Bay Marina
Përshkrimi i kompanisë
Kapitali themeltar i shoqërisë Albania Bay Marina është 1'000'000 ALL. Forma ligjore e kompanisë është shpk. Adresa Njesia Bashkiake Nr.2, Blv.Bajram Curri, ETC, Kati i 13-te.

Albania Bay Marina është bashkimi i shoqërive ISDC, dega në Shqipëri, YLDON sh.p.k dhe Quentin LTD. ALBANIA BAY MARINA është themeluar më 24.12.2015, për zbatimin dhe përmbushjen e kushteve të kontratës së Konçesionit nr. 3930/8 Prot., datë 30.09.2015 dhe Amendim nr. 3930/9 Prot, dt. 07.12.2015, si dhe të çdo aktiviteti tjetër ndihmës apo plotësues në funksion të zbatimit dhe përmbushjes së kushteve të Kontratës, dhe konkretisht ndërtimi, shfrytëzimi, të një porti jahtesh në Qytetin e Durrësit në përputhje me kushtet e kontratës së koncensionit si dhe ofrimin e të gjitha llojeve të shërbimeve të akomodimit dhe shërbime të tjera në funksion të portit turistik, dhe trasferimin e portit në perfundim të kontrates nga Koncesionari tek Autoriteti Kontraktues, konform kushteve dhe afateve të kontratës së konçensionit.

Aksionerët
  • Quentin LTD - zotëron 20 % të aksioneve të Albania Bay Marina.
    ISDC, Dega në Shqipëri - zotëron 30 % të aksioneve të Albania Bay Marina.
    Yldon shpk - zotëron 50 % të aksioneve të Albania Bay Marina.
Persona dhe entite të lidhura
  • Redina Fatollari - administratore e Albania Bay Marina
  • Ylli Ndroqi - 100 % aksioner i YLDON
  • Dinko Dimitrov Dinev - administrator i Quentin LTD

Vendndodhja