Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Sipas kontratës, nuk ka shprehur në mënyrë specifike që ka ndodhur një tender për këtë koncension. Sipas saj, Autoriteti Kontraktues i ka dhënë kërkesën e tij shoqërisë koncesionare më 16.11.2009. Pas kësaj, shoqëria koncesionare ka bërë propozimin e saj më 05.02.2010 dhe ka dalë fituese më 21.06.2010.Koncesioni është dhënë për të ndërtuar një sistem operativ që do të gjurmojë dhe zbulojë produktet që i nënshtrohen taksës së akcizës dhe që pulla fiskale të shërbejë si provë që kjo taksë është paguar. Por, shoqëria koncesionare nuk ka si objektiv mbledhjen e taksës së akcizës.
Në bazë të kësaj kontrate, Autoriteti i jep koncesionarit të drejtën ekskluzive për të ofruar dhe kontrolluar pullën fiskale. Pullat do të zbatohen mbi produkte luksi si duhani, alkooli, birra, farmaceutika etj. dhe koncesionari do të përfitojë tarifa për pullën e sigurisë.Koncesionari mund të nënkontraktojë shërbimet vetëm pasi ka marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues.Çdo pullë fiskale që koncesionari do të prodhojë, përdoruesi mund të marrë menjëherë nga Sistemi Qendror për Monitorimin e Gjurmëve të dhënat rreth pullës fiskale për një periudhë prej 2 vjetësh.Në fund të periudhës koncesionare, shoqëria koncesionare do t'i kthejë të gjitha shërbimet dhe sistemin tek Autoriteti Kontraktues.
SICPA SA - 100% të aksioneve