Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata e koncesionit është lidhur midis Ministrisë së Brendshme dhe Grupimit të Sagem Sécurité dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve.Objekti i kontratës: zbatimi i shërbimit të hartimit, përcaktimit, zhvillimit, zbatimit dhe operimit të sistemit për furnizimin me dokumente identifikimi të shtetasve dhe/ ose rezidentëve të Republikës së Shqipërisë.
Sistemi i kartave të identitetit do të drejtohet përmes nënsistemeve:1. Nënsistemi i Aplikimeve dhe Regjistrimit.• Regjistrimi i të dhënave të gjendjes civile të aplikantëve.• Regjistrimi i të dhënave biometrike të aplikantëve.• Sigurojë transmetimin e të dhënave online dhe offline në Faqen Qendrore të Personalizimit, Ndërtimin e Mbështetjes (Back Up) dhe Zyrat Administrative Rajonale.• Procesin e aplikimit për rinovimin e dokumenteve të identitetit.• Dorëzimin e dokumenteve të identitetit të secilit aplikant.2. Nënsistemi i të dhënave biotemetrike• Dixhitalizimi i formularëve të mbledhur të aplikimit dhe dokumenteve mbështetëse/ plotësuese.• Hyrja dhe ruajtja e të dhënave biometrike në Faqen Qendrore të Personalizimit, Ndërtimin e Mbështetjes (Back Up).• Verifikimet e shenjave të gishta të regjistruar kundrejt të dhënave të ruajtura të shenjave të gishtave.• Verifikimet e aplikimeve kundrejt regjistrave të jashtëm kur është e mundur në varësi të procesit të biznesit (Regjistri Kombëtar i Shtetasve, Regjistri i Policisë dhe Sistemi Automatik i Shenjave të Gishtave të Policisë (AFIS)).3. Nënsistemi i Kontrollit të Cilësisë, Materialit, Transportimit dhe Përdorimit• Kontrolli i cilësisë, transportimi dhe përdorimi i të dhënave biometrike dhe gjendjes civile të aplikantëve.• Trajtimi i dokumenteve të identitetit të vjedhura ose të humbura.• Mbështetja dhe ndihma për përdoruesit e sistemit dhe shërbimet e Bankës Ndihmëse.• Transporti i dokumenteve të identitetit dhe dokumenteve të tjerë që lidhen me to, formularët e aplikimit të dhe ruajtja e materialeve në faqet/ mjediset e këtij koncesionit.4. Nënsistemi i Personalizimit• Personalizimi grafik dhe elektronik i dokumenteve të identitetit.• Kontrolli i cilësisë së dokumenteve të identitetit të prodhuara.• Administrimi i inventarit të artikujve, dokumenteve të dëmtuar, dokumenteve të identitetit të personalizuar, arkivin fizik të formave të aplikimit etj.5. Nënsistemi i Infrastrukturës së Autoritetit të Certifikuar.• Lëshimi dhe shpërndarja e certifikatave elektronike që lidhen me dokumentet e identitetit të aplikantëve.• Administrimi i certifikatave elektronike të aplikantëve (vlefshmëria, lista e revokuar).• Menaxhimi i PKI.Koncesionari duhet të përcaktojë Vendin Qendror të Personalizimit që do të vendoset në Topografinë Ushtarake të dikurshme në Tiranë. Topografia Ushtarake do të rindërtohet, do të rregullohen kushtet e sigurisë dhe teknologjisë. Koncesionari do të ngrejë një rrjet zyrash për aplikime me personel të kualifikuar dhe regjistrim të përshtatshëm dhe pajisjet për aplikime. Ai do të përcaktojë edhe ndërtesën e mbështetjes (back up) në Bazën Ushtarake të Kuçovës ku do të ruhen të sigurta të gjitha të dhënat biometrike. Koncesionari do të hartojë, zbatojë dhe operojë një sistem kompjuterik të plotë dhe të integruar i cili do të mbështesë të gjitha llojet e proceseve të cituara më lart në nivel lokal (zyrat e aplikimeve) dhe në nivel qendror (Zyra Qendrore e Personalizimit).Kohëzgjatja e koncesionit është 5 vjet. Pas dy vjetësh nga hyrja në fuqi e kontratës, palët mund të bien dakord për të rinovuar kontratën.Koncesionari ka të drejta ekskluzive në lidhje me prodhimin e kartave të identitetit. Autoriteti Kontraktues nuk duhet të hyjë në marrëveshje me palë të treta për t’i dhënë të drejtën e prodhimit të kartave.Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë koncesionarin që ai të marrë të gjitha lejet, autorizimet dhe licencat nga të gjitha ato ente shtetërore në varësi të tij.6 muaj përpara përfundimit të kontratës, koncesionari duhet t’i transferojë Autoritetit Kontraktues të gjitha mjediset e koncesionit. Koncesionari do të transferojë të gjithë sistemin dhe programet kompjuterike, dokumentet, kontratat e mirëmbajtjes me furnitorët, .Koncesionari do të zhvillojë provat në lidhje me efektshmërinë e sistemit. Të gjitha kostot e provave do të mbulohen nga koncesionari. Në rast se provat kalojnë me sukses, Autoriteti Kontraktues i lëshon koncesionarit një certifikatë Pranimi.Koncesionari do t’i kryejë shërbimet sipas kërkesave të Autoritetit Kontraktues. Nëse koncesionari do të dështojë në ofrimin e një shërbimi ose pret të dështojë, ai duhet të njoftojë menjëherë Autoritetin Kontraktues dhe të hartojë një plan korrigjimi. Nëse koncesionari nuk arrin të ofrojë shërbimin për shkak të Autoritetit Kontraktues, atëherë ai mund të kërkojë rimbursim për kostot e shkaktuara.Koncesionari duhet të sigurohet që shërbimet janë subjekt i sistemit të menaxhimit të cilësisë. Duhet të sigurohet që shërbimet ofrohen në bazë të ISO27000. Koncesionari duhet të raportojë tek Autoritetit Kontraktues në mënyrë periodike dhe të identifikojë përmirësime të mundshme në lidhje me përmirësimin e teknologjisë, përmirësime të cilësisë së shërbimeve, përgjegjshmërisë, procedurave dhe përmirësime në procesin e punës. Nëse Autoriteti Kontraktues dëshiron të zbatojë një përmirësim atëherë ai bashkë me koncesionarin mund të hartojnë një plan për zbatimin e përmirësimeve.Koncesionari duhet të paguajë një tarifë koncesionare prej 5% të xhiros vjetore (duke përjashtuar TVSH - në) mbi shitjet e dokumenteve të identifikimit. Tarifa vjetore do të paguhet brenda 4 muajve të parë të secilit vit bazuar në deklarimet financiare të vitit ë mëparshëm.Çmimi për kartat e identitetit do të përcaktohen nga koncesionari dhe do të miratohen nga Autoriteti Kontraktues. Çmimi për njësi do të jetë çmimi neto duke përjashtuar TVSH – në dhe taksën e vulës. Çmimi paguhet nga aplikanti.Koncesionari mund të zgjedhë të sigurojë financim përmes marrjes së kredive ose përmes pjesëmarrjes së ortakëve të rinj. Për këtë nuk është e nevojshme marrja e miratimit të Autoritetit Kontraktues. Por, miratimi i Autoritetit Kontraktues do të kërkohet vetëm nëse koncesionari vendos që të ngarkojë me barrë ose me peng mbi pasuritë dhe asetet ekzistuese, pasuritë ose asetet e reja apo mbi sistemin.Koncesionari do të zhdëmtojë Autoritetin Kontraktues për çdo detyrim të TVSH – së, gjobë apo interes të cilat janë kërkuar tek Autoriteti Kontraktues sepse koncesionari mund të mos e ketë llogaritur detyrimin e TVSH – së ose nuk e ka paguar atë. Të gjitha pajisjet, artikujt dhe materialet që importohet jashtë Shqipërisë nga koncesionari përjashtohen nga detyrimet doganore dhe nga TVSH mbi importet.Koncesionari nuk do të nënkontraktojë pjesë të detyrimeve të tij pa marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues dhe për një vlerë më shumë se 40% të vlerës së kontratës. Furnitorët e pajisjeve, dërgesave, programeve kompjuterike, njësive kompjuterike nuk do të konsiderohen si nënkontraktorë.Autoriteti Kontraktues mund të kryejë 1 herë në vit kontrolle financiare për sa më poshtë:• Të verifikojë saktësinë e numrit të kartave të identitetit dhe pasaportave.• Të rishikojë integritetin, konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave të autoritetit.• Të rishikojë përputhjen e koncesionarit me legjislacionin.• Të rishikojë çdo regjistrim në lidhje me skicën e sistemit, testet, rezultatet e testeve dhe planet e zbatimit, raportet.• Të rishikojë librat e llogarive.• Të inspektojë sistemin.