Përditësimi i fundit më 30.01.2021 15:13
Zbulo kontratat, kompanitë koncesionare dhe burimet e financimit
Databaza e projekteve koncesionare dhe të Partneritet Publik Privat të nënshkruara nga qeveria shqiptare gjatë periudhës 2004-2020.
Kontrata koncesionare është lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë Integrated Technology Waste Treatment Fier shpk.Objekti i kontratës është: financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi dhe mirëmbajtja e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Qarkun e Fierit dhe prodhimin e energjisë, duke përfshirë edhe impiantin e incenerimit, impiantin e përpunimit të ujërave të ndotura dhe landfillin.
Kontrata e koncesionit është e formës BOT. Impianti dhe pasuritë e paluajtshme brenda sheshit do të regjistrohen në emër të koncesionarit. Në fund të periudhës së koncesionit, koncesionari do të transferojë tek Autoriteti Kontraktues pronësinë e impiantit.Kohëzgjatja e koncesionit është 6 vjet.Autoriteti Kontraktues i jep koncesionarit të drejta ekskluzive për:• Projektimin, financimin, ndërtimin, testimin, pronësinë dhe operimin/ përdorimin e impianteve.• Gëzim të qetë të aseteve të këtij projekti.• Përdorim të sheshit për përpunimin e mbetjeve urbane të qarkut të Fierit.• Të shesë dhe të furnizojë me prodhim neto të energjisë elektrike rrjetin elektrik në Shqipëri, por edhe me operatorë të tjerë jashtë saj me kusht që koncesionari të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore për prodhimin, transmetimin dhe shitjen e energjisë elektrike; koncesionari duhet të plotësojë kërkesat për shërbim publik.• T’i kthejë Autoritetit Kontraktues të drejtën e rrugës dhe t’i transferojë pronësinë dhe administrimin e impiantit dhe pronësinë e aksioneve/ kuotave të shoqërisë koncesionare. Këto veprime do të kryhen në përfundim të periudhës koncesionare.Kjo kontratë është e formës BOT (ndërto, opero, transfero). Kjo do të thotë që impianti dhe pasuritë e paluajtshme (përveç sheshit) do të regjistrohen në emër të koncesionarit dhe do të jenë nën pronësinë e tij. Koncesionari mund t’i vendosë në garanci impiantet dhe asetet e tjera të paluajtshme me qëllim që të marrë kredi nga bankat.Koncesionari përfiton disponimin e sheshit, të drejtën e kalimit, gëzimin e qetë dhe e drejta për aksesim dhe përdorimin e sheshit të grumbullimit/ depozitimit të mbetjeve urbane. Koncesionari e pranon sheshin në kushtet në të cilat ndodhet. Autoriteti Kontraktues nuk do të jetë përgjegjës ndaj koncesionarit në lidhje me gjendjen e sheshit. Autoriteti Kontraktues është përgjegjës për kostot e riparimit nga një Ndotje Ekzistuese të Mjedisit, që janë ndotje të mjedisit të shkaktuara nga njeriu duke përfshirë depozitimin e mbeturinave dhe groposjen e municioneve apo armatimeve që ekzistojnë në shesh para se koncesionari të marrë në përdorimin sheshin, dhe të garantojë koncesionarin nga çdo pretendim të palëve të treta se janë dëmtuar nga kjo Ndotje Ekzistuese e Mjedisit.Autoriteti Kontraktues i siguron dhe i garanton koncesionarit akses në vendin e përcaktuar për ndërtimin e impiantit dhe në rrjetin elektrik.Gjatë periudhës koncesionari, Autoriteti Kontraktues dhe as ndonjë ent tjetër shtetëror nuk do t’i japë askujt të drejta të shfrytëzojnë, përdorin dhe përpunojnë mbetjet urbane të qarkut të Fierit. Gjithashtu, Autoriteti Kontraktues nuk do t’i japë askujt tjetër të drejtën për të ndërtuar incenerator tjetër në këtë zonë.Autoriteti Kontraktues do të ndihmojë koncesionarin