Partneritet Publike Private në Shqipëri

Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit

Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.

Menaxhimi, operimi dhe mirëmbajtja e terminalit lindor të Portit të Durrësit

Kontrata koncesionare është lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe shoqërisë koncensionare EMS Shipping & Trading GmbH.
Terminali Lindor Durrës (TLD) është një nga fasilitetet e portit të Durrësit që konsiston dhe përbëhet nga kalata nr. 10 dhe 11 dhe zonat dhe sheshet korresponduese të operacioneve, trafikut dhe të depozitimit pas kalatave.
Objekti i kontratës është: Autoriteti Kontraktues i jep koncesionarit të drejtën për menaxhimin, operimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik dhe adaptimin për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në Terminalin Lindor Durrës.

Kështu, operimi i terminalit do të përfshijë shërbimet:
• Ngarkimi dhe shkarkimi i anijeve me ngarkesa rifuxho, minerale qymyri etj., por edhe të anijeve me ngarkesa të përgjithshme dhe për ngarkesa për projekte.
• Përpunimi i ngarkesave, depozitimi, magazinim, lëvizje ekstra, transportin, spontimin, marrjen dhe shpërndarjen.
• Marrjen e masave për organizimin e infrastrukturës, mjeteve, pajisjeve, sistemeve, praktikave, procedurave, programeve, organizimit dhe burimeve njerëzore.
Zonat e terminalit ndahen në zona ekzistuese dhe zona e zgjerimit.

Zona ekzistuese e terminalit është zona ekzistuese ku shtrihet Terminali Lindor dhe shënohet me A1 dhe A2. Zona A1 është zonë ekzistuese e Terminalit Lindor dhe do të jetë gjatë gjithë periudhës koncesionare pjesë e terminalit dhe zonës koncesionare. Për zonën A1, koncesionari do të paguajë qera. Zona A2 është zonë ekzistuese e Terminalit Lindor e cila do të jetë pjesë e koncesionit për fazën e parë të zhvillimit. Kjo zonë do t’i nënshtrohet zhvillimit të Portit të Durrësit dhe kryesisht Terminalit të Çimentos. Autoriteti Portual Durrës do të kërkojë nga koncesionari që të lirojë sheshin kur të nisë procesi i ndërtimit të Terminalit të Çimentos. Koncesionari mund të kërkojë nga Autoriteti që të kryejë përmirësime teknike në këtë zonë në favor të punës së tij dhe në këtë rast Autoriteti do të mbulojë të gjitha shpenzimet. Në rast të kundërt, nëse koncesionari do të kryejë të gjitha shpenzimet por nuk do të paguajë qera.
Zona e Zgjerimit që cilësohet si Zona B do të jetë pjesë e Terminalit Lindor gjatë gjithë procesi të koncesionit. Një pjesë e kësaj zone është zhvilluar nga Autoriteti Portual Durrës dhe pjesa tjetër do të zhvillohet nga koncesionari dhe është tërësisht përgjegjësi e tij. Për zonën B, koncesionari përjashtohet nga pagesa e qerasë.
Çdo zonë tjetër afër Terminalit Lindor që mund të kërkohet nga koncesionari sepse mund t’i shërbejë veprimtarisë së tij. Në këtë rast, koncesionari do të paguajë qera.
Autoriteti Portual Durrës ka të drejtë që të ndryshojë pjesërisht ose plotësisht tarifat në çdo kohë përmes një marrëveshjeje me shkrim me koncesionarin. Por, koncesionari ka të drejtë të kërkojë rishikimin e tarifave në mënyrë që struktura dhe vlera e tarifave të mos ndikojë negativisht në operimin e tij.
Transferimi i aksioneve të koncesionarit duhet të bëhet pasi të jetë marrë miratimi i Autoritetit Kontraktues.
Koncesionari ka vendosur të blejë 5 vinça nga Autoriteti Portual Durrës.
Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vjet.
Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë të gjitha lejet, licencat në mënyrë të tillë që koncesionari të nisë punën e tij. Ai duhet ta asistojë koncesionarin në marrëdhëniet e tij me autoritetet shtetërore.
Nëse qeveria vendos të zhvendosë terminalin e mallrave rifuxho diku tjetër brenda terminalit ose jashtë tij, atëherë koncesionari ka të drejtë të zhvillojë këtë vendndodhje të re të terminalit në mënyrë të ngjashme me këtë kontratë.
Tarifat e shërbimeve që do të përfitojë koncesionari janë:
Tarifat e shërbimeve të lidhura me anijen:
• Ngarkimi dhe shkarkimi i anijeve, sistemimi dhe rregullimi i ngarkesave në hambarin apo kuvertën e anijes; numërimi, lëvizjet, ngritjen, uljen, depozitimin e ngarkesave dhe njësive të ngjashme në magazina dhe në sheshe sipas kategorisë së ngarkesave dhe paketimit sipas kategorisë së punës.
• Tarifat e shërbimeve ekstra si lidhja dhe zgjidhja e mallrave siç kërkohet nga pronari apo komanda e anijes.
Tarifat e shërbimeve të lidhura me ngarkesat:
• Marrja dhe dorëzimi i ngarkesave sipas kategorive.
• Depozitimi tranzit i ngarkesave në sheshe dhe në magazina sipas kategorisë së punës.
• Dhënia me qera e makinerive.
• Tarifat e sigurisë për anijet, mallrat, mjetet dhe personat.
Tarifat koncesionare që do t’i paguhen Autoritetit janë si më poshtë:
• Fee koncesionare, që i paguhet Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, është në vlerën 2% të të ardhurave totale bruto.
• Royalty (I) përbëjnë tarifa sipas tarifave të Autoritetit Portual Durrës në vlerën 10% të tarifave të shërbimit.
• Royalty (II) një ndarje shtesë në përqindje e fiskuar e të gjitha tarifave të shërbimit sipas tarifave të Autoritetit Portual Durrës në vlerën 1% të tarifave të shërbimit.
• Terminal Leasing Fee është 544 ALL/m2/vit. është e fiksuar nga Autoriteti Portual Durrës.