• Të sigurojë që koncesionari po vepron në përputhje me standardet.Ortakët e shoqërisë, Sagem dhe AAEF, bien dakord që ato të dyja do të mbeten të vetmet aksionare në shoqëri.Sagem dhe AAEF nuk do të kalojnë, nuk do të lënë peng ose të tregtojnë aksionet e tyre në shoqërinë koncesionare pa pëlqimin paraprak me shkrim të Autoritetit Kontraktues përveçse në rastin kur Sagem dhe AAEF sheshin kuota tek njëra – tjetra ku Sagem do të ketë në të gjitha rastet 50.1% të aksioneve. Këto transferta do t’i njoftohen menjëherë Autoritetit Kontraktues.Ndarja e autorizuar e kapitalit të shoqërisë koncesionare do të jetë dhe do të mbetet jo më pak se 5 milionë euro për gjithë periudhën e koncesionarit, shumë e cila do të arrihet brenda një maksimumi prej 6 muajsh.Sagem garanton se edhe një vit pas përfundimit të kontratës, ai do të sigurojë garancinë e sistemit pa asnjë tarifë shtesë. Garancia mbulon të gjitha programet kompjuterike që ka dorëzuar koncesionari për të siguruar që sistemi po operon normalisht. Koncesionari do të zëvendësojë edhe pjesët e këmbimit që janë të nevojshme dhe të kryejë modifikimet dhe përditësimet e nevojshme për sistemin.Koncesionari do të zbatojë të gjitha rregullat e shëndetit dhe të sigurisë. Koncesionari angazhohet që do t’i dorëzojë Autoritetit Kontraktues një licencë për të përdorur sistemin e tij kompjuterik. Autoriteti Kontraktues nuk do të kopjojë, çmontojë apo modifikojë programet kompjuterike.Autoriteti Kontraktues është pronari dhe kontrolluesi i të dhënave personale dhe koncesionari është duke procesuar të dhëna personale në emër të Autoritetit Kontraktues. Kështu koncesionari do të procesojë të dhënat personale vetëm në përputhje me udhëzimet e Autoritetit Kontraktues; do të procesojë të dhënat vetëm në masën që është e nevojshme për të kryer shërbimet; do të ndërmarrë masat e duhura teknike dhe organizative që të mbrojë të dhënat nga procesimet e paautorizuara ose të paligjshme, nga humbja për shkak të aksidenteve, shkatërrimit, dëmtimit; duhet të ndërmarrë miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues që të transferojë të dhënat personale ndaj cilitdo nënkontraktori apo filiali; duhet të sigurojë që asnjë punonjës i tij të mos publikojë, përhapë apo shpërndajë të dhënat personale; do të sigurojë që Autoriteti Kontraktues mund të kontrollojë procesimin e të dhënave; nuk do të procesojë të dhënat personale jashtë Shqipërisë pa pëlqimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.Autoriteti Kontraktues ka disa detyra të posaçme në lidhje me kontratën:• Do të jetë përgjegjës për sigurinë e jashtme të Mjedisit Qendror të Personalizimit duke e siguruar atë me roje të armatosura.• Do të sigurojë personelin me aftësitë dhe kualifikimin e nevojshëm për Mjediset Administrative Rajonale dhe Zyrat e përkohshme të Aplikimeve.• Do të rishikojë të gjitha dokumentet e dërguara për miratim nga koncesionari.• I garanton koncesionarit akses në sistemin ekzistues Papillon AFIS.• Do të sigurojë linja të energjisë elektrike për Mjedisin Qendror të Personalizimit dhe për Ndërtesën Mbështetëse/ Back up si dhe furnizimin me energji elektrike të pandërprerë dhe një linjë emergjence mbështetëse. Të gjitha kostot e energjisë elektrike do të mbulohen nga koncesionari.Autoriteti Kontraktues ka disa detyra të përgjithshme të renditura si më poshtë:• Do të bëjë të detyrueshëm aplikimin për karta identiteti të personave mbi 16 vjeç. Gjithashtu do të bëjë të detyrueshme që të gjithë shtetasit shqiptarë të zëvendësojnë pasaportat dhe kartat e identitetit të tyre sipas kushteve të caktuara.• Do të caktojë një zyrtar për të regjistruar të dhënat e aplikantëve dhe për të miratuar formularët e aplikimit dhe dokumente të tjera.• Duhet të informojë koncesionarin në lidhje me përmbushjen e detyrimeve të tij.