të marrë lejet e punës për punonjës të kualifikuar. Ai duhet të ndihmojë koncesionarin pranë organeve publike për të marrë të gjitha lejet, licencat dhe autorizimet e nevojshme për të nisur punimet.Nëse kërkohet nga koncesionari, Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë blerjen e energjisë elektrike të prodhuar nga ky impiant nga subjekti i furnizimit me energjie elektrike.Koncesionari duhet të ndërtojë linjat e transmetimit me shpenzimet e tij.Koncesionari është përgjegjës për të gjitha rreziqet dhe dëmet që mund t’u shkaktohen të tretëve dhe Autoritetit Kontraktues dhe angazhohet që do të dëmshpërblejë palët e dëmtuara duke i përballuar vetë këto kosto.Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të kryejë monitorime dhe kontrolle të ecurisë së punimeve dhe detyrimeve. Kostot e monitorimit dhe të kontrollit do t’i mbulojë vetë Autoriteti Kontraktues, përveç rasteve kur nga monitorimi dalin të meta thelbësore në lidhje me ndërtimin, materialet, pajisjet ose makineritë.Autoritetit Kontraktues do të vendosë në dispozicion të koncesionarit të gjitha parcelat në pronësi të organeve shtetërore pa asnjë pagesë jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të kontratës. Gjithashtu, Autoriteti Kontraktues do të vërë në dispozicion të koncesionarit pa pagesë të gjitha parcelat ku do të ndërtohet projekti dhe i transferon të drejtat të reale për realizimin e projektit si e drejta e ndërtimit, servitute dhe e drejta e kalimit. Marrëveshjet e përdorimit të shesheve do të ketë të njëjtin afat si kjo kontratë. Këto të drejta duhet të jenë të lira nga çdo barrë ose pretendim i ndonjë pale të tretë dhe ato mund të hipotekohen, të lihen peng ose si garanci për të marrë kredi tek ndonjë huadhënës potencial. Nëse koncesionari gjykon se e ka të nevojshme zotërimin edhe të pronave të tjera rreth sheshit që janë pronë private, atëherë Autoriteti Kontraktues do të bëjë të mundur procedurat e shpronësimit dhe do të përballojë financiarisht të gjitha pretendimet e palëve të shpronësuara. Parcelat e shpronësuara do të jenë të lira nga çdo barrë. Koncesionari ka të drejtë të regjistrojë këto troje në emër të tij. Këto toka të shpronësuara mund të lihen peng ose si garanci nga koncesionari për kredi që ai mund të marrë.Para fazës ndërtimore, koncesionari duhet të pajisjet me dokumentet e nevojshëm për lejë zhvillimore, siguri në vendit e punës dhe policat e sigurimit në fazën e ndërtimit.Tarifa koncesionare është 3% e të ardhurave vjetore nga aktiviteti ekonomik.Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të kryejë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3 mujore për të verifikuar ecurinë e punimeve, cilësinë dhe konformitetin e tyre.Autoriteti Kontraktues duhet të garantojë vazhdimësinë e kësaj kontrate pavarësisht ndryshimeve të subjekteve apo objektivave të përpunimit të mbetjeve urbane dhe të sektorit elektroenergjitik shqiptar.Autoriteti Kontraktues duhet të miratojë projektin e zbatimit të ndërtimit të inceneratorit dhe përpunimit të mbetjeve.Autoriteti Kontraktues duhet të ndihmojë koncesionarin për të lidhur marrëveshje ose kontrata me institucionet publike.Autoriteti Kontraktues është përgjegjës për detyrimet ligjore dhe kontraktore dhe duhet të dëmshpërblejë koncesionarin në rast se nuk i përmbush këto detyrime.Autoriteti Kontraktues garanton koncesionarin që nuk do të ndërpriten punimet për zbatimin e objektit të kontratës edhe nëse kërkohet ndryshim/ modifikim të