Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Kontrolli shëndetësor - Check Up

Kontrata e Partneritet Publik Privat mbi kontrolli bazë shëndetësor, e njohur gjerësisht si ‘chech-up’ është një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.  Ky shërbim përfshin grumbullimin dhe kryerjen së analizave të gjakut, urinës dhe feçes për të gjithë popullsinë në moshën 45-60 vjeç në bashkëpunim me shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor me afat 10 vjeçar, nisur nga viti 2015, me një kosto minimale vjetore prej 876 milionë lekësh. Sipas kontratës kompania merrte përsipër të ndërtonte një rrjet prej 20 laboratorësh mjekësorë, të cilat duhet të kryenin analizat për 475 mijë pacientë në vit. 

Kompania
3P Life Logistic
Përshkrimi i kompanisë
Kompani e krijuar në vitin 2014 me kapital themeltar 30 milionë lekë nën pronësinë e Marketing & Distribution 80% dhe T R I M E D, 20%. 
Aksionerët
  • Marketing & Distributon - aksioner 80% e 3P Life Logistic
  • TRIMED - aksioner 20 % e 3P Life Logistic
Persona dhe entite të lidhura
  • Vilma Nushi, akionere 100% e Marketing & Distribution
  • Gentian Peshkatari, administratore dhe 10 % aksionere e TRIMED
  • Endrit Hido, aksioner 50 % i TRIMED
  • Shani Peposhi, 40 % aksioner i TRIMED

Vendndodhja