• Do të dorëzojë tek koncesionari Mjedisin Qendror të Personalizimit, Ndërtesës Mbështetëse/ Back up dhe të Mjediseve Rajonale Administrative përpara fillimit të datës së nisjes së punës.• Do të dorëzojë tek koncesionari ndërtesat mbështetëse dhe mjediset administrative rajonale jo më vonë se 3 muaj pas datës efektive.Autoriteti Kontraktues do të dëmshpërblejë, mbrojë dhe ruajë koncesionarin të pacënuar nga çdo procedim, pretendim i palës së tretë për humbje, dëme dhe shpenzime që lind nga shkelje të mundshme të vetë Autoritetit Kontraktues. Koncesionari do të dëmshpërblejë, mbrojë dhe ruajë Autoriteti Kontraktues do të dëmshpërblejë, mbrojë dhe ruajë koncesionarin të pacënuar nga çdo procedim, pretendim i palës së tretë për humbje, dëme dhe shpenzime që lind nga shkelje të mundshme të vetë Autoritetin Kontraktues të pacënuar nga çdo procedim, pretendim i palës së tretë për humbje, dëme dhe shpenzime që lind nga shkelje të mundshme të vetë koncesionarit. Kështu, koncesionari do të dëmshpërblejë Autoritetin Kontraktues në lidhje me:• Pretendimet e të drejtës intelektuale.• Pretendime për humbje fizike.• Pretendime për humbje të të dhënave.• Pretendime ndaj palëve të treta për humbje fizike.• Konfidencialiteti, pretendimi i garancisë.Koncesionari do të përcaktojë dhe sigurojë të gjitha burimet financiare për realizimin e shërbimeve sipas kësaj kontrate dhe do të ruajë të gjitha miratimet, lejet dhe licencat. Gjithashtu, koncesionari mund t’u ofrojë të gjithë ndihmën dhe dokumentacionin furnitorëve të tjerë të Autoritetit Kontraktues. Të drejtat e koncesionarit:• Të ketë përdorimin dhe zotërimin e lirë të Ndërtesës Qendrore të Personalizimit, Ndërtesës Mbështetëse (Back Up) dhe Ndërtesave Rajonale Administrative gjatë gjithë kohëzgjatjes së koncesionit pa kryer asnjë pagesë tek Autoriteti Kontraktues. Ndërtesa Qendrore e personalizuar nuk duhet të ndryshohet, të lihet peng apo të lidhet ndonjë marrëveshje me atë si objekt.• Të angazhojë staf të kualifikuar për të zbatuar kontratën.• Të negociojë për rinovimin e periudhës së koncesionit.• Të zëvendësojë çdo pajisje kompjuterike, programi kompjuterik, materiale konsumi me pajisje të barasvlershme për sa i përket funksionimit.Detyrimet e koncesionarit:• Koncesionari do të mbulojë kostot dhe shpenzimet që lidhen me zbatimin e kontratës.• Do të zbatojë standardet vendore dhe ndërkombëtare në lidhje me veçoritë e kartave të identitetit.• Do të marrë, paguajë dhe ruajë të gjitha lejet, licencat dhe autorizimet.• Do të mbikëqyrë, monitorojë dhe kontrollojë veprimtarisë e nënkontraktorit.• Pas përfundimit të kontratës, të gjitha pasuritë e krijuara ose të rindërtuara nga koncesionari, sistemet softuer dhe harduer dhe të drejtat e pronësisë intelektuale do t’i kalojnë në pronësi pa kundërshpërblim Autoritetit Kontraktues.• Duhet të krijojë shoqërinë koncesionare brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.• Të paraqesë përpara Autoritetit Kontraktues projektin përfundimtar të kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike.• Të rehabilitojë, të ripajisë dhe të operojë Ndërtesën Qendrore të Personalizimit, Ndërtesën Mbështetëse dhe Zyrat e Aplikimit.• Të trajnojë personelin, të ruajë fshehtësinë, sigurinë dhe integritetin e të dhënave.Më 31 korrik 2010 ka ndodhur një ndryshim në kontratë i nënshkruar midis Ministrisë së Brendshme dhe shoqërisë Morphi (njohur më parë si Sagem) dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve. Sipas kësaj shtese kontrate, koncesionari do të kryejë shërbimet shtesë të mëposhtme:1. Rritja e kapacitetit prodhues të pasaportave deri në 6000 njësi për ditë pune.2. Pajisjen me dokumente të refugjatëve.3. Hapjen e zyrave të aplikimit në ambasada.4. Ofrimin e shërbimit të dokumentit me procedurë të shpejtë që nënkupton lëshimin dhe shpërndarjen e kartave dhe pasaportave brenda 3 ditëve punë nga data e aplikimit.Palët bien dakord që Autoriteti Kontraktues t’i paguajë koncesionarit një shumë prej 3’260’100 eurosh, shumë e cila do të paguhet si vijon:• Një shumë prej 191’662’860 ALL për të kompensuar tarifën e koncesionit për vitin 2009.