Koncesionari ka të drejtë të nënkontraktojë shërbimet e tij pasi të ketë marrë miratimin e Autoritetit Kontraktues dhe jo për më tepër se 20% të vlerës së kontratës.
Koncesionari duhet të ketë në gatishmëri të gjitha burimet financiare, teknike, teknologjike, administrative, burime për shfrytëzimin, mirëmbajtjen, riparimin dhe zëvendësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve; të shërbejë sipas parimit klienti që vjen i pari, shërbehet i pari; do të ruajë të dhënat, llogaritë, raportet, do të mirëmbajë me kostot e veta pajisjet, infrastrukturën, riparimet e pajisjeve dhe strukturave, zëvendësimin e pajisjeve, instalimi dhe mirëmbajtja e sistemit kompjuterik etj.
Totali i investimeve është 2’069’371’737 ALL.
Në 6 muajt e fundit të koncesionit, koncesionari duhet të nisë procesin e dorëzimit të terminalit. Koncesionari duhet t’i dorëzojë Autoritetit: Terminalin Lindor Durrës, të gjitha asestet të lira nga çdo barrë apo pengesë; të gjitha dokumentet, kontratat e lidhura me organizimin dhe administrimin e Terminalit; të gjithë rrjetin dhe sistemet software dhe licencat e duhura përfshirë këtu të drejtat e pronësisë intelektuale të përfshira aty, të përdorura gjatë zbatimit të kontratës së koncesionit.

Kompania
EMS ALBANIAN PORT OPERATOR (EMS APO)
Përshkrimi i kompanisë
Shoqëria është krijuar më 03.06.2013, me një kapital themeltar prej 100'000 ALL. Shoqëria është krijuar posaçërisht për të zbatuar kontratën konçesionare. Zyra e saj qendrore është në adresën: Lagjja 13, Porti i Durrësit, Terminali Lindor, Hyrja nr.5, 2001, Durrës.
Aksionerët

EMS Shipping & Trading - 100% të aksioneve

Persona dhe entite të lidhura
Manfred Muller - administratori aktual (03.06.2013 - 04.06.2023)


Më 25.07.2017 është lidhur një marrëveshje siguruese mbi kuotat e pjesëmarrjes lidhur midis barrëmarrësit Raiffeisen Bank sha dhe barrëdhënësit EMS Shipping & Trading, sipas së cilës EMS Shipping & Trading i jep Raiffeisen Bank një barrë siguruese mbi 49 % të kuotave të kapitalit që ortaku EMS Shipping & Trading zotëron tek shoqëria kredimarrëse EMS Albanian Port Operator (EMS APO) shpk.
Më 30.09.2013, shoqëria ka marrë një kredi kolaterale nga Reiffeisen Bank sha me vlerë 2'500'000 euro.

Vendndodhja