projektit me qëllim përdorimin e ndonjë teknologjie më të përparuar.Autoriteti Kontraktues duhet të sigurojë sasinë mesatare minimale ditore të mbetjeve ditore që i nevojiten impiantit për të punuar në masën 160 ton mbetje në ditë.Koncesionari duhet të parandalojë dhe të kontrollojë çdo ndotje mjedisore të shkaktuar nga punimet e tij dhe të kthejë ambientin në gjendjen e mëparshme me kostot e tij. Gjithashtu ai duhet të jetë përgjegjës për çdo dëm tjetër që mund t’i shkaktohet Autoritetit Kontraktues dhe ndonjë pale të tretë.Koncesionari duhet të marrë masat për të zbatuar dispozitat e Kodit të Punës, sigurimit teknik, higjienës, sigurimit nga zjarri.Koncesionari nuk duhet të ndërhyjë në burimet ujore që furnizojnë ujësjellësin e zonës.Koncesionari nuk duhet të dëmtojë tubacionet ekzistuese, kabllot dhe përçuesit në sheshe.Investimet që do të kryhen nga koncesionari do të jenë si më poshtë:• 4’516’621’316.73 ALL me TVSH.• 3’763’851’097.88 euro me TVSH.• 32’831’440.85 euro me TVSH.• 27’259’534.04 euro me TVSH.Pagesat nga buxheti i shtetit do të nisin në muajin e parë të datës efektive dhe do të kryhen brenda datës 10 të çdo muaji nga Autoriteti Kontraktues.Koncesionari duhet të raportojë çdo 90 ditë me shkrin pranë Autoritetit Kontraktues në lidhje me realizimin e programit të investimeve në vlerë dhe në natyrë dhe me sasinë e energjisë elektrike të prodhuar dhe me çdo informacion tjetër të kërkuar nga Autoriteti Kontraktues.Koncesionari duhet të sigurojë hidrocentralet, pajisjet e punës, punimet e ndërtimit/ montimit dhe çdo dëm që mund t’u shkaktojë të tretëve. Ai duhet të ngurtësojë pranë një institucioni bankar ose shoqëri sigurimesh 10% të vlerës totale të investimit. Në këtë rast, nëse koncesionari nuk i plotëson detyrimet e tij atëherë Autoriteti Kontraktues mund të marrë këtë shumë ose pjesë të kësaj shume si rrjedhojë e zbatimit të penaliteteve mbi koncesionarin. Në rast të dëmtimeve në fazën e ndërtimit, vlera e dëmit që kompensohet nga shoqëria siguruese duhet të shërbejë për të rindërtuar, riparuar, risistemuar dhe rikthyer objektin në gjendjen që ishte para dëmtimit.Koncesionari duhet të marrë pëlqimin paraprak të Autoritetit Kontraktues për çdo transferim të aksioneve ose të kapitalit themeltar tek të tretët.Koncesionari nuk ka të drejtë të nënkontraktojë asnjë nga detyrimet e tij tek ndonjë palë e tretë për vlerë më të larta se 30% të vlerës së investimeve pa marrë miratimin paraprak të Autoritetit Kontraktues.Koncesionari ka të drejtë të vendosë hipotekë, peng apo ndonjë barrë tjetër mbi asetet që do të krijohen në zbatim të projektit të punimeve dhe të lidhë çdo lloj marrëveshjeje financimi me çdo palë financuese me kusht që hipoteka, pengu apo barra dhe marrëveshja t’i shërbejë përmbushjes së detyrimeve.Në 6 muajt e fundit të periudhës koncesionare, koncesionari do të transferojë tek Autoriteti Kontraktues sa më poshtë:• Objektin e koncesionit dhe impiante të tjerë, ndërtesa dhe mjete.• Të gjithë lëndët e para, lëndët e konsumit dhe pjesë këmbimi.• Të gjitha pasuritë e prekshme personale dhe pasuritë e paprekshme personale (të drejtat e pronësisë intelektuale).• Të dhëna të kompjuterizuara dhe të pakompjuterizuara, raporte, fotografi, informacione, skica, dokumente.• Të gjitha garancitë e materialeve, pajisjeve dhe punimeve.• Të drejtat e kontratës si qeratë dhe policat e sigurimit.• Të gjitha veprat në progres.
Integrated Technology Services - 70% të kuotaveNdërtim Montim Patos - 30% të kuotave