• Shuma e mbetur do të kompensohet për tarifën e koncesionit për v. 2010.Shuma e mësipërme do të paguhet për shkak të Autoriteti Kontraktues i ka kërkuar koncesionarit të kryejë shërbime të reja në lidhje me ngritjen e zyrave të reja të aplikimit dhe të sistemit të përshpejtuar të lëshimit të pasaportave. Nëse Zyrat e Aplikimit në ambasada nuk do të arrijnë një nivel minimal aplikimesh për pasaporta prej 1000 njësisht në muaj (me një tolerancë prej 10%) për çdo zyrë për një periudhë prej 6 muajsh, Autoriteti Kontraktues do t’i paguajë koncesionarit kostot e pambuluara të instalimit (diferenca midis kostove të instalimit dhe kostove të mbuluara nga shoqëria koncesionare). Nëse Autoriteti Kontraktues nuk e mbulon këtë shumë atëherë ajo do të kompensohet nga tarifa e koncesionit.Koncesionarit do t’i kreditohet dhe ai do të rimbursohet për shumën e TVSH për mallrat dhe shërbimet e blera deri në 30 qershor 2010.Çmimi ose kostoja e ofruar nga koncesionari për makineritë për dyfishimin e prodhimit të pasaportave në 6000 njësi në ditë është një çmim neto dhe koncesionari nuk ka detyrim që të paguajë tatimin në burim për qeranë e makinerive. Por, nëse koncesionarit i duhet të paguajë këtë burim, atëherë kostos së makinerive (që e paguan Autoriteti Kontraktues) do t’i shtohet edhe tatimi në burim.Në v. 2013 ka ndodhur një ndryshim tjetër në kontratë i nënshkruar midis Ministrisë së Brendshme dhe shoqërisë Morphi (njohur më parë si Sagem) dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve. Ndryshimet janë sa më poshtë:1. Kontrata e koncesionit do të zgjatet deri më 31 korrik 2023 sepse koncesionari i ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij dhe se Autoriteti Kontraktues e sheh si të dobishme zgjatjen e bashkëpunimit me të.2. Koncesionari do të ofrojë edhe shërbime dixhitale për identifikimin e individëve përmes platformës e-Trust që do ta krijojë koncesionari. Nëse pas 2 vjetëve nga data efektive, shërbimet dixhitale për verifikimin e identitetit nuk përdoren efektivisht nga publike dhe se kjo veprimtari nuk krijon të ardhura të mjaftueshme për koncesionarin, atëherë koncesionari do të ndërpresë investimin në e-Trust.3. Palët parashikojnë që nga 25 korriku 2013 – 31 korriku 2023 volumi i dokumenteve të identifikimit do të jetë minimumi 3.4 milionë karta dhe 3.4 milionë pasaporta. Në rast se nuk arrihet ky volum, atëherë Autoriteti Kontraktues do ta kompensojë financiarisht koncesionarin sipas një marrëveshjeje midis palëve.4. Në kontratën fillestare, koncesionari ka garantuar kontratën për vlerën 10 milionë euro. Sipas këtij amendimi të kësaj kontrate, vlera e mbetur prej 2.5 milionë eurosh do të zgjatet për të garantuar detyrimet e koncesionarit në lidhje me investimet e reja.5. Në kontratën fillestare, Sagem do të ofronte mirëmbajtje vjetore të sistemit për një periudhë kohore prej 4 vjetësh pas përfundimit të garancisë dhe për një vlerë prej 145’639’970 ALL në vit. Tashmë, sipas këtij amendimi kjo vlerë caktohet 182’049’965 ALL në vit. (duke përjashtuar TVSH - në).
Idemia Identity & Security France - 75% të kuotaveFondi Shqiptaro - Amerikan i Ndërmarrjeve - 25% të kuotaveNë Aktin e Themelimit të shoqërisë, kapitali i saj zotërohet nga Sagem që zotëron 75% të kuotave dhe Fondi Shqiptaro - Amerikan i Ndërmarrjeve që zotëron 25% të kuotave.
Më 01.09.2016 është larguar nga shoqëria ortaku Morpho dhe është shtuar ortaku Safran Identity & Security që zotëron 75% të kuotave.Më 25.06.2010 është larguar ortaku Sagem Sécurité dhe është shtuar ortaku i ri Morpho, që zotëron 75% të kuotave.