Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Markimi dhe monitorimi i karburanteve

Kontrata e koncesionit është nënshkruar midis Ministrisë së Financave shoqërive Global Fluids International SA dhe Petroleum Consulting Partners AG.
Objekti i kontratës është: Shërbimi i Markimit dhe Monitorimit për qëllime fiskale mbi Produktet e Markimit dhe Monitorimit.
Koncesionari do të jetë përgjegjës për krijimin dhe administrimin e një rrjeti pikash shitjeje ku Subjektet e Detyruara, do të drejtohen për blerjen e Shërbimit të Markimit dhe Monitorimit dhe pagesën e Çmimit. Koncesionari mbledh drejtpërdrejt Çmimin e Shërbimit të Markimit dhe Monitorimit.

Subjektet e Detyruara do t’i paraqesin Koncesionarit një dokument që provon pagesën e Çmimit të Shërbimit të Markimit dhe Monitorimit, në mënyrë që të përfitojnë nga Koncesionari Shërbimin e Markimit dhe Monitorimit.
Çmimi i Shërbimit të Markimit dhe Monitorimit për njësi do të jetë 614 Lek për 1000 litra të markuara (pa TVSH).
Koncesionari çdo muaj do t’i japë Autoritetit Kontraktues një përmbledhje të detajuar në lidhje me sasinë e karburantit të markuar dhe monitoruar gjatë muajit paraardhës.
Tarifa koncesionare është 2.5% e të ardhurave vjetore që realizohen nga shitja e shërbimit të markimit dhe monitorimit.
Kohëzgjatja e Koncesionit është 10 vjet.
Koncesionari duhet të realizojë dizenjimin e plotë të strukturës së projektit brenda 90 ditëve nga data e nënshkrimit. Koncesionari do të kryejë punimet për zbatimin e objektit të kësaj kontrate në përputhje me afatet dhe cilësinë e kërkuar.
Sistemi operativ do të mbulojë me markim produktet e markimit dhe monitorimit të cilat taksohet sipas pagesës së plotë të të gjitha taksave dhe pagesës së pjesshme (për shembull duke përjashtuar akcizën dhe pagesën e të gjitha taksave të tjera). Me anë të Sistemit Operativ, Koncesionari do të jetë në gjendje të identifikojë në mënyrë të shpejtë dhe të saktë përqendrimin e markuesit.
Koncesionari do të rinovojë sistemin nëpërmjet përditësimit dhe kalibrimit gjatë gjithë kohëzgjatjes së koncesionit.
Koncesionari do të trajnojë personelin e tij dhe të administratës shtetërore në procesin e markimit dhe monitorimit.
Autoriteti Kontraktues ka të drejtën që të monitorojë, inspektojë, kontrollojë dhe të mbikëqyrë çdo fazë të zbatimit të kontratës.  Koncesionari do të pajisë Autoritetin Kontraktues me një detektor ose analizator, të cilin mund ta përdorë gjatë gjithë periudhës së koncesionit. Detektori ose analizatori do t’i jepet Autoritetit Kontraktues nga Koncesionari falas dhe kalibrimi i tij do të kryhet në përputhje me të njëjtat kushte kalibrimi të vendosura për Pajisjet dhe Makineritë e Koncesionarit. Detektori ose analizatori do të përdoret me qëllimin e vetëm të monitorimit të aktivitetit të Koncesionarit.
Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të ushtrojë mbikëqyrje çdo 6 muaj.
Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë koncesionarin në marrëdhëniet e tij me organet e administratës shtetërore, qendrore dhe lokale dhe entet private për të marrë lejet, licencat dhe autorizimet.
Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë aksesin e lirë të koncesionarit në të gjitha Pikat e Markimit dhe Monitorimit të tregut shqiptar të Produkteve të Markimit dhe të Monitorimit.
Koncesionari gëzon të drejta ekskluzive dhe do të ushtrojë e vetme këtë funksion sipas kontratës.
Koncesionari duhet të monitorojë dhe kontrollojë aktivitetet e nënkontraktorëve të tij.
Pas përfundimit të kohëzgjatjes së koncesionit, asetet e krijuara, të reja apo të rikonstruktuara gjatë periudhës së Koncesionit, së bashku me sistemet hardware dhe software do ti transferohen Autoritetit Kontraktues pa shpërblim.
