Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Ndërtimi i portit të formës MBM në Porto Romano, Durrës

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe shoqërisë koncensionare Porti MBM (Multy Buoy Mooring). Shoqëria koncensionare është krijuar në përputhje me ligjin nr. 128/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” si “subjekt për qëllime të veçanta” nga ortakët: Adriatic Petroleum Platform PTE LTD, ATEC srl, Mampey Offshore Industries By dhe Salillari shpk.
Objekti i kontratës është: Autoriteti Kontraktues i jep koncesionari me koncesion të formës BOT (ndërtim, operim, transferim) një port të llojit MBM (Multi Buoy Mooring) në Porto Romano, sipas së cilit koncesionari duhet të përpunojë mjete lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësive mbi 20 mijë ton.


Koncesionari duhet të mirëmbajë dhe përmirësojë shërbimet e tij duke përshtatur edhe teknologjitë më të reja dhe duke përmirësuar cilësinë shërbimit, procedurat, mekanizmat dhe shërbimet mbështetëse. Për të gjitha këto, ai duhet të marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari ka të drejta në lidhje me përdorimin ekskluziv të portit dhe zotërimin e lirë të zonës ku do të zbatohet projekti. Koncesionari duhet të marrë të gjitha masat kundër ndotjes detare.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet, por ajo mund të zgjatet nëse palët bien sërish dakord.
Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që koncesionari të nisë punën e tij. Ai duhet ta asistojë koncesionarin në marrëdhëniet e tij me autoritetet shtetërore. Gjithashtu, ai i garanton koncesionarit gëzim të qetë dhe të plotë të portit dhe sheshit
Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues dhe për një vlerë minimale sa 30% e vlerës së kontratës.
Koncesionari merr përsipër të vërë në punë portin brenda 18 muajve nga data e fillimit të punimeve.
Totali i investimeve është 10’200’000 USD. Duke filluar nga viti i pestë para përfundimit të periudhës së koncesionit, koncesionari duhet të riinvestojë 40% të vlerës së investimit.
Tarifa koncesionare është 2% e xhiros vjetore para tatim fitimit dhe para TVSH - së të cilën koncesionari duhet t’ia paguajë Autoritetit Kontraktues. Tarifa do të paguhet brenda datës 15 të muajit pasardhës.
Tarifat e shërbimit të portit do të zbatohen pasi porti të jetë ndërtuar dhe do të zbatohen në bazë të Kodit Detar. Tarifat do të rishikohen çdo vit duke marrë parasysh edhe inflacionin.
Koncesionari mund të marrë kredi në bankë për të siguruar financimin e projektit, por duhet të njoftojë Autoritetin Kontraktues më parë.
Në 6 muajt e fundit të koncesionit, koncesionari duhet të nisë procesin e dorëzimit të portit. Koncesionari duhet t’i dorëzojë Autoritetit: të gjithë objektin, lëndët e para, të drejtat e pronësisë intelektuale, libra, dokumente, dosje, pajisjet elektromekanike, kompjuterët, licencat për përdorimin e programeve kompjuterike etj.

Kompania
Porti MBM (Multi Buoy Mooring)
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 17.03.2015, me një kapital themeltar prej 100 ALL. Shoqëria është krijuar posaçërisht për të zbatuar kontratën konçesionare. Zyra e saj qendrore është në adresën: Porto Romano, Durrës.
Aksionerët

Salillari - 1% të aksioneve
Adriatic Bay Investment Group shpk - 99% të aksioneve


Më 21.02.2019 është larguar ortaku Adriatic Petroleum Platform PTE LTD duke i shitur 99% të aksioneve të tij tek Adriatic Bay Investment Group shpk.
Më 14.02.2019, janë larguar shoqëritë ATEC srl dhe Mampey Offshore Industries By duke shitur secila 1% të kuotave të tyre tek Adriatic Petroleum Platform PTE LTD. Kështu, aksionet e tij shkuan nga 97% në 99% të kapitalit.

Persona dhe entite të lidhura
Ahmet Kastrati - administratori aktual (19.12.2019 - 19.12.2024)
Mirgen Nikaj - administrator (25.05.2016 - 19.12.2019)
Arjan Dhimertika (17.03.2015 - 25.05.2016)

Vendndodhja