Koncesionari do të raportojë çdo muaj pranë Autoritetit Kontraktues mbi përparimin e zbatimit të projektit dhe zbatimin e shërbimeve të kryera.
Koncesionari duhet të krijojë shoqërinë koncesionare brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës. Koncesionari dhe shoqëria koncesionare do të jenë solidarisht përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në këtë kontratë.
Koncesionari duhet të sigurojë cilësi të lartë, besueshmëri dhe qëndrueshmëri të Sistemit Operativ.
Koncesionari duhet të garantojë respektimin e parashikimeve të legjislacionit mbi punësimin, sigurinë, disiplinën teknike, kushtet e sigurimit në punë, higjienën dhe mbrojtjen nga zjarri, trajnimin e personelit, në mënyrë që të parandalojë çdo dëm apo aksident në punë ashtu si dhe të shmangë dëmet ndaj mjedisit, pronës publike dhe privat.
Koncesionari duhet të ketë rezerva në sasi të mjaftueshme të markuesit në Shqipëri, për të paktën 3 muaj.
Koncesionari do të përdorë Sistemin Operativ vetëm për ofrimin e Shërbimeve ndaj Autoritetit Kontraktues dhe nuk do ta përdorë atë për qëllimet personale ose për t’i ofruar Shërbime të tjera palëve të treta. Asetet e Koncesionarit do të jenë nën rrezikun dhe përgjegjësinë e Koncesionarit.
Ortakët e shoqërisë koncesionare nuk do të kalojnë, lënë peng apo vendosin barrë dhe nuk do të transferojnë aksionet e tyre pa pëlqimin paraprak të Autoritetit Kontraktues, përveçse nëse këto shoqëri e kalojnë pjesëmarrjen e tyre në kapital tek njëra – tjetra. Çdo transferim si më sipër do t’i njoftohet menjëherë Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari zotëron të drejtat tregtare të pronësisë intelektuale mbi solucionin e markimit dhe këtë nuk do t’ia bëjë të dikur dhe nuk do t’ia transferojë Autoritetit Kontraktues edhe pas mbarimit të kohëzgjatjes së koncesionit.
Koncesionari nuk duhet të nënkontraktojë pa miratimin paraprak me shkrim të Autoritetit Kontraktor dhe jo më shumë se 40% të vlerës së kontratës.
Koncesionari duhet të nënshkruajë kontrata sigurimi profesional për të gjitha dëmet që mund t’u shkaktojë Autoritetit Kontraktues dhe palëve të treta. Në rast të dëmtimeve, vlera e dëmit e kompensuar nga siguruesi duhet të përdoret për të rindërtuar, riparuar dhe risistemuar dëmet e shkaktuara.
Koncesionari do të kryejë Sigurimin e Kontratës në shumën 208’500 USD. Sigurimi i Kontratës do të shërbejë për Autoritetin Kontraktues si garanci për çdo humbje ose dëm që shkakton koncesionari.
Koncesionari do t’i kalojë pa kundërshpërblim Autoritetit Kontraktues asetet fizike dhe asetet hardware dhe software. Transferimi do të përfshijë:
• Dorëzimi fizik i aseteve.
• Dorëzimi i dokumenteve që i shoqërojnë këto asete.
• Kalimi i të drejtave dhe detyrimeve në lidhje me këto asete.
• Kalimi i titullit të pronësisë së aseteve.

Kompania
Global Fluids International Albania (GFI Albania) shpk
Përshkrimi i kompanisë
Global Fluids International Albania (GFI Albania) është themeluar më 22.03.2013, me kapital themeltar 10'000'000 ALL. Ajo është një bashkim midis Global Fluids International SA dhe Petroleum Consulting Partners AG për të zbatuar konçesionin.
Aksionerët

Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP) - 99.93% të aksioneve.
Petroleum Consulting Partners A.G. (GFI) - 0.07% të aksioneve.

Persona dhe entite të lidhura
Vangjel Birbo - administratori aktual (01.11.2013 - 01.11.2022)
Dorian Deltina - administratori aktual (26.05.2016 - 26.05.2022)
Uzyel Ben Itzhak - administrator (12.08.2013 - 07.06.2015)
Gad Gonen - administrator (22.03.2013 - 12.08.2013)

Vendndodhja